LIVE UPDATES
Bota

Hill: Serbia mund t'i drejtohet KFOR-it për kthimin e trupave të saj në Kosovë, por kjo mbetet çështje politike

Ambasadori shtoi se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Beograd, e bëri të qartë se kjo është diçka që do të ndodhë, në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në vendet ku kanë qenë prej shekujsh.

15 Dhjetor 2022, 16:49 Nga I.A
Hill: Serbia mund t'i drejtohet KFOR-it për kthimin e trupave të
Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten në Nish se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t'i drejtohet KFOR-it me kërkesën që forcat serbe të sigurisë të kthehen në Kosovë, por sipas tij, kjo është çështje politike, prandaj edhe kërkon zgjidhje politike, transmeton agjencia e lajmeve Beta. Ai ka theksuar se nuk sheh mundësi të zgjidhjes ushtarake.

"Ajo që duhet të bëjmë është që ta qetësojmë situatën, të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë vend, ashtu që njerëzit që jetojnë atje të kenë pritshmëri të qarta se si do të duket jeta e tyre në të ardhmen. Kjo gjë mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Hill.

Ambasadori shtoi se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Beograd, e bëri të qartë se kjo është diçka që do të ndodhë, në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në vendet ku kanë qenë prej shekujsh.

"Kjo do të krijojë kthim në normalitet, përmes të cilit do të arrihet stabiliteti në vendet ku jetojnë ata njerëz", tha Hill.

Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 13 dhjetor, ka deklaruar se Asociacioni do të formohet, se SHBA-ja do të jetë pjesë e procesit, dhe se aty duhet të përfshihet Qeveria e Kosovës. Sipas tij, në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit , atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

Ai ka thënë po ashtu se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga SHBA-ja, dhe se shteti i tij kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 12 dhjetor se Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Lideri serb pretendoi se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë. Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Deri te kjo situatë erdhi një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me paralajmërimet për dërgimin e trupave, Serbia po “kërcënon me agresion” Kosovën.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit, teksa serbët lokalë më 10 dhjetor ngritën barrikada në veri të Kosovës. Ata po kundërshtojnë arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave, ndërkaq Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Marrë nga REL

christopher hill tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj