LIVE UPDATES
Bota

"Historia përsëritet!" Amerikanët para një ripërballje Biden-Trump, çfarë pritet?

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

25 Shkurt 2024, 14:52 Nga Patsi Widakuswara
"Historia përsëritet!" Amerikanët para një
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Në një vit zgjedhor me jo pak të panjohura, një gjë është e qartë: amerikanët janë shumë afër një përsëritjeje të garës zgjedhore për president të vitit 2020, kur kandidatët e të dy partive kryesore ishin Presidenti Joe Biden dhe rivali i tij kryesor republikan, Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, shpjegon arsyet pse Biden dhe Trump vazhdojnë të jenë kandidatët e dy partive kryesore. Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa Trump ndeshet edhe me probleme të shumta ligjore. Të dy shihen si të moshuar, megjithëse sondazhet tregojnë se më shumë amerikanë shqetësohen për Presidentin Biden, i cili do jetë 82-vjeç në ditën e zgjedhjeve, krahasuar me zotin Trump, i cili do të jetë 78-vjeç.

“Zoti Trump është kampioni i ankesave, ai ka krijuar lidhje të fuqishme me bazën e përkrahësve të tij në këtë formë. Kur bëhet fjalë për zotin Biden, ai është i vetmi kandidat që demokratët besojnë se mund ta mposht Trumpin”, thotë Clifford Young, President i ‘Ipsos Public Affairs’, një organizatë amerikane që kryen sondazhe.

Të dy kandidatët përfitojnë nga një sistem politik që favorizon pushtetarët dhe kanë ndikim të madh brenda partive të tyre. Biden fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër edhe pse emri i tij nuk ishte në fletëvotim. Trump përfiton nga një proces brenda partiak që tërheq votues më të zjarrtë ideologjikisht, që përkthehet në mbështetje dërrmuese për të.

“Në zgjedhjet e përgjithshme dhe në përgjithësi në Partinë Republikane, zoti Trump nuk ka aq mbështetje sa krijohet përshtypja nga baza e votuesve që marrin pjesë në votimet paraprake, por sistemi brenda partisë republikane pothuajse me siguri do të çojë në emërimin e tij”, thotë Thomas Schwartz, që merret me historinë e presidentëve dhe është pedagog në Universitetin ‘Vanderbilt’.

Përkrahësit besnikë të zotit Biden e shohin atë si një president të suksesshëm, duke siguruar fitore legjislative dhe duke udhëhequr reagimin e perëndimit ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe duke udhëhequr një ekonomi ku frika për recesion është zvogëluar.

“Ajo që po dëgjoj brenda partisë është se do vazhdojmë garën me Bidenin”, thotë Corryn Grace Freeman, stratege e Partisë Demokrate e cila megjithatë e pranon se demokratët e majtë janë të zemëruar me Presidentin Biden që nuk e ka pezulluar në tërësi borxhin e studentëve ndaj universiteteve si dhe për politikën e tij ndaj luftës Izrael Hamas.

“Ka shumë njerëz që nuk mund ta mbështesin këtë president por që gjithashtu nuk e pëlqejnë Donald Trumpin, por që gjithashtu ndihen sikur Partia Demokratike po i dëshpëron vazhdimisht.”

Ish-Presidenti Trump dhe zoti Biden përfitojnë gjithashtu nga një sistem brenda partiak ku shpallja e kandidaturës është në thelb e mbyllur prej kohe, për shkak të rregullave të shteteve të ndryshme.

“Datat e zgjedhjeve paraprake të partisë tani janë zhvendosur në pikën që shumica e tyre do të jenë mbajtur para 5 marsit”, thotë Geoffrey Cowan, profesor në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

Kjo do të thotë edhe pse ka ende tetë muaj deri në zgjedhje, do të jetë shumë e vështirë për një kandidat që të nisë një fushatë kundër zotit Biden ose ish Presidentit Trump. Prandaj, përpos nëse njëri prej tyre tërhiqet vetë dhe partia përpiqet të emërojë një zëvendësues gjatë konventës, amerikanëve u mbeten pak a shumë këto dy kandidatura./ VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj