LIVE UPDATES
Bota

Historiku i VOA: Si e zbluloi FBI-ja të dyshuarin për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Pentagonit?

Një gjykatës federal urdhëroi që ai të mbahej i arrestuar deri në seancën e paraburgimit javën e ardhshme.

14 Prill 2023, 20:07 Nga k.m.
Historiku i VOA: Si e zbluloi FBI-ja të dyshuarin për rrjedhjen e
Jack Teixeira

BOSTON- Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një platformë të mediave sociale në internet dhe intervistat me një përdorues tjetër ndihmuan FBI-në të identifikonte anëtarin e Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets si të dyshuarin për rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë të klasifikuara.

Hollësitë e reja u bënë të njohura, pasi 21-vjeçari Jack Teixeira, doli në gjykatë për t'u përballur me akuzat në bazë të Ligjit për Spiunazhin për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të informacioneve të klasifikuara dhe të mbrojtjes kombëtare.

Një gjykatës federal urdhëroi që ai të mbahej i arrestuar deri në seancën e paraburgimit javën e ardhshme.

Jack Teixeira u arrestua të enjten nga agjentë të armatosur rëndë, pas një hetimi penal njëjavor për zbulimin e të dhënave të qeverisë, një shkelje që ekspozoi para botës vlerësime sekrete mbi luftën në Ukrainë, aftësitë dhe interesat gjeopolitike të vendeve të tjera dhe çështje të tjera të sigurisë kombëtare.

Hetuesit besojnë se Jack Teixeira ishte drejtuesi i një grupi bisedash private në internet në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur për njerëzit që luajnë lojëra online. Sipas një deklarate të FBI-së, të dhënat e pagesave që FBI-ja mori nga platforma Discord, e cila ka thënë se po bashkëpunon me byronë, ndihmuan hetuesit të identifikonin Jack Teixeiran.

Sipas deklaratës me shkrim të paraqitur në gjykatë, FBI-ja intervistoi të hënën një person që kishte dijeni për postimet në internet të Jack Teixeiras. Ai person, i cili nuk është identifikuar në deklaratë, i tha FBI-së se një emër përdoruesi i lidhur me të dyshuarin Teixeira filloi të postonte qysh në dhjetor informacione që dukej të ishin të klasifikuara.

Deklarata sugjeron se Jack Teixeira fillimisht i shtypte në kopje të reja dokumentet por më pas i mori në shtëpi për t'i fotografuar, sepse ai "ishte i shqetësuar se mund të zbulohej duke bërë transkriptimet e tekstit në vendin e punës".

Kjo ndryshon nga ajo që postuesit e tjerë i kanë thënë agjencisë Associated Press dhe mediave të tjera, se përdoruesi që ata e quanin "O.G" filloi të postonte imazhe dokumentesh sepse ishte i pakënaqur që përdoruesit e tjerë nuk po e merrnin seriozisht.

Deklarata e paraqitur në gjykatë pretendon gjithashtu se Jack Teixeira u diktua më 6 prill - ditën kur gazeta New York Times publikoi për herë të parë një shkrim në lidhje me rrjedhjen e dokumentave - duke kërkuar për fjalën "rrjedhje" në një sistem të klasifikuar. FBI-ja thotë se kjo linte të kuptonte se Teixeira po përpiqej të gjente informacion mbi hetimin për gjetjen e përgjegjësisë për rrjedhjet.

Administrata e presidentit Biden ka bërë përpjekje intensive për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit.

Dokumentet e klasifikuara – të cilat nuk janë konfirmuar nga zyrtarët amerikanë – variojnë nga informacione që tregojnë pozicionet ushtarake të Ukrainës deri te vlerësimet e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe tema të tjera të ndjeshme, përfshirë rrethanat kur Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si Jack Teixeira do të kishte pasur qasje tek të dhënat, por një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes i tha agjencisë AP të enjten se si specialist i teknologjisë së informacionit përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake, anëtari në moshë të re i Gardës, kishte pasur një nivel sigurie më të lartë.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklaratë të lëshuar pas arrestimit, tha se Pentagoni do të kryejë një rishikim të "qasjes së inteligjencës, përgjegjshmërisë dhe procedurave të kontrollit" për të parandaluar që një rrjedhje e tillë të ndodhë përsëri./VOA

jack teixeira

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj