LIVE UPDATES
Bota

Hobi i një njeriu ndihmon në përpjekjet për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë

Rrugët ujore të Bosforit kalojnë përmes një ngushtice prej disa qindra metrash, çka e bën të lehtë vëzhgimin e anijeve.

1 Shtator 2023, 19:58 Nga I.A
Hobi i një njeriu ndihmon në përpjekjet për zbatimin e
Yoruk Isik

TURQI- Gjithçka filloi si një hobi, por vëzhgimi i anijeve ruse të mallrave në ngushticën e Bosforit dhe zbulimi i atyre që po shkelin sanksionet duke transportuar ngarkesa të paligjshme nga portet e pushtuara në Ukrainë, është bërë një burim i rëndësishëm për mediat botërore dhe organizatat që vëzhgojnë zbatimin e sanksioneve.

Nga tarraca e tij, Yoruk Isik filmon me kamera një tjetër anije ruse mallrash tek kalon ngushticën e Bosforit pranë Stambollit. E nisur nga Deti i Zi, destinacioni i saj është tregu evropian dhe më gjerë. Për zotin Isik, gjithçka filloi si një hobi. Por për analistin politik vëzhgimi i anijeve është kthyer në një pasion personal.

“Kam interes për politikën e jashtme ruse dhe vëzhgimi i anijeve në Bosfor më ofron të dhëna për politikën e jashtme të Moskës dhe në çfarë po angazhohen ata, çfarë planifikojnë për muajt ardhshëm”, thotë analisti Yoruk Isik me organizatën “Bosphorous Observer”.

Rrugët ujore të Bosforit kalojnë përmes një ngushtice prej disa qindra metrash, çka e bën të lehtë vëzhgimin e anijeve. Zoti Isik regjistron emrin e anijeve, ngarkesën dhe flamurin nën të cilin lundrojnë. Ai punon me një rrjet ndërkombëtar vullnetarësh dhe organizatash joqeveritare që ndajnë të dhëna në internet mbi lëvizjen e anijeve ruse të mallrave. Të dhënat janë të rëndësishme për mediat botërore dhe të tjerët që vëzhgojnë zbatimin e sanksioneve. Faqja në internet e zotit Isik, bosphorusobserver.com, është bërë një burim i rëndësishëm për mediat përfshirë agjencinë e lajmeve Reuters, e cila përdor fotot e tij.

Meqenëse anijet që shkelin sanksionet shpesh e shuajnë sistemin e identifikimit automatik, çka mundëson gjurmimin nga autoritetet ndërkombëtare, përpjekjet e vëzhgimit nga njerëz si Isik janë jetike, thonë organizatat që punojnë për të ekspozuar anijet ruse që shkelin sanksionet.

“Ky lloj vëzhgimi i anijeve është shumë i rëndësishëm pasi ata që shkelin sanksionet i manipulojnë gjurmuesit atuomatikë në mënyra të ndryshme. Në disa raste bëjnë që anija të duket sikur është në një vend tjetër. Të gjitha të dhënat e grumbulluara nga vëzhgimi ka të ngjarë të jenë të vlefshme”, thotë për Zërin e Amerikës George Voloshin, ekspert për krimet financiare.

Ai thotë se një monitorim i tillë ndihmoi në ekspozimin e eksporteve ruse të grurit dhe qymyrit ukrainas, të vjedhura nga portet e Detit të Zi të pushtuara nga Moska. Zoti Isik regjistroi një pjesë të mirë të këtyre anijeve duke kaluar përmes ngushticës së Bosforit. Moska i mohon akuzat për shkelje sanksionesh.

Turqia ka juridiksion të kufizuar mbi ujërat jashtë Stambollit, zonë e cila njihet si një nyje ndërkombëtare për qindra anije mallrash dhe cisternash bosh që shpesh ndryshojnë pronarët.

Ekspertët thonë se kjo e bën të vështirë gjurmimin dhe krijon kushte të favorshme për ata që kërkojnë të anashkalojnë një listë të gjatë sanksionesh. Një tjetër problem është edhe refuzimi i Turqisë për t’i zbatuar sanksionet. Ankaraja thotë se nuk është e detyruar. Tregtia midis Rusisë dhe Turqisë është rritur që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Rusia është vendi më i sanksionuar në botë. Pra, shumica e njerëzve që janë të angazhuar në tregti me Rusinë po përpiqen të fshehin aktivitetet e tyre sepse janë të shqetësuar se disa nga këto sanksione disi do të kthehen dhe do t'i ndjekin ata nga pas”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Yoruk Isik.

Në vitin 2015, zoti Isik ekspozoi eksportin detar të armëve ruse për qeverinë siriane, në luftën e saj kundër rebelëve. Tani, ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë duke gjurmuar anijet, për të cilat ai ai thotë se do të vazhdojnë trafikimin për shumë vite, pasi Rusia nuk po tregon shenja të ndryshimit të qëndrimit të saj.

Marrë nga VOA

yoruk isik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj