6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, që nga serbët në Kosovë është parë si vendim që do t’iu pamundësojë atyre të përdorin dinarin, është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
KOSOVË- Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme. Kërkesë të njëjtë SHBA-ja ka bërë edhe ditë më parë. Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, që nga serbët në Kosovë është parë si vendim që do t’iu pamundësojë atyre të përdorin dinarin, është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
“Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së lidhur me zbatimin e rregullores së miratuar për operacionet me para të gatshme. Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në X, që më herët njihej si Twitter.
Takimi mes ambasadorit Hovenier dhe guvernatorit Ismaili erdhi një ditë pasi shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania, Gjermani, Italia dhe Franca – bënë kërkesën e njëjtë për shtyrjen e zbatimit të vendimit për rregulloren për operacione me para të gatshme. Nga Qeveria e Kosovës kanë argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por QUINT-i ka thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka thënë më herët se ka kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim, i cili sipas Listës Serbe – partisë kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë. Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.
Marrë nga REL
Foto ilustruese SHBA- Rebelët jemenas të Huthit thanë se kanë sulmuar një bazë mobile të Marinës amerikane më ...
Foto ilustruese FRANCË- Një vjedhje me vlerë 1.5 milionë euro është regjistruar në një restorant francez. M&...
Foto ilustruese IRAN- Irani ka ekzekutuar katër burra të dënuar se po planifikonin sabotim dhe për lidhje të dyshuara me shër...
Pamje nga kisha pas sulmit TURQI- Pas ngjajres së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në S...
foto ilustruese IZRAEL- Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kund&eu...
foto ilustruese SHKUP- Deri në formimin e qeverisë së re në fund të qershorit, vendi do të udhëhiqet nga qeveria teknike...
Çifti i sapomartuar SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një dasmë në SHBA ku çift...
avioni i rrezuar BRAZIL- Shtatë persona kanë mbetur të vdekur të dielën në shtetin juglindor të Brazilit, Minas Gerais k...
rob bauer MAL I ZI- Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, i cili së fundmi tronditi opinionin me deklaratën dramatike se luf...
Bodrumi i zbuluar GREQI- Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një bodrumi vere 1600 vjet të vjetër në Greqi. Sipas arkeolog&eu...