LIVE UPDATES
Bota

Hungaria thërret në takim qortues ambasadoren gjermane, shkak deklarata për marrëdhëniet Budapest-Berlin

Thuhet se ambasadorja Julie Gross kishte theksuar në një ngjarje diplomatike për shënimin e Ditës së Unitetit Gjerman në Budapest se Hungaria "është futur në një rrugë, e cila po e largon atë nga miqtë e saj" dhe se besimi që Hungaria ka fituar po shuhet.

3 Tetor 2024, 21:28 Nga r.ll
Hungaria thërret në takim qortues ambasadoren gjermane, shkak
Ambasadorja gjermane në Hungari, Julie Gross.

HUNGARI- Ministria e Jashtme e Hungarisë e ka thirrur ambasadoren gjermane në një takim qortues të enjten, për shkak të asaj që ajo kishte thënë për Qeverinë hungareze dhe marrëdhëniet mes Budapestit dhe Berlinit.

Thuhet se ambasadorja Julie Gross kishte theksuar në një ngjarje diplomatike për shënimin e Ditës së Unitetit Gjerman në Budapest se Hungaria "është futur në një rrugë, e cila po e largon atë nga miqtë e saj" dhe se besimi që Hungaria ka fituar po shuhet.

Ajo u citua duke thënë se ka pasur një “sërë incidentesh, teorish, masash dhe provokimesh që... ngrenë dyshime për besueshmërinë e Hungarisë”.

Këto fjalë e kanë zemëruar Qeverinë hungareze, dhe e kanë nxitur ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ta thërrasë atë në takim qortues. Ai tha se deklarata e saj janë "plotësisht të papranueshme".

"Ajo u përzi në punët e brendshme të Hungarisë në një mënyrë që shkel sovranitetin e vendit tonë", tha ai në Facebook.

"Ne presim respekt nga ambasadorët që shërbejnë në vendin tonë në të gjitha rastet, dhe për këtë arsye fjalimi i ambasadores është plotësisht i papranueshëm", shtoi ai.

Gross gjithashtu e dënoi misionin e vetëquajtur të paqes të kryeministrit Viktor Orban në korrik mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, i cili përfshinte vizita në Ukrainë, Rusi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Orban ndërmori këtë turne menjëherë pasi Hungaria mori përsëri presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian më 1 korrik, duke zemëruar liderët e tjerë të BE-së dhe NATO-s, pasi e takoi presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Gross e kritikoi Qeverinë hungareze edhe për pengimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke e quajtur këtë veprim "farsë" dhe kritikoi gjatë politikën proruse të Qeverisë hungareze.

"Them se për ju – votuesit hungarezë, pavarësisht bindjeve tuaja politike – kjo na sjell te pyetja: Si u shërben kjo interesave të mia dhe si e bën jetën time më të mirë si hungarez?" u citua ajo të ketë thënë.

Përplasja diplomatike erdhi pas komenteve të drejtorit politik të Orbanit në një podkast rreth mënyrës se si Hungaria do të ballafaqohej me pushtimin nga forcat ruse.

Drejtori politik Balazs Orban tha se mendon që mësimi nga revolucioni i vitit 1956, i cili u shtyp nga Bashkimi Sovjetik, ishte se nuk është e këshillueshme t’i bësh qëndresë një sulmi ushtarak rus.

"Duke nisur nga '56-ta, ndoshta ne nuk do të kishim bërë atë që bëri presidenti [Volodymyr] Zelensky dy vjet e gjysmë më parë, sepse është e papërgjegjshme, sepse duket se ai e futi vendin e tij në një luftë mbrojtëse", tha Balazs Orban më 26 shtator në podkastin Mandiner.

Balazs Orban më vonë kërkoi falje dhe tha se ai vetë do të luftonte me armë në dorë, nëse Rusia do ta sulmonte Hungarinë.

Viktor Orban fillimisht e mbrojti drejtorin e tij politik, por më vonë tha se ai kishte bërë gabim.

Julie Gross dhe ambasadori francez, Jonathan Lacote, thuhet se dorëzuan notë të përbashkët proteste në Qeverinë hungareze për komentet e Balazs Orbanit.

Radio Evropa e Lirë raportoi se protesta këshillonte që, nëse Hungaria, si një shtet anëtar i NATO-s, në të vërtetë mban qëndrim të tillë mbi çështjen e mbrojtjes së përbashkët, kjo është në kundërshtim me frymën e aleancës ushtarake dhe fyese për anëtarët e tjerë të aleancës./REL

julie gross hungari gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj