Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Bota
I bërtiti punonjësve të Kuvendit, VMRO-DPMNE-ja kërkon komision për Talat Xhaferin
Sipas mediave vendase padia do të bëhet për shkak të shkeljes së kodit etik të deputetëve nga ana e kretarit të Kuvendit, dhe siç thonë nga VMRO-DPMNE, do të dorëzohen edhe dëshmi, por edhe dëshmitarë për incidentin me Xhaferin.
18 Maj 2022, 13:07Nga DOSJA
Talat Xhaferi
MAQEDONIA E VERIUT- Një grup deputetësh nga partia VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme në Kuvend do të ngrejnë një padi ndaj kryetarit të saj Talat Xhaferi.
Sipas mediave vendase padia do të bëhet për shkak të shkeljes së kodit etik të deputetëve nga ana e kretarit të Kuvendit, dhe siç thonë nga VMRO-DPMNE, do të dorëzohen edhe dëshmi, por edhe dëshmitarë për incidentin me Xhaferin.
Padia i referohet një audioinçizimi ku Xhaferi dëgjohet duke bërtitur dhe ofenduar punonjësit e Kuvendit. Përpos audoinçizimit në komision do të thirren si dëshmitarë edhe tre apo katër të punësuar të cilët atë moment kanë qenë në sallë.
Për këtë kërkesë, seancën duhet t'a caktojë Panço Minov i cili tha se Komisioni do të debatojë vetëm nëse merr denoncim nga ndonjë deputet. Në varësi të vlerësimit nga anëtarët e komisionit Xhaferi mund të marrë një paralajmërim ose të pezullohet një muaj nga posti.