LIVE UPDATES
Bota

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor: Do të mbështesim Shkupin drejt integrimit të plotë në BE

I dërguari amerikan për Balllkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në Shkup konfirmoi partneritetin e fuqishëm dhe të qëndrueshëm, siç tha, midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut

5 Dhjetor 2024, 19:43 Nga M.B

 

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor: Do të
Alexander Kasanof

SHBA- Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguar për Ballkanin Pernëdimor, Alexander Kasanof qëndroi të enjten në Shkup ku theksoi se SHBA-të do të qëndrojnë përkrah Maqedonisë së Veriut, “siç kanë bërë që nga pavarësia, për të ndihmuar në arritjen e synimeve për një demokraci përparimtare, të sigurtë dhe dinamike, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në komunitetin euroatlantik”. Me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski kanë biseduar edhe për nevojën e reformave; për çështjen e korrupsionit dhe tema të tjera rajonale.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof në Shkup konfirmoi partneritetin e fuqishëm dhe të qëndrueshëm, siç tha, midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Zyrtari amerikan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski theksoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj synimeve të Maqedonisë së Veriut për integrimin e plotë euro-atlantik dhe për reformat dhe përfitimet që dalin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai tha se i kupton sfidat me të cilat u përball Maqedonia e Veriut për anëtarësim në NATO dhe kërkesat për të bërë edhe më shumë me qëllim të përparimit drejt anëtarësimit në BE.

“SHBA qëndrojnë fuqishëm pranë Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo po bën reforma të rëndësishme që do ta forcojnë ekonominë e saj, infrasrtukturën dhe sektorin publik e privat si dhe komunitetet”.

Zoti Kasanof u shpreh se Maqedonia e Veriut e ka vendin natyror brenda BE-së. “Kjo nënkupton, shtoi ai, përparimin e vërtetë në qeverisjen e mirë dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”.

Në takimin me kryeministrin maqedonas është diskutuar edhe mbi çështjen e korrupsionit:

“Kryeministri Mickovski e kupton shumë mirë fuqinë që ka korrupsioni në gërryerjen e besimit publik; frenimin e zhvillimit të vendit në rritjen ekonomike, teksa ka bërë që lufta kundër korrupsionit të jetë çështja kryesore e kësaj qeverie dhe ne e vlerësojmë këtë”, tha zoti Kasanof.

Ai shprehu mirënjohje për ndarjen prej 2 përqind të Prodhimit të Brendhsëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shkupit për Ukrainën.

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha se qeveria e tij ka përparësi integrimin evropian, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik:

“Këto përparësi nuk janë vetëm synime kombëtare, por paraqesin edhe kusht për qëndrueshmëri dhe përparim për të gjithë rajonin. Integrimet evropiane mbeten përparësia jonë strategjike dhe po punojmë për realizimin e reformave që do të sigurojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve”, tha zoti Mickovski duke shtuar se në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe mbrotja dhe liria e të drejtave të njeriut.

“Në këtë mënyrë planifikojmë t’i afrohemi BE-së dhe ta përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve tanë”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas nuk foli në konferencën e shtypit për problemet me Bullgarinë fqinje e cila po pengon përpraimin e Shkupit drejt BE-së për shkak të mosgadishmërisë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Qeveria në Shkup shpreson se pas formimit të qeverisë në Sofje të vazhdojë bisedimet rreth mosmarrëveshjeve, por politikanët bullgarë nuk kanë treguar shenja se kjo mund të ndodh./ VOA

alexander kasanof

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj