LIVE UPDATES
Bota

I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare.

1 Maj 2023, 12:50 Nga k.m.
I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit,
Abdel Fattah Burhan dhe Mohammed Hamdan Dagalo

Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, potencialisht në Arabinë Saudite, tha zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan për agjencinë e lajmeve Associated Press të hënën, më 1 maj.

Negociatat fillimisht do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi “të qëndrueshëm dhe të besueshëm” të monitoruar nga vëzhguesit “kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, tha i dërguari i OKB-së, Volker Perthes. Deklarata e Perthes vjen pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u zgjat për 72 orë të dielën, më 30 prill. Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, në Sudan luftimet kanë vazhduar.

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare. Perthes paralajmëroi se është ende duke u punuar në logjistikën për zhvillimin e këtyre negociatave. Deri më tani, vetëm ushtria ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në negociata, ndërsa kundërshtari i saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, nuk e kanë komentuar publikisht.

Çfarëdo negociate do të ishte shenja e parë e madhe e qetësimit të situatës që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo. Rreth 530 njerëz, përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë që atëherë, me 4.500 të tjerë të plagosur, tha Ministria sudaneze e Shëndetësisë. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sesa kaq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë udhëhequr një fushatë të bashkërenduar ndërkombëtare për ta bindur gjeneralin t’i ndalojë luftimet dhe më pas të angazhohet në negociata më të thella për zgjidhjen e krizës.

Duke folur nga porti i Sudanit, i dërguari i OKB-së, Perthes, tha se ata ende përballen me sfida të mëdha për t'i bërë të dyja palët t'i përmbahen armëpushimit.

Njëra nga opsionet ishte krijimi i një mekanizmi për të monitoruar armëpushimin, ku përfshiheshin vëzhgues sudanezë dhe të huaj, por, Parthes se “kjo duhet të negociohet”. Bisedimet për forcimin e armëpushimit mund të zhvillohen ose në Arabinë Saudite, ose në Sudanin e Jugut, tha ai, duke shtuar se e para mund të jetë më lehtësisht e realizueshme pasi Arabia Saudite ka lidhje të ngushta me të dyja palët.

Por, edhe në Arabinë Saudite do të kishte disa sfida, shtoi ai, pasi secilës palë i duhet një rrugë për kalim të sigurt nëpër territorin e tjetrës për të arritur deri në vendin ku do të zhvilloheshin bisedimet.

“Kjo është shumë e vështirë në një situatë ku ka mungesë besimi”, tha ai.

Beteja mes gjeneralëve për pushtet ka sjellë kaos në Sudan. Dhjetëra mijëra sudanezë janë shpërngulur për t’u ikur luftimeve, veçanërisht në Khartoum dhe Omdurman. Qeveritë e huaja gjithashtu i kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani./REL

abdel fattah burhan mohammed hamdan dagalo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj