Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev. Ai do të takohet aty edhe me presidentin Zelensky.
UKRAINA- Pas sulmit verbal dhe akuzave të rëndatë presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelensky diktator, Trumpi po përpiqet për ta shtensionuar situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.
Kellogg do të takohet edhe me Presidentin Volodymyr Zelensky, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.
Zelenski rreth bashkëpunimit me Amerikën
Zelensky tha në një videomesazh: "Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë”. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën, tha Zelensky.
Zelensky shtoi se kemi të bëjmë me një luftë "që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Me këtë deklaratë, ai i kundërshtoi, pa e përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën e kishte nisur qeveria e Ukrainës.
Frika e Kievit
Kievi dyshon se mund ta përjashtojnë nga negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës për të ardhmen e Ukrainës. Në videomesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.
Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham. Graham është një mbështetës i Trumpit. Zelensky tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan./ DW
Eric Adams NEW WORK - Një gjykatës tha të mërkurën se do t’i duhet kohë për të shqyrtuar një kërkes...
SHBA - Në përgjigje të komenteve të pasakta të Presidentit amerikan se vlerësimi i tij i pëlqimit ishte vetëm 4%, Pres...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetë...
Pentagoni SHBA- Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një l...
Macron UKRAINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shq...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë javës së kaluar, bazat e marrëdhënieve SHBA-Evropë u zhvendosën në mënyr...
Policia SANTORINI- Efektivë të policisë kryejnë çdo natë kontrolle në rrugica dhe pronat e banorëve t&e...
pamje nga vendngjarja SERBI- Protestuesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Kralevës ...
Protesta SELANIK- Fermerët në Greqi kanë dalë në rrugë në protestë. Fermerët në Selanik u përlesh&eu...
keir starmer BRITANI- Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymy...