LIVE UPDATES
Bota

Sulmi me 28 të vdekur në Kiev/ Trump zotohet për sanksione të reja ndaj Moskës: Është e neveritshme ajo që po bën Rusia!

Vendet perëndimore kanë vendosur një mori masash financiare kundër Moskës, duke dëmtuar rëndë ekonominë ruse, për t’ia kufizuar asaj fondet për financim të luftës.

1 Gusht 2025, 10:40 Nga r.ll
Sulmi me 28 të vdekur në Kiev/ Trump zotohet për sanksione
donald trump

RUSI- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me Rusinë, pas sulmeve të saj vdekjeprurëse në Kiev, duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra tjerë, prandaj i ka quajtur veprimet e Moskës “të neveritshme” dhe është zotuar për sanksione të reja.

“Mendoj që është e neveritshme ajo që po bën Rusia”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 31 korrik.

“Ajo çfarë po bën Rusia është shumë pikëlluese. Shumë rusë janë duke vdekur”.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Moskës, pa ofruar më shumë hollësi. Megjithatë, ai ka shtuar se “nuk e di nëse sanksionet e shqetësojnë atë”, si referencë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Vendet perëndimore kanë vendosur një mori masash financiare kundër Moskës, duke dëmtuar rëndë ekonominë ruse, për t’ia kufizuar asaj fondet për financim të luftës.

Trump ka thënë se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff do të udhëtojë në Moskë, pas një udhëtimi në Izrael, ku do të diskutojë me zyrtarët izraelitë për situatën në Gazë.

“Ai do të shkojë në Rusi, besojeni ose jo”, u ka thënë Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan i ka bërë këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për “ndryshim regjimi” në Kremlin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’ia parandaluar Rusisë tentimet për “destabilizim” të rajonit në të ardhmen.

Ai ka thënë se ende beson që është e mundshme për aleatët perëndimorë që ta detyrojnë Rusinë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se pasi ka pritur gjashtë muaj për diplomaci, Trump do të detyrohet shumë shpejt të vendosë se si do t’i shtyjë përpara përpjekjet për armëpushim, nëse njëra palë e refuzon këtë nismë.

Rubio ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë kanë pasur negociata private për luftën e Kremlinit në Ukrainë, por që Uashingtoni nuk ka parë përparim në bisedime.

Trump, i cili ka thënë se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin për mosdhënie fund të luftës, ka bërë të ditur më 29 korrik se do ta zvogëlojë në “10-12 ditë” ultimatumin 50-ditor për liderin rus që të arrijë marrëveshje për armëpushim.

Trump ka thënë se do të vendosë tarifa të reja ndaj Rusisë nëse e kundërshton marrëveshje. Zelensky, në anën tjetër, ka thënë se është i gatshëm të pranojë armëpushimin dhe ka propozuar takim direkt me Putinin – diçka që Kremlini e ka refuzuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Kremlini po mban shënime për deklarimet e Trumpit, pa dhënë më shumë hollësi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

donald trump sulmet ruse ne kiev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj