LIVE UPDATES
Bota

"Sulmi më i ashpër ndaj policisë"/ Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad, Daçiç: Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçië, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona. Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur "një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit".

15 Gusht 2025, 11:15 Nga E. D
"Sulmi më i ashpër ndaj policisë"/ Protesta të
pamje nga protesta

BEOGRAD- Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçië, deklaroi se në protestat janë lënduar të paktën 42 policë, ndisa prej të cilëve rëndë, si dhe janë ndaluar 37 persona. Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur "një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit".

"Policia reagoi dhe ndërhyri, përdori mjete kimike aty ku ishte e nevojshme për të zmbrapsur sulmin ndaj vetes. Ky ishte një sulm ndaj shtetit. Ku e merr dikush të drejtën ta sulmojë një polic?", tha Daçiç.

Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd u hedhën mjete piroteknike ndaj qytetarëve.

Më herët, njësitë e xhandarmërisë serbe kishin shtyrë demonstruesit më afër ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, për t’i ndarë nga përkrahësit e pushtetit të mbledhur aty pranë.

Sipas gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, një grup burrash me shkopinj ishin mbledhur më herët në afërsi të Shtabit të Përgjithshëm. Opozita nga Fronti e Gjelbër–Majtë publikoi në rrjete sociale një video, duke pretenduar se këta persona ishin mbështetës të pushtetit.

Në Novi Sad, një grup i vogël demonstruesish të maskuar shkaktuan dëme në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS), sipas gazetarëve të REL-it. Në zyre nuk kishte anëtarë të partisë dhe nuk kishte as polici me uniformë. Sipas N1, protestuesit nxorën nga aty karrige dhe kuti për vezë.

Në protestën në Nish ka pasur disa incidente të vogla, kur demonstruesit kanë goditur policinë me vezë, raporton televizioni N1. Në Kralevë, qytetarët kanë mbërritur deri te zyrat e SNS-it dhe policia ka bllokuar rrugën ku ndodhen zyrat e kësaj partie dhe selia e policisë, njofton N1.

Policia ka bllokuar hyrjen në zyrat e SNS-it edhe në Leskoc. Një ditë më parë, gjatë protestave në dhjetëra qytete të Serbisë, ishin shënuar disa incidente dhe përleshje mes protestuesve kundërqeveritarë dhe përkrahësve të pushtetit. Përfaqësuesit e pushtetit, në krye presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzuan protestuesit për nxitje të trazirave.

Prej muajsh, para Parlamentit në Beograd, mbështetës të pushtetit kanë ngritur tenda dhe bllokojnë një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, duke u vetëquajtur “studentë që duan të mësojnë”. Sipas tyre, kjo është përgjigjja ndaj protestave masive kundër Qeverisë në të gjithë Serbinë.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad./REL

protestat ne beograd

Sondazh

Poll
Bota 15 Gusht 2025, 08:29 E. D

DW: BE kritikon planin izraelit në Gazë

  foto ilustruese   IZRAEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj