17 Korrik 2024, 16:04
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit amerikan për Siguri të Brendshme tha se ka nisur një hetim për të kuptuar se si e ka menaxhuar Shërbimi Sekret sigurinë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën kur një sulmues i armatosur tentoi ta vriste gjatë një tubimi në Pensilvani.
Përmes një njoftimi të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e Inspektorit të Përgjithshëm, agjencia tha se objektivi i hetimit është “vlerësimi i procesit të Shërbimit Sekret për sigurinë në tubimin e ish-presidentit Trump më 13 korrik 2024”.
Në njoftim nuk u bë i ditur se kur ka nisur hetimi. Presidenti amerikan, Joe Biden, veçse ka urdhëruar një shqyrtim të pavarur të sigurisë në mitingun zgjedhor. Të shtënat ngritën pikëpyetje se si sulmuesi mundi të hipte në çatinë afër vendit ku po mbahej mitingu dhe të qëllonte drejt ish-presidentit, i cili u plagos lehtë.
Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks, arriti t’i afrohej 135 metra nga skena ku ish-presidenti republikan po fliste dhe më pas hapi zjarr. Trump, që u godit në veshin e djathtë, u largua me shpejtësi nga skena nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe agjentët qëlluan për vdekje sulmuesin. Si pasojë e të shtënave u vra një person që ishte në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kim Cheatle, tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Bideni dhe do të marrë pjesë në të. Ajo tha se agjencia po punon për të kuptuar se si ndodhën të shtënat dhe a mund të bëhet diçka që gjëra të tilla të mos përsëriten. Shërbimi Sekret ka afër 7.800 anëtarë që janë përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve, familjarëve të tyre, ish-presidentëve, familjarë të tyre dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit amerikan./ REL
donald trump
Bota
17 Korrik 2024, 15:46
E. D
foto ilustrese
IZRAEL- Hezbollahu lëshoi rreth njëqind raketa në veri të Izraelit në përgjigje të vrasjes së pes&eu...
Bota
17 Korrik 2024, 15:37
S.B
Mashco Piro
PERU- Një video e re dhe e pabesueshme tregon një fis gjuetarësh të cilët nuk kanë kontakt me botën, n&...
Bota
17 Korrik 2024, 15:30
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden zbuloi të vetmen gjë që ai thotë se do ta shtynte të tërhiqej nga gara presid...
Bota
17 Korrik 2024, 15:19
E. D
foto ilustruese
SHBA- Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një kubë e nxehtësisë po ...
Bota
17 Korrik 2024, 15:00
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka përfunduar këmbimi i të burgosurve të luftës me Ukrainën, proces q...
Bota
17 Korrik 2024, 14:29
N.F
Trump
SHBA- Amerikanët druajnë se vendi i tyre po rrëshqet në kaos, pas përpjekjes për të vrarë ish-presidentin Don...
Bota
17 Korrik 2024, 14:12
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së pa...
Bota
17 Korrik 2024, 13:36
N.F
Sveçla dhe Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, e ngarkuar për propagandë ...
Bota
17 Korrik 2024, 13:26
r.ll
anne hidalgo
FRANCË- Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar ...
Bota
17 Korrik 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit b&...