LIVE UPDATES
Bota

Atentati ndaj Trump, Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo tek plumbat

Përpjekja për të vrarë ish-presidentin Trump shënoi momentin që ndryshoi garën presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe ndoshta edhe rrjedhën e historisë.

15 Korrik 2024, 19:27 Nga M.B
Atentati ndaj Trump, Biden: Forca e amerikanëve qëndron tek vota, jo
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë për t'u bërë thirrje të dielën amerikanëve që të bashkohen dhe të shmangin dhunën politike, pas një përpjekjeje për të vrarë rivalin e tij politik, Donald Trump. Ish-Presidenti, bëri thirrje të ngjashme dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell kjo është një shenjë se si zoti Biden ashtu edhe zoti Trump, u druhen tensioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit. Zoti Trump ka mbërritur ndërkohë në Miluoki të Viskosinit, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të republikanëve, ku pritet të marrë dhe emërimin si kandidati zyrtar i partisë për president.

Përpjekja për të vrarë ish-presidentin Trump shënoi momentin që ndryshoi garën presidenciale amerikane të vitit 2024 dhe ndoshta edhe rrjedhën e historisë. Trump u ngrit në këmbë disa sekonda pasi një person i armatosur tentoi t'i merrte jetën në një tubim të shtunën – por siç e pranoi edhe Presidenti Joe Biden nga Zyra Ovale, në një fjalim drejtuar kombit, për Amerikën sulmi nuk ishte vetëm një plagë në trup. Ai bëri thirrje për unitet dhe u kujtoi amerikanëve se fuqia e tyre vjen përmes votës dhe jo plumbave.

Miqtë e mi amerikanë, dua t'ju flas sonte mbi nevojën për uljen e temperaturës politike e të kujtojmë, se megjithëse mund të mos pajtohemi, ne nuk jemi armiq. Ne jemi fqinj, jemi miq, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe më e rëndësishmja, ne jemi amerikanë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Sulmi me armë ndaj Donald Trumpit në një tubim në Pensilvani na kujton të gjithëve se duhet të bëjmë një hap pas, të bëjmë një bilanc se ku ndodhemi dhe si të bëjmë përpara prej këtij momenti", tha ai.

Ish-presidenti Trump ka bërë thirrje gjithashtu për unitet pas sulmit me armë ndaj tij. Ai mbërriti të dielën në Miluaki të shtetit të Viskonsinit, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar republikane, ku pritet të emërohet si kandidati presidencial i partisë. Analistët thonë se qëndrimi sfidues i zotit Trump, pas përballjes së tij me vdekjen, do të ketë pasoja.

Do të ketë një ndikim të madh në këto zgjedhje dhe në politikën tonë më gjerësisht. Historia ka treguar se gjasat janë që të shohim një afrim më të madh rreth tij, ku ata që janë mbështetës të tij do të jenë edhe më shumë të tillë. Por do të ketë ndikim edhe tek ata që janë kundër dhunës politike, tek ata që e dinë se sa e rrezikshme është bërë retorika jonë politike e që shohin këtë manifestim të dhunës të shfaqet para syve tanë”, thotë Casey Burgat i Universitetit George Washington.

Mbështetësit e zotit Trump thonë se ngjarja e rëndë mund t'i ketë mësuar kombit diçka të rëndësishme – atë se institucionet kanë më shumë rëndësi sesa individët që i udhëheqin ato.

"Ishte një ditë vërtet e tmerrshme për demokracinë amerikane, por në shumë mënyra ishte gjithashtu një ditë shumë e mirë. Pavarësisht nëse e mbështet ose jo Presidentin Trump, mendoj se ajo që duhet të mësojnë të gjithë nga ajo ngjarje, është se demokracia amerikane është shumë më e madhe dhe shumë më e qëndrueshme sesa shumë njerëz mendojnë”, thotë Alex Grey, ish-zyrtar i administratës Trump.

Disa analistë u druhen tensioneve të reja ndërsa dy partitë kryesore mbajnë konventat kombëtare.

E kam thënë edhe diku tjetër se ka shumë gjasa të shohim dhunë politike në të gjithë spektrin në këtë cikël zgjedhor. Natyrisht, kjo ishte ngjarja më e rëndë deri tani. Por nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës që do të shohim”, thotë Jacob Ware, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Si presidenti Biden ashtu edhe ish-presidenti Trump po përdorin platformat e tyre për t'u bërë thirrje amerikanëve që të shmangin dhunën e të bashkohen. Por pikëpyetja që shtrohet për amerikanët, të cilët duhet të zgjedhin mes të dyve se kush do të udhëheqë kombin, është se rreth cilit duhet të bashkohen?/ VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj