LIVE UPDATES
Bota

I sëmuri me tumor kërkon të shesë shtëpinë që të kurohet, por zbulon gabimin në hipotekën e pronës

Banesa në fjalë është pajisur me hipotekë përmes legalizimit në 2012-ën, por gabimisht ka dalë me një kat e pasqyruar në kartelë, dhe jo me dy kate, siç është faktikisht. Arbeni tregon se me legalizimin e shtëpisë është marrë nëna e tij e moshuar, që ka shkuar çdo javë për 4 vjet nëpër zyrat e legalizimit.

24 Tetor 2024, 21:17 Nga E. D
I sëmuri me tumor kërkon të shesë shtëpinë që
Arben Bylyshi

VLORË- Arben Bylyshi, një 55-vjeçar nga Vlora, emigrant prej vitesh në Kanada, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Stop” në Tv Klan për hipotekën e shtëpisë së tij në Vlorë.

Banesa në fjalë është pajisur me hipotekë përmes legalizimit në 2012-ën, por gabimisht ka dalë me një kat e pasqyruar në kartelë, dhe jo me dy kate, siç është faktikisht. Arbeni tregon se me legalizimin e shtëpisë është marrë nëna e tij e moshuar, që ka shkuar çdo javë për 4 vjet nëpër zyrat e legalizimit.


“Unë quhem Arben Bylyshi jam qytetar i Vlorës, por për momentin po jetoj në Toronto të Kanadasë. Kam një banesë dy katëshe për të cilën i kam paguar shtetit tokën, lekët për dy katëshen në legalizimet që janë bërë në vitin 2012. Nëna ime e cila është në një moshë të madhe, u mor me këtë çështje për 2 deri në 3 vjet derisa morëm legalizimet. Dhe Kadastra e Vlorës na i ka dhënë shtëpinë për një kat, kurse ne bashkë me nënën e kemi paguar shtëpinë për dy kate,” thotë denoncuesi.

Hipotekimi i shtëpisë për Arbenin është emergjent, pasi ai është diagnostikuar me tumor më shumë se një vit më parë dhe kërkon të shesë shtëpinë në Vlorë për kurim në Kanada. Arbeni ka gjetur blerësit, por nuk e shet dot, pasi hipoteka ka dalë me një kat.

“Unë para një viti e gjysmë u diagnostikova me sëmundjen e kancerit, dhe po vazhdoj trajtimet në një spital ku 50% të shpenzimeve i mbulon shteti dhe 50% duhet t’i mbuloj vetë. Bashkë me fëmijët e mi dhe me gruan time ramë dakord që ta shesim shtëpinë, që të plotësojmë kërkesat që na nevojiten këtu, për të paguar spitalet në Kanada. Por, na ka hapur probleme certifikata e pronësisë që na ka dhënë Kadastra e Vlorës. Gjetëm dhe blerësit, dy persona nga Kosova të cilët do ta blinin shtëpinë tonë dhe ramë dakord për çmimin. Por, kur shkuan atje që nëna ime bashkë me vëllain u treguan certifikatën, ata panë gabimin në certifikatën e pronësisë. Shtëpia nuk ekzistonte me dy kate siç u kishim thënë ne, por ekzistonte me një kat,” tregon për emisionin “Stop” denoncuesi.

Gazetari i “Stop” e çoi këtë rast në Kadastrën e Vlorës, ku na thanë, se hipoteka e Arbenit ka dalë me një kat, pasi nga dokumentacioni në dosje, rezulton që Arbeni ka aplikuar dy herë, në vitet 2005 dhe 2009.

Në vitin 2005 shtëpia e tij ka qenë një katëshe. Në vitin 2012, kur është shqyrtuar kërkesa sipas VKM-së së kohës, është legalizuar kërkesa e vitit 2005.

Sipas drejtuesve të Kadastrës Vlorë, brenda një kohe të shkurtër nga kërkesa e avokatit të Arben Bylyshit, hipoteka e shtëpisë do të dalë me dy kate.

Gazetari: Do të doja shkurtimisht se si figuron në regjistrat e Kadastrës tashmë që ka bërë zoti Arben Bylyshi në vitin 2005?

“Arben Bylyshi ka bërë një vetëdeklarim, që paraqitesh në bashkitë ose në njësitë administrative, në vitin 2005 dhe formulari që zotëria ka deklaruar është një kat banesë që është vetëdeklarimi. Dhe nga foto duket objekti një katesh, dhe është pajisur në vitin 2012 me lejen e legalizimit. Pas lejes ai ka vazhduar me regjistrimin, dhe më pas ka bërë këtë lloj ankese dhe po shprehet për objektin e tij që e ka me dy kate, se realisht në atë periudhë ka qenë dy kate. Por, në atë periudhë VKM-ja nuk të lejonte që ti ta trajtoje dy katëshe se në fotot e vitit 2007 e ka pasur akoma një katëshe, dhe vetëdeklarimi është një kat,” tha drejtuesi i Kadastrës Vlorë.

Gazetari: Pra e gjithë procedura është në rregull?

“Në vitin 2013 kanë qenë të hapura që çdo qytetar të deklaronte katin shtesën, ose dy kate varet sipas ndryshimeve që ka bërë, sepse qyteti e ka deri në vitin 2015 pjesën e imazhit, ortofots që ne të trajtojmë dosjet. Por, duke qenë se zotëria në fjalë për arsye shëndeti, ose për arsye që nuk ka qenë, ndoshta ka harruar ta bëjë këtë pjesë vetëdeklarimi. Duke qenë se ai ka harruar ne do i japim mundësinë që ai të bëjë një kërkesë me shkrim, që ne të arrijmë të trajtojmë shtesën në ndërtesë që i ka ngelur pa u pajisur me lejen e legalizimit,” sqaroi më tej drejtuesi i Kadastrës Vlorë./tvklan.al

arben bylyshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj