Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.
TURQI- Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë.
Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore.
Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.
“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.
“Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë”, tha ai, duke theksuar se për të mbijetuarit, këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë.
Kryqi i Kuq tha se Gjysmëhëna e Kuqe siriano-arabe dhe ajo turke kanë punuar “pa pushim për të mbështetur komunitetet e prekura” nga tërmetet. Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq.
Gjysmëhëna e Kuqe turke ka dislokuar mbi 5.000 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, të cilët kanë shpërndarë mbi 31 milionë shujta të ngrohta dhe u kanë ofruar strehim emergjent të mbijetuarve të tërmeteve. Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente./REL
Bullgari-Greqi GREQI- Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë s&e...
emigrimi i ukrainasve GJERMANI- Rreth 1.1 milionë njerëz mbërritën në Gjermani nga Ukraina në vitin 2022, duke tejkaluar fluk...
Foto ilustruese SHBA-Çdo pesë minuta dikush vdes nga mbidoza e drogës në SHBA. Vetëm fentanili shkakton më shumë ...
Jens Stoltenberg UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se NATO duhet të përgati...
Rita Ora BRITANI E MADHE- Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për s...
Foto ilustruese SPANJË- Në Spanjë, parlamenti i dha sot dritën jeshile përfundimtare një ligji që krijon “lej...
Hollanda mbledh donacione për të prekurit nga tërmeti HOLLANDË- Më shumë se 88 milionë euro janë mbledhur n&eu...
Joe Biden BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si në vitet e kaluara, ka pranuar urimet e shumë shtetarë...
Ministri i Jashtëm Izraelit UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Izraelit ka vizituar sot kryeqytetin ukrainas, Kievin ku ka zhvilluar një...
Foto Ilustruese BRITANI E MADHE- Përpara zgjedhjeve kryesore presidenciale në Nigeri, një operativ privat izraelit i specializuar ...