17 Tetor 2023, 07:58
Nga r.ll
jens stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Bruksel, ku dy persona humbën jetën. Përmes një postimi në platformën “X”, Stoltenberg shkruan se i dënon sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm.
“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, e lidhi incidentin me terrorizmin. Në një postim në “X”, ai shkroi: “Sapo i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit suedez pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme ndaj qytetarëve suedezë në Bruksel. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Bruksel ku një burrë ka hapur zjarr ndaj një grupi tifozësh suedezë që ishin në taksi dhe po kalonin nëpër Bulevardin d'Ypres vetëm pak minuta përpara ndeshjeve kualifikuese të Belgjikës për Euro 2024 kundër Suedisë. Nga të shtënat dy persona humbën jetën dhe një i tretë u plagos. Autori i ngjarjes së rëndë është ende i lirë dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij. Autori ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen dhe ka thënë se ai po hakmerrej për vrasjen e një djali 6 vjeç amerikano-palestinez të vrarë po ashtu dje. Duke folur në arabisht, sulmuesi i quajtur nga mediat lokale si Abdesalem Lassoued, një 45-vjeçar, festoi masakrën dhe tha se se kreu në emër të ISIS. Alarmi terror në qytet është vendosur në nivel 4, më i lartë, ku zëdhënësi i prokurorit federal belg ka bërë thirrje: "Shkoni në shtëpi dhe qëndroni në shtëpi për sa kohë autori nuk është kapur". Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë u anulua më vonë, me lojtarët dhe tifozët e mbyllur brenda stadiumit.
jens stoltenberg sulm terrorist ne bruksel
Bota
17 Tetor 2023, 08:08
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Në ditën e 600-të të luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i është drejtuar ...
Bota
17 Tetor 2023, 08:03
a.l
Rishi Sunak dhe Rexhep Taip Erdogan
BRITANI E MADHE- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kan&e...
Bota
17 Tetor 2023, 08:05
A.B
Vajza
IZRAEL-Videoja e parë e një vajze të mbajtur rob nga Hamasi është publikuar nga grupi islamik. E re...
Bota
17 Tetor 2023, 07:59
a.l
Honduras
HONDURAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Honduras, me pasojë vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 27 të tjer&e...
Bota
17 Tetor 2023, 07:52
a.l
Joe Biden dhe Olaf Scholz
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar vizitën në Izrael, e cilado të mbahet nesër. Udh&...
Bota
17 Tetor 2023, 07:39
r.ll
foto nga ngjarja ne bruksel
BELGJIKË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Bruksel ku një ...
Bota
17 Tetor 2023, 07:45
a.l
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian
IRAN- Irani kërcënon një zgjerim të fronteve të luftës n&...
Bota
17 Tetor 2023, 07:38
a.l
Francë
FRANCË- Agjencitë franceze të zbatimit të ligjit kanë arrestuar më shumë se 100 persona për...
Bota
17 Tetor 2023, 07:40
A.B
Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirë...
Bota
16 Tetor 2023, 22:46
I.A
David Lidington
SARAJEVË- Presidenti rus, Vladimir Putin, do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndaluar vendet e...