LIVE UPDATES
Bota

Sulmi tragjik me 11 viktima në Orebro, qeveria e Suedisë planifikon ligje më të forta për armët

emokratët suedezë thanë se ishin dakord me propozimet për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë kufizime më të mëdha për aksesin në armë gjysmë automatike.

7 Shkurt 2025, 19:56 Nga r.ll
Sulmi tragjik me 11 viktima në Orebro, qeveria e Suedisë planifikon
foto ilustruese

SUEDI- Qeveria e Suedisë ka njoftuar planet për të forcuar ligjet për armët, pas sulmit tragjik me armë zjarri në qytetin e Orebros. Shtatë gra dhe katër burra midis 28 dhe 68 vjeç vdiqën në sulm, tha policia, duke përfshirë edhe autorin e armatosur. Të gjithë ishin nga qarku Orebro, rajoni ku ndodhën të shtënat.

Policia konfirmoi gjithashtu se vrasësi ishte 35-vjeçari, i identifikuar si Rickard Andersson. Më parë u konfirmua se personi i armatosur zotëronte ligjërisht katër pushkë, tre prej të cilave u gjetën në vendngjarje së bashku me 10 karikatorë bosh. Koalicioni suedez i qendrës së djathtë tha të premten se do të kërkojë të rrisë verifikimin për licencat e armëve dhe të kufizojë aksesin në armët gjysmë automatike.

"Ka disa lloje të armëve që janë aq të rrezikshme sa që ato duhet të posedohen vetëm për qëllime civile si përjashtim," tha qeveria, shkruan BBC.

Kryeministri Ulf Kristersson, në një vizitë në Letoni, u tha gazetarëve: "Ne duhet të sigurojmë që vetëm njerëzit e duhur të kenë armë në Suedi". Demokratët suedezë thanë se ishin dakord me propozimet për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë kufizime më të mëdha për aksesin në armë gjysmë automatike.

AR-15, një stil i veçantë i pushkës gjysmë automatike që është njëkohësisht i fuqishëm dhe mund të mbajë karikatorë të mëdhenj, u veçua nga qeveria si një shembull i armëve që mund të kufizohen. Policia nuk ka thënë saktësisht se cilat armë janë përdorur në sulm, por AR-15 është përdorur në shumë të shtëna masive në SHBA.

Ata konfirmuan se disa pushkë të gjata u gjetën në vendin e sulmit në Orebro, së bashku me 10 karikatorë bosh. Sipas ligjeve aktuale suedeze të armëve, kushdo mbi 18 vjeç që nuk ka precedentë penalë mund të aplikojë për një leje për një pushkë gjahu, pistoletë ose pushkë gjysmë automatike.

Ata duhet të justifikojnë në polici pse u duhet një armë. Personat mbi 20 vjeç mund të aplikojnë për një dispenzim të veçantë për të zotëruar një armë plotësisht automatike. Rreth 580,000 suedezë kanë licencë armësh nga një popullsi prej rreth 10.5 milionë banorësh, sipas shifrave nga transmetuesi suedez SVT.

Një studim zviceran i vitit 2017 zbuloi se kishte rreth 2.3 milionë armë të mbajtura nga civilët në Suedi. Kjo është rreth 23 armë për 100 persona, krahasuar me 29 në Norvegji dhe 120 për 100 në SHBA.

Për të marrë një licencë gjuetie në Suedi, kërkohet një test teorik dhe praktik. Rreth 280,000 suedezë kanë një të tillë. Policia ende nuk ka identifikuar publikisht viktimat e sulmit në Orebro, ose nuk ka deklaruar një motiv për sulmin, por tha se shpresonte të përfundonte procesin e identifikimit dhe të bënte një njoftim të premten.

Në mesin e të vdekurve, sipas anëtarëve të familjes dhe komunitetit, ishin sirianë që ikën nga lufta atje si refugjatë, si dhe një boshnjak. Policia suedeze është zakonisht e kujdesshme në lidhje me emrat e të dyshuarve gjatë një hetimi, por mungesa e informacionit zyrtar ka kontribuar në një ndjenjë frike dhe pasigurie në mesin e komuniteteve të emigrantëve të Orebro gjatë ditëve të fundit.

Suedia ka një nivel relativisht të lartë të posedimit të armëve dhe krimit me armë, sipas standardeve evropiane, megjithëse shumica e armëve janë në pronësi të ligjshme dhe përdoren për gjueti. Krimi me armë lidhet kryesisht me bandat, të cilat gjithashtu kanë përdorur bomba për të synuar njëri-tjetrin. Krimi me armë jo i lidhur me bandat është më pak i zakonshëm, dhe sulmi i së martës ishte të shtënat e para në shkollë në vend dhe të shtënat më të këqija masive. Gjithsej katër persona u vranë në dy goditje me thikë në shkolla të veçanta në 2015 dhe 2022.

qeveria e suedise sulmi ne orebro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj