LIVE UPDATES
Bota

Instituti SIPRI: Më shumë armë bërthamore operacionale sesa vitin e kaluar, SHBA dhe Rusia zotërojnë shumicën e tyre

Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të rëndësishme bëhen armët bërthamore, thuhet në raportin e Institutit SIPRI. Megjithatë, analisti Dan Smith llogariti se numri i kokave bërthamore është zvogëluar në përgjithësi. Mirëpo, siç thotë ai, kjo është thjesht për faktin se grumbulli i armëve të vjetra është duke u çmontuar.

18 Qershor 2024, 10:39 Nga N.F
Instituti SIPRI: Më shumë armë bërthamore operacionale sesa
Foto ilustruese

GJERMANI- Numri i armëve bërthamore operative u rrit përsëri vitin e kaluar. Kjo vjen nga raporti vjetor i Institutit SIPRI. Për herë të parë duket se edhe Kina ka gati koka luftarake. Sa më e tensionuar të jetë situata në botë, aq më të rëndësishme bëhen armët bërthamore, thuhet në raportin e Institutit SIPRI. Megjithatë, analisti Dan Smith llogariti se numri i kokave bërthamore është zvogëluar në përgjithësi. Mirëpo, siç thotë ai, kjo është thjesht për faktin se grumbulli i armëve të vjetra është duke u çmontuar.

Ai thotë se e sheh me shqetësim numrin e armëve bërthamore të gatshme për përdorim. Rreth 2100 armë të tilla, siç thotë ai, janë në gatishmëri të lartë operacionale. Numri i armëve që janë vërtet në dispozicion është rritur pak së fundmi, thotë ai. "Ky është një zhvillim relativisht i ri në dy deri në tre vitet e fundit. E kjo tendencë ka vazhduar në vitin 2023," tha Smith.

SHBA, Rusia dhe Kina në fokus

SHBA dhe Rusia zotërojnë shumicën dërmuese të këtyre armëve të gatshme për përdorim. E reja është që edhe Kina mban koka bërthamore në gatishmëri të lartë operacionale në kohë paqeje. Në përgjithësi, Kina është vendi me rritjen më të shpejtë të sasisë së këtyre armëve.


Ka disa arsye për këtë: Kina dëshiron të arrijë statusin e fuqisë së madhe - që përfshin edhe armët bërthamore. Pastaj Kina përgatitet për kërcënime dhe skenarë të ndryshëm. Ajo dëshiron të jetë gati për çdo rast dhe për këtë arsye shton numrin e këtyre armëve. E ajo dëshiron të përgatitet edhe për ndonjë sulm të mundshëm të papritur në të cilin armët e saj mund të shkatërrohen.

Nëntë vende kanë armë bërthamore

Bumi ekonomik i Kinës është arsyeja pse vendi ka rritur vazhdimisht shpenzimet ushtarake për gati 30 vjet, thotë ai. Gjithsej nëntë vende kanë armë bërthamore: SHBA dhe Rusia janë liderë, të ndjekur nga Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli.

Analisti i SIPRI Smith beson se të gjitha vendet do të vazhdojnë të modernizojnë rezervat e tyre. "Bëhet fjalë për armë më të sakta, me më shumë rreze ose më shumë koka luftarake për raketë," thotë Smith. Britania e Madhe ka porositur një gjeneratë të re nëndetësesh pasi më parë kishte porositur edhe raketa të reja. "Ky është një proces i vazhdueshëm, aksionet nuk ndalen kurrë”, thotë analisti.

SIPRI u bën thirrje vendeve të bashkëpunojnë

Smith beson se ka shumë pak gjasa që të përdoren armë bërthamore. Megjithatë, rreziku duhet marrë seriozisht, sepse efektet do të ishin më se katastrofike. Ndërsa bota, thotë ai, aktualisht është në një krizë të shumëfishtë - kjo kërkon bashkëpunim midis vendeve.

"Ne duhet të bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera: për ndryshimin e klimës ose përgatitjen për pandeminë e ardhshme, për tregtinë globale ose frenimin e krimit ndërkombëtar. Të gjitha këto gjëra kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar”, thotë Smith.

Instituti i Kërkimeve të Paqes në Stokholm SIPRI është një institucion i pavarur që publikon raporte vjetore, për shembull, mbi tregtinë e armëve, industrinë e armëve dhe shpenzimet ushtarake. SIPRI financohet kryesisht nga qeveria suedeze.

Marrë nga DW

arme sipri arme berthamore shba rusia kina

Sondazh

Poll
Bota 18 Qershor 2024, 07:34 N.F

Pse po shkon Putin në Korenë e Veriut?

Kim Jong Un dhe Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Phenianin më 18-19 qershor për t’u takuar me liderin ve...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj