All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Inteligjenca artificiale: A do të na zëvendësojnë robotët?

Robotët e pajisur me inteligjencë artificiale (AI) po marrin përsipër gjithnjë e më shumë detyra nga njerëzit. Për çfarë janë të afta makinat njerëzore dhe a do të na zëvendësojnë së shpejti?

16 Maj 2023, 08:50 Nga A.B
Inteligjenca artificiale: A do të na zëvendësojnë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Kompania Hanson Robotics me bazë në Hong Kong zhvillon robotë të ngjashëm me njeriun dhe është e njohur për robotikën dhe teknologjinë e AI. Një nga makinat quhet "Profesori Ajnshtajn", i quajtur sipas fizikantit të famshëm. Ai synon t'i bëjë njohuritë dhe humorin e Ajnshtajnit të arritshëm për një brez të ri.

Sa më të ngjashëm me njeriun

Për t'i bërë robotët sa më të ngjashëm me njeriun, në procesin e prodhimit përdoret edhe një lëkurë nanoteknologjike e quajtur "frubber". Kjo synon të krijojë androidë që shfaqin shprehje reale të fytyrës. Në të ardhmen, kompania gjithashtu dëshiron t'u japë robotëve të saj aftësi njerëzore si dashuria dhe dhembshuria.

Kompania ndërton robotë humanoidë që nga viti 2007 dhe pas 10 vitesh bëri një revolucion teknologjik me modelin e saj "Sophia". "Sophia" është roboti i parë dhe deri tani i vetmi që ka shtetësinë e saj.

Pas prezantimit të saj, Arabia Saudite e bëri androidin qytetar të saj. “Sophia” punon edhe për Kombet e Bashkuara si “Ambasadore e inovacionit”.

Nga pjatalarëse tek udhëtar në hapësirë

Roboti "Beomni" është një robot për të gjitha qëllimet që, sipas prodhuesit të tij në SHBA, Beyond Imagination, mund të përdoret në mënyra të ndryshme: "Beomni" është në gjendje të hapë shishe si dhe të bëjë injeksione dhe prandaj mund të përdoret si në gastronomi edhe në sektorët e mjekësisë.

Madje supozohet se mund të udhëtojë edhe në hapësirë për të ndihmuar për ndërtimin e objekteve hapësinore.

Të fuqizuar nga AI

Robotët humanoidë po zhvillohen edhe në Gjermani: Në vjeshtën e vitit 2022, "Lena" përfundoi një provë në zyrë. Zonja robotike e pajisur me inteligjencë artificiale nga laboratori kërkimor Leap in Time Lab punoi së bashku me kolegët e saj njerëz për tetë javë.

Në fund të fazës së testimit, Lena e kishte zgjeruar fjalorin e saj deri në atë masë sa ishte në gjendje të bënte prezantime.

'Kumbari i Al' paralajmëron për rreziqe

Sa më shumë detyra po merr përsipër inteligjenca artificiale, aq më i madh është diskutimi për dimensionin etik të këtij zhvillimi. Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i AI”, ka frikë nga humbja e kontrollit mbi inteligjencën artificiale dhe paralajmëron për “rreziqe serioze për njerëzimin”.

Shumë shpejt mund të "mos e njohim më atë që është e vërtetë", thotë ai. Hinton sapo ka dhënë dorëheqjen nga Google për të paralajmëruar përmes leksioneve dhe paraqitjeve në media për rreziqet e AI./DW

inteligjenca artificiale

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj