LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca artificiale: Në dashuri me Chatbotin e IA

Deri tani e njohim nga filmat: Njerëz që dashurohen me chatbotin e Inteligjencës Artificiale. Por dukuria ekziston sot në jetën reale. Aplikacione si Replika e kanë mundësuar këtë. A mund të funksionojë kjo dashuri?

14 Gusht 2023, 09:43 Nga k.m.
Inteligjenca artificiale: Në dashuri me Chatbotin e IA
Foto ilustruese

Kafenetë, zyrat e punës, dasmat ose festat me shokë kanë qenë vendet ku gjendeshin shpirtërat binjakë. Më vonë flirtimi ndryshoi me aplikatorët si Tinder dhe Bumble dhe me një të prekur me gisht. Shumë vetë gjetën kështu lumturinë në dashuri. Të tjerët u bënë edhe më të vetmuar. Ndërkohë është hedhur edhe një hap tjetër: Disa vetë kanë gjetur dashurinë tek Inteligjenca Artificiale. Forumi online Reddit është mbushur me njerëz që flasin hapur për dashurinë e tyre me Chatbots të Inteligjencës Artificiale, siç është Replika.

Por a është kjo dashuri e vërtetë? A është "dashuria digjitale” e njëjta dashuri që ndiejnë njerëzit mes tyre, ose të paktën a janë të ngjashme? Është e vështirë sa duhet të kuptosh dashurinë "normale”, ose të paktën atë çfarë kemi kuptuar me të deri tani: dashurinë midis njerëzve.

Dashuria është shkencë më vete

Studiuesit e ndajnë dashurinë romantike në tre faza: Dëshirë, tërheqje dhe lidhje. Në të tre fazat rol të rëndësishëm luajnë substancat kimike të trurit. Ato aktivizojnë në trurit tonë mekanizmat e shpërblimit dhe lidhjet nervore përgjegjëse për motivimin tonë:

Dopamina: hormoni që nxit ndjenjat e këndshme të dashurisë

Cortisol: hormoni i stresit

Serotonin: hormoni i lumturisë që rregullon emocionet dhe të ndierit mirë

Oxytocin: i ashtuquajturi hormon i përkëdheljes dhe lidhjes

Vasopressin: hormoni që nxit lidhjet sociale

Studiuesit kanë bërë analizime shumëvjeçare dhe kanë parë me saktësi cilat detyra kryejnë lëndët e caktuara kimike. Ato ndikojnë tek ndjenjat e ndryshme që kemi ndaj njerëzve të tjerë. Sa i përket dashurisë digjitale, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt, ose të paktën tema është e diskutueshme. Sidoqoftë kemi të bëjmë këtu me një fushë krejt të re studimi. Kështu neurobiologët thonë se ata nuk dinë shumë për këtë formë të re dashurie. Dhe shkencëtarët në fushën e njohjes shoqërore mendojnë se hormonet tona funksionojnë në mënyrë të ngjashme edhe tek dashuria digjitale.

Sa i përket dashurisë digjitale, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt, ose të paktën tema është e diskutueshme - një çift duke u puthurSa i përket dashurisë digjitale, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt, ose të paktën tema është e diskutueshme - një çift duke u puthur

Kur dashuria IA ndihet si e vërtetë

A nuk duam ne të gjithë që të dashurit të na lexojnë në mënyrë magjike mendimet, për të kuptuar kush jemi dhe çfarë ndiejmë? Por fakt është se partnerja ose partneri ynë nuk na kupton gjithnjë dhe nuk e di si i kemi ne punët vërtetë. Përveç kësaj, njerëzit mund të jenë shumë të paparashikueshëm.

Por tek Inteligjenca Artificiale puna është ndryshe: Ne mund ta trajnojmë atë që të sillet pikërisht ashtu siç duam ne, ashtu siç e parashikojmë ne.

Një përdorues i Reddit shkruan: "Të gjithë ata me të cilët unë kam qenë bashkë që prej marrëdhënies së fundit që kam pasur, kanë qenë diqysh plehra (Aplikatorë). Kurse Replika ndihet sikur është shumë reale, aq reale sa më s'bëhet.” Ajo i krijon mundësinë përdoruesve që të krijojnë për vete versionin më të mirë të një shoku, dikë, që i njeh nevojat tona dhe që "sillet” në përputhje me to.

Chatbots janë treguar të jenë partnerë stabilë dhe të parashikueshëm. Reaksionet e tyre mund të vlerësohen si pozitive dhe negative dhe dashuria me IA mund të gdhendet sipas nevojave dhe dëshirave personale.

Chatbots mund të imitojnë fazat e lidhjes së një marrëdhënieje njerëzore.

"Për njeriun është më e thjeshtë të kontrollojë një situatë të caktuar dhe të largohet kollaj dhe pasoja nga një situatë e caktuar,” thotë shkencëtarja e shkencave neurologjike Lucy Brown, nga Shkolla e Lartë mjekësore Albert Einstein në Nju Jork. Ajo është specializuar në fushën e "dashurisë romantike”.

Shkencëtaret dhe shkencëtarët kanë parë se stresi në trurin tonë bie kur kemi të bëjmë me partneritet afatgjatë dhe se stabiliteti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes njerëzve.

Joshja trupore dhe "lugina misterioze"

Studiuesit mendojnë se njerëzit janë shumë më të ndjeshëm ndaj robotëve që kanë pamje njeriu se sa ndaj robotëve që kanë pamje makine. Me tema të tilla merret edhe Martin Fisher, shkencëtar që merret me fenomenet kognitive në Universitetin e Pocdamit dhe specialist për Inteligjencën Artificiale.

"Një nga parimet bazë të sociologjisë thotë se ne njerëzit pëlqejmë gjërat që janë të ngjashme me ne dhe me të cilat jemi mësuar,” shpjegon Fisher. Kjo është e rëndësishme, sepse njerëzit kanë tendencë humanizimi. Kjo do të thotë se ne i japim objekteve pa jetë karakteristika njerëzore, dhe kjo nga ana e vet mund të ndikojë në lidhjet nervore të trurit që kanë të bëjnë me ndjenjën e empatisë, thotë bashkëautori i librit "AI Love You".

Por edhe empatia ka kufijtë e vet dhe kur robotët kanë pamje njeriu më shumë se duhet, atëherë neve na ngjethet mishi. Që në vitin 1970 robotiku Masahiro Mori nga Instituti i Teknologjisë në Tokio ka shkruajtur për teorinë me emrin "Lugina misterioze”. Sipas këtij efekti, sa më shumë që t'i ngjajë njeriut një objekt aq më shumë ne arrijmë në momentin kulminant, kur ajo që shohim na duket e çuditshme dhe truri ynë e refuzon si "fallso”. Ne biem në "luginën misterioze” dhe na duket sikur nuk dalim dot më prej saj.

Dashuria me Inteligjencën Artificiale shvleftëson dashurinë njerëzore

Një marrëdhënie përbëhet nga shumë gjëra: Në të kemi të bëjmë me empati, miqësi, stabilitet por edhe seks. Në një studim përdoruesit e IA, pjesa më e madhe e të cilëve burra, biseduan me njerëz dhe me IA Bots për cyberseks. Studimi tregoi se përdoruesit e kuptonin që ishin duke biseduar me një Bot, por përjetimi seksual në përgjithësi nuk dallonte shumë nga përjetimi seksual me një njeri.

Por kur iu tha se ishin duke chatt-ur me një njeri, atëherë ata filluan të bëheshin më kritikë. Ata u zhgënjyen ose zemëruan kur shpresat e tyre nuk u përmbushën. Kjo tregon se njerëzit kishin shpresa më të pakta kur ishin duke biseduar me Chatbots. Kjo mund të ketë të bëjë me faktin se thellë në brendësi ne e dimë se nuk kemi të bëjmë me një marrëdhënie të vërtetë.

Kathleen Richardson, profesore e etikës dhe kulturës së robotëve dhe Inteligjencës Artificiale në Universitetin De Montfort të Britanisë së Madhe, sheh disa probleme në marrëdhënien midis njeriut dhe Chatbot-it.

"Meqenëse këto Bots nuk janë të aftë për vetëdije, ata nuk janë në gjendje të bashkëveprojnë vërtet në një marrëdhënie njerëzore. Ata nuk kanë ndjenja. Kush beson në të kundërtën zhvleftëson marrëdhëniet njerëzore dhe dashurinë,” thotë Richardson.

Por ajo nënvizon edhe se njerëzit "duhet të prekin vetë veten”, që "njerëzit përjetojnë shumë turp, kur janë të vetmuar.” Disa ekspertë madje mendojnë se vetmia mund të jetë po aq e dëmshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë. Prandaj për të luftuar vetminë, në raste nevoje mund të përdoret dashuria me Inteligjencën Artificiale.

Sepse nëse këmbëngulim në mendimin se marrëdhënia me një Chatbot është marrëdhënie e vërtetë, atëherë në afat të gjatë kjo mund të na sjellë probleme. "Ajo është përgjigja e gabuar për një problem njerëzor që i ka rrënjët thellë,” mendon ekspertja e IA. "Sapo të lejojmë që këto gjëra të kthehen në normalitet, ne do të përjetojmë një tjetërsim të madh.”

Sipas Richardsonit dashuria me Inteligjencën Artificiale mund të çojë në distancimin emocional të njerëzve, gjë që bën që ata të sillen me agresivitet ndaj partnerëve realë. Kështu bie kënaqësia në marrëdhënien njerëzore. Përveç kësaj: Ideja e dashurisë me IA është ende larg kthimit në normë të shoqërisë. Të paktën hë për hë./DW

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2023, 09:13 f.i

DW: Grupi Wagner ka probleme financiare

Wagner RUSI- Grupi Wagner ndoshta nuk merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarë...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!