LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca Artificiale nuk njeh limite, rrezikon të zëvendësojë edhe gazetarët

Shtëpia më e madhe e Europës, Axel Springer dëshiron që të zëvendësojë një seri detyrash redaksionale përmes inteligjencës artificiale, IA.

27 Qershor 2023, 12:54 Nga a.l
Inteligjenca Artificiale nuk njeh limite, rrezikon të
Foto ilustruese

“Springer Verlag”, ku bën pjesë gazeta Bild i bën të ditur redaktorëve se detyra të tyre do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

Po sinjalizojnë chatbot-et fundin e përmbajtjeve mediale të realizuara nga njeriu?

Shtëpia më e madhe e Europës, Axel Springer dëshiron që të zëvendësojë një seri detyrash redaksionale përmes inteligjencës artificiale, IA. Në një E-mail më 19 qershor që u dërgua tek gazetarët, Springer bëri të ditur, se duhet “për fat të keq të ndahemi nga kolegë, që kanë detyra që në botën digjitale do të zëvendësohen nga IA dhe/ose procese. fjala është për drejtues redaksish, gazetarë, korrektorë, sekretare dhe redaktorë të fotove.

Reduktimi i vendeve të punës tek shtëpia botuese “Springer Verlag”, pjesë e të cilës janë edhe gazeta Bild dhe “Die Welt” ka rritur frikën, se Inteligjenca Artificiale, IA në të gjithë botën do të kalojë si një uragan në botën e medias. Chatbot-e si ChatGPT mundet që në të ardhmen të përdoren për verifikimin e lajmeve dhe me këtë të bëjnë të panevojshëm gazetarët.

IA ka hakeruar kulturën tonë

“Për herë të parë makineria vetë krijon gjuhë”, thotë një nga gazetarët më të njohur të pavarur gjermanë, Ranga Yogeschwar. Në konferencën ndërkombëtare të medias, Global Media Forum të Deutsche Welles në Bonn, Yogashwar foli për atë se si IA po ndryshon mënyrën e krijimit të përmbajtjeve. “Makineria ka hakeruar kulturën tonë, civilizimin tonë”, thotë Yogeshwar.

Sipas raportit të Insitutit Reuters, Digital News Report viti 2023 mund të jetë “viti i kthesës për IA dhe përdorimin e saj në gazetari”. Sipas këtij raporti, instrumentet e transkiptimit janë që tani pjesë e punës së redaksive. Shumë Newsrooms përdorin IA për përzgjedhjen e historive, që iu rekomandojnë përdoruesve, për nëntitujt dhe për shndërrimin e tekstit në gjuhë të folur. Disa media eksperimentojnë përtej kësaj me folës virtualë. Dhe aplikacione si “Artifact” u ofrojnë lexuesve që sot përmbajtje të përmbledhura nga IA të teksteve online të portaleve të lajmeve.

IA lehtëson gazetarët

Aspekti pozitiv: IA mund të marrë përsipër detyra rutinë dhe t’u mundësojë gazetarëve të merren me hulumtime, investigime, reportazhe dhe analiza më të thelluara. “Mendoj se do të shohim më shumë qendra të vogla të prodhimit të lajmit që janë në gjendje të luajnë në ligën e të mëdhenjve”, thotë Nilesh Christopher, korrespondent për Azinë jugore të “Rest of the World”, një portali lajmesh që merret me efektet e teknologjive të reja në shoqëri. Sipas tij vetëm gazetarët mund të jenë në gjendje të japin kontekstin e lajmit. Njeriu është mbi IA kur vjen puna për kreativitet, mendim kritik dhe aftësi gjykuese etike. “Gazetari do të vazhdojë të jetë në qendër. Ne nuk mund të zëvendësohemi.”

IA prodhon lajme “fake”

“Ne kemi një instrument të ri, që mund të përshpejtojë procese të caktuara”, është i mendimit edhe gazetari Ranga Yogashwar. “Me IA kemi një katalizator, që do të prodhojë më shumë përmbajtje se mundemi të prodhojmë ne njerëzit.” Por këto përmbajtje mund të jenë të gabuara ose të falsifikuara. “Që tani nuk mund t’u besojmë më përmbajtjeve.” Kjo nuk vlen vetëm për raportime aktuale, por edhe raportime të së shkuarës. “IA mund të ndryshojë vërtet historinë, dhe kush do të verifikojë këtë?”. Sipas Yogeshwar politika duhet të rregullojë Intelgjencën Artificiale, para se të tronditen themelet e shoqërive demokratike.

Shumë gazetarë shpresojnë që tek përdoruesit të vijë një moment të ngopen më histori që i kanë trilluar kompjuterët. Dhe në vend të kësaj të dëgjojnë raportime, të shikojnë dhe lexojnë atë që rrëfejnë vetë njerëzit. Por edhe nëse kjo ndodh, mijëra redaktorë do ta kenë humbur punën e tyre. /DW

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj