LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca artificiale/ Presidenti Trump sinjalizon qëndrim agresiv në garën me Kinën

Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare.

23 Janar 2025, 07:25 Nga B.Z
Inteligjenca artificiale/ Presidenti Trump sinjalizon qëndrim agresiv
Donald Trump

SHBA - Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të tejkaluar Kinën, administrata e tij do të duhej të zbatonte një axhendë agresive sa i takon zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës që e fuqizon atë.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare.

Një ditë më vonë, zoti Trump u takua me drejtuesit e disa kompanive kryesore të teknologjisë, përfshirë Sam Altman, drejtuesin ekzekutiv të 'Open AI'; Larry Ellison, president i kompanisë 'Oracle' dhe Masayoshi Son, drejtues ekzekutiv i 'SoftBank', për të njoftuar një investim prej 500 miliardë dollarësh të sektorit privat në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, të njohur si ‘Stargate’.

Duke nisur nga tani 'Stargate' do të ndërtojë infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të inovacionit në fushën e inteligjencës artificiale, dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave kolosale të të dhënave”, tha Presidenti Trump në një takim me mediat në Shtëpinë e Bardhë të martën.

‘Stargate’ ka për qëllim të investojë në krijimin e rreth 10 qendrave të mëdha në Shtetet e Bashkuara që do të ndihmojnë në përpunimin e të dhënave për sistemet e inteligjencës artificiale.

Qendra e parë e të dhënave është tashmë në ndërtim e sipër në Teksas. Investimi masiv i sektorit privat do të krijojë deri në 100,000 vende pune në SHBA, thanë drejtuesit ekzekutivë të kompanive të teknologjisë.

Mbajtja e Inteligjencës Artificiale në SHBA

Ajo që duam të bëjmë është që ta mbajmë atë në këtë vend”, tha Presidenti Trump. “Kina është një konkurrente dhe vendet e tjera gjithashtu. Ne duam që inteligjenca artificiale të mbetet në këtë vend dhe po e bëjmë të disponueshme. Unë do të ndihmoj përmes shpalljes së gjendjes së emergjencës, sepse kjo është një situatë, e tillë, një emergjencë. Ne duhet t'i ndërtojmë këto gjëra”, tha ai.

Udhëheqësit e kompanive të teknologjisë shfrytëzuan rastin për të vlerësuar presidentin e ri.

"Mendoj se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm i kësaj epoke", tha zoti Altman. "Ne nuk do të mund ta bënim këtë pa ju zoti President".

Janet Egan, një bashkëpunëtore e lartë në programin e teknologjisë dhe sigurisë kombëtare në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane, tha se të gjitha sinjalet që Presidenti Trump po dërgon, tregojnë se ai është serioz në ruajtjen e avantazheve që kanë aktualisht Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, është mbështetur në qendrat e të dhënave të Microsoft-it për përpunimin e tyre. Sipas njoftimeve kompania ka diskutuar edhe me administratën e zotit Biden për pengesat rregullatore të planifikimit dhe lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Në një dokument të lëshuar në fillim të këtij muaji 'OpenAI' përmendi konkurrencën me Kinën, duke paraqitur propozimet e saj për "zgjerimin e rolit udhëheqës të Amerikës në zhvillimin e inteligjencës artificiale".

"Ka rreth 175 miliardë dollarë në fonde globale që presin të investohen në projekte që lidhen me inteligjecën artificiale. Nëse SHBA-të nuk i thithin ato fonde, ato do të rrjedhin në projekte të mbështetura nga Kina - duke forcuar ndikimin global të Partisë Komuniste Kineze", thuhej në dokument.

Patrick Hedger, drejtor i politikave në 'NetChoice', një organizatë që trajton çështje të teknologjisë, i tha Zërit të Amerikës se njoftimi i projektit ‘Stargate’ “është një sinjal i menjëhershëm se kapitali privat është mëse i gatshëm të dalë jashtë kufijve këto ditë, me administratën e re Trump".

Si pjesë e një morie veprimesh ekzekutive të hënën, Presidenti Trump eliminoi disa urdhra ekzekutivë ekzistues që vendosnin kufizime në nxjerrjen e energjisë që prodhohet nga lëndët djegëse fosile.

Gjatë aktivitetit në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje gjithashtu se qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se do t'i hapte rrugën ‘Stargate-t’ dhe kompanive të tjera private, për të investuar në projekte të reja të prodhimit të energjisë.

Ndërsa Presidenti Trump eliminoi shumë nga urdhrat ekzekutivë të ish-Presidentit Biden ai nuk duket të ketë ndërmarrë veprime kundër disa prej nismave të tjera të ish-presidentit të lidhura me inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, zoti Biden ndërmori disa hapa për të kufizuar qasjen e Kinës në teknologjinë më të fundit të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht, duke kufizuar mundësitë e kompanive që t’i shesin gjysmëpërçues të avancuar dhe makineri që përdoren për t'i prodhuar ato, firmave kineze.

Për këtë çështje, tha zonja Egan, Presidenti Trump dhe ish-Presidenti Biden duket se janë në të njëjtën linjë.

"Mendoj se është e rëndësishme të theksohet gjithashtu vazhdimësia në mënyrën se si Trump po i qaset inteligjencës artificiale", tha ajo. “Ai e sheh atë njëkohësisht si rrezik dhe domosdoshmëri për sigurinë kombëtare. ... Pra, mendoj se duhet të presim që të shohim këtë qasje të shpejtë ndaj integligjencës artificiale që të plotësohet, për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet në zhvillim, veçanërisht rreziqet kibernetike, bërthamore, biologjike”, tha ajo./VOA

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!