LIVE UPDATES
Bota

Intensifikohen luftimet mes Izraelit dhe Palestinës, vriten 23 persona, Egjipti ndëmjetëson armëpushim

Në orët e para të së enjtes, ushtria izraelite tha se vuri në shënjestër komandantin e skuadrës së raketave të Xhihadit Islamik, Ali Ghali në një sulm ajror ndaj një ndërtese në Rripin jugor të Gazës.

11 Maj 2023, 12:12 Nga I.A
Intensifikohen luftimet mes Izraelit dhe Palestinës, vriten 23 persona,
Palestine

PALESTINË- Ekstremistë palestinezë hodhën qindra raketa nga Rripi i Gazës në Izrael të mërkurën, ndërsa Izraeli vazhdoi sulmet ajrore që kanë shkaktuar vdekjen e 23 palestinezëve, përfshirë tre esktremistë me peshë dhe të paktën 10 civilë.

Një stacion televiziv shtetëror egjiptian njoftoi se Egjipti, që shpesh ka negociuar mes palëve, po ndërmjetësonte një armëpushim. Por përpjekjet për armëpushim u duk se po dështonin pasi luftimet u intensifikuan të mërkurën vonë dhe asnjëra palë nuk tregoi ndonjë shenjë tërheqjeje.

Në orët e para të së enjtes, ushtria izraelite tha se vuri në shënjestër komandantin e skuadrës së raketave të Xhihadit Islamik, Ali Ghali në një sulm ajror ndaj një ndërtese në Rripin jugor të Gazës.

Ushtria tha se ai ishte fshehur në një apartament dhe se dy militantë të tjerë nga grupi u vranë gjithashtu në sulmin ajror ndaj një kompleksi banesash në Khan Younis. Ghali urdhëroi dhe mori pjesë në sulmet me raketa kundër Izraelit në muajt e fundit.

Në një fjalim në televizion, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli u kishte dhënë një goditje të ashpër militantëve, por ase përpjekjet nuk kanë përfunduar.

“Ne u themi terroristëve dhe atyre që i dërgojnë. Ju shohim kudo. Ju nuk mund të fshiheni, dhe ne e zgjedhim momentin dhe kohën për t'ju goditur", tha ai.

Luftimet e fundit ishin më të ashprat mes palëve muajt e fundit. Por në një shenjë se të dyja palët po përpiqeshin të shfaqnin vetëpërmbajtje, Izraeli shmangu sulmet ndaj grupit militant Hamas në pushtet, duke vënë në shënjestër vetëm fraksionin më të vogël dhe më ekstremist të Xhihadit Islamik. Izraeli dhe Hamasi janë angazhuar në katër luftra që kur grupi militant islamik mori kontrollin e Gazës në vitin 2007.

Marrë nga VOA 

sulme ne izrael benjamin netanjahu khan younis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj