LIVE UPDATES
Bota

Investigimi i DW: Fabrikat e mashtrimit online në Azi

OKB vlerëson se më shumë se 100,000 njerëz po detyrohen të punojnë në qendrat e mashtrimit në Mianmar. Grupi i gazetarëve investigativë të DW u takua me disa të mbijetuar të kompleksit. Ata përshkruan survejim të gjerë, tortura dhe madje edhe vrasje çdo javë.

3 Shkurt 2024, 13:08 Nga r.ll
Investigimi i DW: Fabrikat e mashtrimit online në Azi
KK Park, Mianmar

AZI- Mijëra vetë në kërkim të një pune rekrutohen prej kriminelëve në Azinë jugore dhe detyrohen të punojnë në rrjete online për të mashtruar njerëz në mbarë botën. Ekipi i gazetarëve të DW investigoi në kufirin e Mianmarit.

Aaroni nuk mund ta besonte fatin e tij. Një kompani teknologjike në zhvillim në Tajlandë po i ofronte atij një punë të ëndrrave - një pagë të lartë, përfitime të mëdha dhe një rrugëdalje nga një e ardhme e pashpresë në jug të Afrikës.

Sapo përfundoi studimet, ai u rekrutua nga një firmë IT me seli në Tailandë. "Unë shpresoja të shkoja dhe të punoja jashtë shtetit. Dhe një ditë, më kontaktuan," tha Aaron. "Mendova se gjithçka ishte e ligjshme - derisa arrita në Bangkok."

Në aeroport, Aaronin e pritën ngrohtësisht dhe hipi në një makinë me dy të rinj të tjerë nga Afrika perëndimore. Aaron, u njoh në makinë me një tjetër afrikan, me Lucan. "Supozohej të shkonim në një hotel që është ndoshta 10 minuta larg nga aeroporti. Por ne u nisëm në një drejtim tjetër."

Shoferi voziti për gati tetë orë përpara se të mbërrinte në qytetin kufitar të Tajlandës, Mae Sot, ku Aaron dhe shokët e tij u trafikuan mbi lumin Moei dhe kaluan në një pjesë të Mianmarit të shkatërruar nga lufta. "Kishte njerëz me armë”, kujtoi ai. "Ata thanë se duhet të hipnim në varkë - dhe ne kaluam."

Aaroni dhe shokët e tij u trafikuan në një kompleks të ngjashëm me burgun e quajtur KK Park. Këtu, mijëra njerëz detyrohen t'i hyjnë rrugës së kriminalitetit - për të mashtruar njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kinë. 
OKB vlerëson se më shumë se 100,000 njerëz po detyrohen të punojnë në qendrat e mashtrimit në Mianmar. Grupi i gazetarëve investigativë të DW u takua me disa të mbijetuar të kompleksit. Ata përshkruan survejim të gjerë, tortura dhe madje edhe vrasje çdo javë.

Punë dhe tortura

Me të mbërritur në park, Aaron, Lucas dhe të tjerë u udhëzuan, se si të mashtrojnë njerëzit online. Përmes manualëve shpjegohej në detaje, se si duhej fituar besimi dhe se cilat ishin pikat e dobëta të viktimës. P.sh.: Jini me humor. Klienti duhet të krijojë simpati për ju, në mënyrë që të harrojë gjithçka'. Ose thjeshtë: ‘Fitoni besimin e tyre'.

Aaronit dhe të tjerëve u jepeshin objektiva javore, që duhej t'i përmbushnin. Një shumë e caktuar parash, që duhej të përftonin, ose një numër i caktuar klientësh të rinj, me të cilët duhej të vendosnin kontaktin. Nëse nuk arrinin objektivat, ata ndëshkoheshin.

"Nëse nuk kishe klient të ri në mesditë, nuk kishte ushqim për drekën. Nëse dikush të shihte, që nuk i ke kthyer përgjigje klientit, të rrihnin ose të linin me orë të tëra të qëndrojë në këmbë”, tregon Lucas. "Ne punonim 17 orë në ditë, pa ankesa, pa pushime, pa ndalim", thotë Lucas më tej. "Dhe nëse themi se duam të ikim, na thonë se do të na shesin ose do të na vrasin”.

Por kush qëndron pas këtij operacioni brutal?

Ne shqyrtuam imazhet ekskluzive të marra nga brenda kompleksit dhe folëm me disa të mbijetuar që mbaheshin atje. Të gjithë i njohën stemat në uniformat e gardianëve. Ato janë shenjat e Forcave zyrtare të Gardës Kufitare, një grup ish-rebelësh që pushuan së luftuari kundër juntës së Mianmarit një dekadë më parë në këmbim të mbretërimit të lirë mbi territoret e tyre. Ushtarët e tyre janë të pranishëm në KK Park. Por shefat e operacionit janë kinezë, sipas disa burimeve.

Gjurmimi i kriptos në KK Park

Ne ndoqëm gjurmët e parave nga disa viktima të mashtruara për të parë se ku të çonin. Na çuan në portofolet e kriptomonedhave që KK Park përdorte për të mbledhur fondet e viktimave. Prej aty, fondet u pastruan në portofole të tjera, të cilat veprojnë si llogari dixhitale dhe ruajnë kriptovalutat.

Një prej këtyre portofoleve u hap nga Wang Yi Cheng, një biznesmen kinez me bazë në Tajlandë. Ai mori kriptovaluta me vlerë dhjetëra milionë dollarë nga fondet e përdorura nga KK Park. Wang është pjesë e një rrjeti më të madh të biznesmenëve kinezë jashtë shtetit që përfundimisht të çon te një bos famëkeq i mafies kineze.

Në kohën kur Wang merrte transferta të drejtpërdrejta nga fondet e menaxhuara nga KK, ai shërbeu si nënkryetar i Shoqatës së Shkëmbimit Ekonomik Thai-Azia, një shoqatë në Bangkok që promovon marrëdhëniet kineze dhe tajlandeze.

Thai-Asia ndan ndërtesën e saj me Qendrën e Shkëmbimit të Kulturës Hongmen Jashtë Shtetit, e cila u sekuestrua nga policia në vitin 2023, së bashku me një qendër tjetër Hongmen në Bangkok, për operim të paligjshëm dhe shërbim si një front për krimin e organizuar kinez.

Lidhja kineze

Këto organizata janë të lidhura ngushtë me Wan Kuok Koi, nofka ‘Broken Tooth'. Ai themeloi Shoqatën Botërore të Historisë dhe Kulturës Hongmen në vitin 2018, një organizatë që qysh atëherë është sanksionuar nga SHBA për përfshirjen e saj në krimin e organizuar.

Por organizata Hongmen e Wan-it promovon gjithashtu Iniciativën ambicioze të Pekinit, Belt and Road (BRI), një projekt infrastrukturor trilion dollarësh që synon të integrojë Kinën më tej në ekonominë globale. Njihet gjithashtu si Rruga e Re e Mëndafshit. "Wan Kuok Koi gjithashtu ka një citim që ai e përdor mjaft rregullisht: ai thotë se dikur luftonte për kartelet dhe tani ai lufton për Partinë Komuniste Kineze," thekson Jason Tower për DW, një ekspert kryesor për krimin e organizuar në Institutin Amerikan për Paqe.

Zona ku u ndërtua KK Park është një rajon i synuar i investimeve BRI të Kinës. Raportet e qeverisë kineze përshëndetën projektet e zhvillimit në afërsi të KK Park si pjesë e ambicieve të saj BRI, megjithëse më vonë u distancua prej tyre pas akuzave për përhapje mashtrimesh. Vetë KK Park nuk përmendet në komunikimet zyrtare kineze dhe as nuk mbajti ceremoni të mëdha si projektet e tjera zhvillimore në zonë. Në vend të kësaj, KK Park u ndërtua me qëllim për mashtrim.

Rrjeti i KK Park zgjerohet

Operacionet mashtruese të KK Park gjurmohen mbrapsht në një rrjet kompleks biznesesh dhe shoqatash të përdorura nga kriminelët për të legjitimuar krimet e tyre dhe për të pastruar miliona pasuri të krijuara nga mashtrimet - dhe ky rrjet vazhdon të zgjerohet nga Azia Juglindore në Afrikë, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

"Ne me të vërtetë shohim se këto rrjete kriminale po bëhen gjithnjë e më të fuqishme, gjithnjë e më shumë me ndikim dhe po nguliten gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës”, thotë Tower. "Dhe përpjekjet e zbatimit të ligjit po prekin vetëm majën e ajsbergut."

Vendimi: Arrati apo shitje e mëtejshme si skllav

Një nga shokëve të Aaron, Lucas' iu ofrua shansi për t'u arratisur, teksa bosët e mafies vendosën ta shesin atë. Pasi atyre iu ndalua disa herë paga, Lucas e të tjerë refuzuan të vazhdojnë punën. Atyre iu dha urdhër të mbledhin sendet e tyre. "Dëgjova të thonin, se do të na shisnin në organizata të tjera”, kujton ai.

Lucas dhe kolegët e tij reaguan shpejt. Ata mundën të kontaktojnë Judah Tana, i cili njihet në të gjithë zonën kufitare si ndihmës për ata që duan të arratisen. Në këtë mënyrë Aaron dhe Lucas përfunduan në sediljen e pasme të një Jeep-i. Kështu mori fund për ta një zhgjëndër. Pak pas kësaj ata mundën të kthehen në atdheun e tyre.

Emrat e viktimave janë ndryshuar nga redaksia.

Marrë nga DW.

mashtrimi online azi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj