14 Tetor 2022, 21:27
Nga I.A
Protesta
IRAN- Një video, në të cilën dyshohet se forcat e sigurisë në Iran sulmojnë seksualisht një protestuese - gjatë tentimeve për arrestimin e saj - ka provokuar zemërim në rrjetet sociale. Në këto platforma është bërë thirrje për “drejtësi” dhe dorëheqje të shefit policor. Edhe disa persona pro-Qeverisë kanë dënuar këtë akt. Në video shihen disa zyrtarë policorë duke e rrethuar një grua në rrugën kryesore. Njëri prej tyre e kap për qafe dhe e drejton te policët tjerë.
Derisa gruaja shtyhet në drejtim të një biçiklete, një zyrtar i afrohet dhe i vendos dorën në pjesën e prapme të trupit. Gruaja më pas shtrihet në tokë dhe më shumë zyrtarë policorë i afrohen. Ajo duket në video se nuk ka mbulesë në kokë. Ndërkohë gruaja arrin të ikë nga skena. Pavarësisht bllokadave për përdorim të rrjeteve sociale, iranianët, megjithatë, janë duke arritur të publikojnë imazhe të fuqishme nga protestat.
Protestat e fundit kanë shpërthyer muajin e kaluar, pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, teksa ka qenë në mbajtje nga policia, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Zyrtarët kanë thënë se ajo ka vdekur nga dëmtimi i organeve, mirëpo familjarët e viktimës besojnë se ajo ka vdekur pas goditjeve të zyrtarëve të Policisë për Moral. Dhjetëra video të protestave janë bërë virale, si brenda, ashtu edhe jashtë Iranit. Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator.
Marrë nga REL
mahsa amini protestat ne iran
Bota
14 Tetor 2022, 21:24
I.A
Raketa balistike
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi. Zyrtarët kore...
Bota
14 Tetor 2022, 21:18
A.B
Iluzioni
TIRANË- A ndiheni të bllokuar në jetën tuaj? Një iluzion optik mund të zbulojë mendimet tuaja të v&eu...
Bota
14 Tetor 2022, 21:07
A.B
Ushtare ruse
UKRAINË- Përdhunimet dhe sulmet seksuale po ndodhin masivisht në Ukrainë, nga ushtrua ruse, tha për AFP e dë...
Bota
14 Tetor 2022, 21:01
I.A
Ilias Michos
GREQI- Përdhunuesi 53-vjeçar i vajzës 12-vjeçare nga Colonos përdori aplikacionin Blindchat për t&eu...
Bota
14 Tetor 2022, 20:58
A.B
Daphne Caruana Galizia
MALTË-Vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, vrasësit që organizuan planin dhe kryen vrasje...
Bota
14 Tetor 2022, 20:52
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka shtuar sërish numrin e bombarduesve të tij strategjikë bërthamorë të st...
Bota
14 Tetor 2022, 20:55
A.B
Foto ilustruese
SHBA- Në një moment të jetës sonë të gjithë ndjejmë trishtim. Megjithatë, depresioni &eum...
Bota
14 Tetor 2022, 20:45
A.B
Aktorja
SHBA- Seriali “ The Crown' në Netflix u ka dhënë shikuesve një pamje të parë të asaj që do ...
Bota
14 Tetor 2022, 20:35
k.m.
Joe Biden dhe Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se nuk sheh nevojën për bisedime me presidentin amerikan Joe ...
Bota
14 Tetor 2022, 20:26
A.B
Miniera
TURQI- Një shpërthim masiv është regjistruar ditën e sotme në një minierë të linjitit n...