LIVE UPDATES
Bota

Irani akuzon 11 persona për vrasjen e një paramilitari

Incidenti ndodhi më 3 nëntor në Karaxh, kryeqytetin e provincës Alborz, kur qytetarët po nderonin Hadis Najafin, duke u mbledhur pranë varrit së tij për të shënuar 40 ditë nga vrasja e tij gjatë protestave mbarëkombëtare që u nxitën nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit.

12 Nëntor 2022, 12:00 Nga d.a.
Irani akuzon 11 persona për vrasjen e një paramilitari
Iran

IRAN- Një zyrtar i gjyqësorit në Iran tha se 11 persona, përfshirë një grua, janë akuzuar për vrasjen e një anëtari të forcave paramilitare Basij, gjatë një ceremonie javën e kaluar.

Incidenti ndodhi më 3 nëntor në Karaxh, kryeqytetin e provincës Alborz, kur qytetarët po nderonin Hadis Najafin, duke u mbledhur pranë varrit së tij për të shënuar 40 ditë nga vrasja e tij gjatë protestave mbarëkombëtare që u nxitën nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit.

Shefi i gjyqësorit në Alborz, Fazeli Harikandi, e identifikoi anëtarin e grupit Basij si Ruhollah Ajamian dhe tha se ai u vra nga “protestuesit”.

“Protestuesit e sulmuan këtë oficer të sigurisë, i cili ishte i paarmatosur. E zhveshën dhe e goditën me thika, e rrahën, e goditën me gurë, e goditën me shkelma, e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë në një mënyrë të tmerrshme”, tha Harikandi.

Ngritja e aktakuzave erdhi pas nisjes së hetimit për këtë ngjarje. Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, në rrjetet sociale u postuan imazhe që tregonin “një grup protestuesish duke e sulmuar dhe vrarë” Ajaminin.

Harikandi tha se të akuzuarit përballen me akuza që dënohen me vdekje.

Të 11 të arrestuarit po ashtu akuzohen për prishjen e rendit publik që çoi në vrasje, tubim me qëllim të kryerjes së krimeve kundër sigurisë së shtetit dhe propagandë kundër shtetit, tha ky zyrtar i gjyqësorit.

Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, pasi u arrestua në Teheran nga policia e moralit, nën akuza se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Që nga vdekja e saj, iranianët kanë organizuar protesta në mbarë vendin, protesta që po shihen si kërcënimi më i madh për qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979. Qeveria iraniane ka akuzuar qeveritë perëndimore për trazirat dhe ka shtypur protestat.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se nga shtypja e protestave janë vrarë mbi 300 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur. Disa pjesëtarë të forcave të sigurisë po ashtu raportohet se janë vrarë.

Mijëra persona janë arrestuar, përfshirë gazetarë, avokatë, aktivistë dhe të tjerë.

Më 12 nëntor, ekspertët për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara u bënë thirrje autoriteteve iraniane që të mos ngrenë akuza që parashohin dënime me vdekje, për pjesëmarrje apo dyshim për pjesëmarrje në protestat paqësore./REL/

protestat ne iran mahsa amini fazeli harikandi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj