LIVE UPDATES
Bota

Irani flet hapur për mundësinë e krijimit të bombës bërthamore

Ky kanal ka pretenduar se objekti nëntokësor Fordow ka mundësi të prodhojë uranium mjaftueshëm pë të pasuruar një armë bërthamore. Këto pretendime janë thënë më zëshëm më 1 gusht nga Mohammad Eslami, udhëheqës i organizatës iraniane për energji bërthamore.

6 Gusht 2022, 10:21 Nga k.m.
Irani flet hapur për mundësinë e krijimit të bombës
Foto ilustruese

Zyrtarët iranianë kanë nisur të flasin publikisht për mundësitë e krijimit të një arme bërthamore. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pati lëshuar më 2005 një urdhër fetar kundër armëve bërthamore dhe prej atëherë zyrtarët kanë pretenduar se programi bërthamor i Teheranit ekziston vetëm për qëllime civile.

Megjithatë, ajo retorikë ka ndryshuar në javët e fundit. Kamal Kharazi, këshilltar i lartë i Khameneit, ka sugjeruar më 17 korrik se Irani ka kapacitet që të krijojë armë bërthamore, mirëpo vendimi nëse do të krijohet një e tillë, nuk është marrë ende.

Në një video të publikuar në Telegram nga një kanal i afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit më 29 korrik, është pyetur audienca: “Kur do të zgjohet bomba e fjetur bërthamore e Iranit?”

Ky kanal ka pretenduar se objekti nëntokësor Fordow ka mundësi të prodhojë uranium mjaftueshëm pë të pasuruar një armë bërthamore. Këto pretendime janë thënë më zëshëm më 1 gusht nga Mohammad Eslami, udhëheqës i organizatës iraniane për energji bërthamore.

Deklaratat e fundit janë të pashembullta, por mund të jenë përpjekje nga ana e Iranit për të përfituar sa më shumë në tavolinën negociuese. Bisedimet me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore - që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 - janë të bllokuara tash e saj muaj.

Në anën tjetër, deklaratat e fundit mund të shihen si tentime të Iranit për t’u bërë fuqi bërthamore.

Marrëveshja e vitit 2015 parasheh kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare për Teheranin.

Kur kanë diskutuar për çështjet bërthamore, zyrtarët iranianë në vitet e fundit kanë cituar nocionin islamik të njohur si taqiya, që do të thotë se besimtarët mund të fshehin besimet e tyre përballë persekutimit. Thënë më thjeshtë, ata mund të arrijnë synimin e tyre fshehurazi. Është e vështirë të besohet se këto deklarata janë bërë pa miratimin e Khameneit, i cili ka fjalën e fundit në çështje të tilla me rëndësi.

Qëllimi i liderit suprem mund të jetë rikthimi i besimit publik dhe krenarisë për programin bërthamor të Iranit dhe që të shpërfaqë vendosmërinë e Republikës Islamike. Në këtë mënyrë, nëse Irani i rikthehet marrëveshjes bërthamore, Khamenei mund të ruajë fytyrën e vet. Kur ishte nënshkruar marrëveshja më 2015, ai pati përshëndetur “fleksibilitetin heroik” të Iranit.

Mirëpo, prej kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje më 2015, ky pakt është zbatuar fare pak. Qasjen e këtyre ditëve të Khameneit, disa e shohin si “çoroditje sfiduese”, pasi retorika përshkallëzuese pritet të zgjerohet.

Më 2 gusht, ligjvënësi Mohammadreza Sabaghiyan, ka kërcënuar publikisht se “nëse armiqtë i vazhdojnë ngacmimet, ne do t’i kërkojmë liderit tonë që të ndryshojë urdhrin fetar në të mirë të krijimit të bombës”.

Udhëheqësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka thënë më 2 gusht se “fjalët e mira” nga Irani nuk mjaftojnë për të kënaqur inspektorët ndërkombëtarë. Grossi ka theksuar se shpreson që Teherani është i gatshëm për transparencë sa i përket programit bërthamor, i cili është duke u zhvilluar “shumë, shumë shpejt”.

Grossi i ka bërë këto deklarata kur është pyetur për rolin e Agjencisë në monitorimin e ringjalljes së mundshme të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Ai ka bërë thirrje që Irani t’i mundësojë Agjencisë qasjen nëpër centrale, për të vlerësuar nëse programi i pasurimit të uraniumit është ende në nivelet që konsiderohen paqësore.

“Kur është fjala për çështje bërthamore, fjalët e mira nuk funksionojnë. Ajo çfarë ju duhet të bëni është që të jeni transparent dhe të punoni me ne. Ne jemi të gatshëm dhe shpresojmë se edhe ata do të jenë”, u ka thënë Grossi gazetarëve në Kombet e Bashkuara.

“Ata kanë një program bërthamor ambicioz që duhet të verifikohet në mënyrën e duhur. Programi është duke u zhvilluar shumë shpejt dhe në disa aspekte, sepse po i rriten edhe ambiciet edhe kapaciteti”.

Aktualisht, Irani është duke pasuruar uranium 60 për qind të pastër. Kjo shifër është disa herë më e lartë sesa 3.67 për qind sa e parasheh marrëveshja e vitit 2015. Për të krijuar armë bërthamore, uraniumi duhet të pasurohet në deri 90 për qind./REL

iran marreveshja berthamore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj