LIVE UPDATES
Bota

Irani konfirmon vrasjen e një oficeri të Gardës Revolucionare në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, raportoi më 26 mars se Behruz Vahedi, anëtar i Forcës Kuds të Gardës Revolucionare, u vra gjatë sulmeve të dyshuara ajrore izraelite në Deir al-Zor, në lindje të Sirisë.

26 Mars 2024, 18:01 Nga M.B
Irani konfirmon vrasjen e një oficeri të Gardës Revolucionare
Kadetët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit duke marrë pjesë në varrimin e një komandanti të lartë të Forcave Kuds të vrarë në Siri në dhjetor të vitit 2023.

IRAN- Irani ka konfirmuar vdekjen e një anëtari të Gardës Revolucionare Islamike në Siri pas sulmeve ajrore për të cilat ka fajësuar Izraelin. Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, raportoi më 26 mars se Behruz Vahedi, anëtar i Forcës Kuds të Gardës Revolucionare, u vra gjatë sulmeve të dyshuara ajrore izraelite në Deir al-Zor, në lindje të Sirisë. Mediat e afërta me Qeverinë siriane kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për këto sulme ajrore. As SHBA-ja e as Izraeli nuk kanë komentuar për këtë ngjarje. Më herët, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se gjatë sulmeve u vranë 13 persona, përfshirë 12 anëtarë të Gardës Revolucionare që nuk ishin sirianë.

Të paktën 11 anëtarë iranianë të Gardës Revolucionare u vranë në sulmet e dyshuara në Siri dhe Liban në nisje të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë në tetor. Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gazë në përgjigje të sulmit të Hamasit. Afër 1.200 persona, shumica civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe afër 250 të tjerë u rrëmbyen. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Aleatët rajonalë të Iranit, që bëjnë pjesë në të ashtuquajturin ‘Bosht të rezistencës’, kanë sulmuar interesat izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme pas nisjes së luftës në Gazë. Megjithatë, grupet e armatosura kanë reduktuar sulmet e tyre ndaj bazave amerikane pas një serie sulmesh të kryera nga SHBA-ja në shkurt. Sulmet në Siri ndodhën disa orë para se shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, arriti në Teheran për takime me zyrtarët iranianë, përfshirë liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Gjatë një konference për media ai tha se rezoluta e miratuar më 25 mars nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për armëpushim në Gazë tregon se Izraeli po përjeton “një izolim të paprecedent politik”.

Garda Revolucionare i shkoi në ndihmë presidentit sirian, Bashar al-Assad më 2013, gjatë luftës civile siriane. Qindra komandantë dhe oficerë të Gardës, që Irani i përshkruan si “këshilltarë ushtarakë” besohet se janë në Siri. Irani ka një rrjet të madh të milicive në këtë shtet arab, që përbëhen kryesisht nga luftëtarë shiitë afganë dhe pakistanezë./ REL

irani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj