LIVE UPDATES
Bota

Irani kundër Izraelit: Kush është në avantazh ushtarak?

Izraeli ka nisur sulme kundër Iranit më 19 prill, pothuajse një javë pas sulmeve të pashembullta të Teheranit me raketa dhe dronë drejt tokës izraelite.

20 Prill 2024, 08:26 Nga r.ll
Irani kundër Izraelit: Kush është në avantazh ushtarak?
foto ilustruese

IZRAEL- Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një lufte të plotë në mes të armiqve të përbetuar. Izraeli ka nisur sulme kundër Iranit më 19 prill, pothuajse një javë pas sulmeve të pashembullta të Teheranit me raketa dhe dronë drejt tokës izraelite.

Sulmi i Iranit ka qenë kundërpërgjigje për një sulm ajror që ka vrarë shtatë komandantë iranianë në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill. Irani e mban përgjegjës Izraelin për atë sulm, por ky i fundit as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar diçka të tillë.

Në rast të ndonjë konflikti të madh të drejtpërdrejtë, Izraeli do të ishte në avantazh ushtarak, si në aspektin e mbrojtjes, ashtu edhe të sulmit, vlerësojnë ekspertët. Por, ata besojnë se edhe kërcënimi që përbën arsenali iranian me dronë dhe raketa, nuk duhet të nënvlerësohet.

Irani kundër Izraelit: Kush është në avantazh ushtarak?


Duke qenë nën sanksione që disa dekada, Irani ka investuar tejet shumë në zhvillim të programeve të brendshme të armëve, çka ka rezultuar me dronë të lirë dhe efektiv, por edhe raketa të avancuara balistike. John Krzyzaniak, hulumtues në Projektin Uiskonsin për Kontrollin e Armëve Bërthamore, ka thënë se raketat e Iranit “përbëjnë kërcënim serioz” për Izraelin.

Ndërkohë, dronët luftarakë dhe vetëvrasës të Iranit “mund të bëjnë kërdinë në popullsinë civile”, nëse lëshohen në numër të madh, ka thënë ai.

Prapëseprapë, Izraeli është në përparësi.

Përveç avantazhit të Izraelit ndaj Iranit, në aspektin operacional dhe atë të inteligjencës, ky vend ka edhe pajisje për mbrojtje prej sulmeve bërthamore, kanë thënë ekspertët. Izraeli besohet se posedon edhe armë bërthamore, dhe sipas Iniciativës për Kërcënim Bërthamor, me bazë në Uashington, vlerësohet se ky vend i ka 90 koka bërthamore.

Përgjatë sulmit të 13 prillit, Irani i ka lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit. Teherani ka pretenduar se nuk i ka përdorur disa prej armëve më të avancuara të shtetit. Sulmi besohet të ketë qenë i menduar mirë, ashtu që të mos ketë dëme të mëdha në civilë apo në infrastrukturë.

Izraeli ka thënë se pothuajse të gjithë dronët dhe raketat iraniane janë rrëzuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Jordanisë. Disa prej raketave i kanë depërtuar mbrojtjes izraelite dhe e kanë goditur një bazë ajrore, duke shkaktuar dëme shumë të vogla, sipas Forcës Mbrojtëse të Izraelit. Fabian Hinz, hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, ka thënë se vendimi i Iranit për t’i lansuar më shumë se 100 raketa balistike, ka qenë “goxha i madh”, për shkak të logjistikës dhe burimeve njerëzore të përfshira.

“Në fakt nuk jam i sigurt që ka ndodhur diçka e tillë më parë nga ana e Iranit dhe më bën të hamendësoj sa larg do të mund të shkonte”, ka thën Hinz për Shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë.

Sistemet mbrojtës të Izraelit kanë “performuar mirë” kundër raketave iraniane, ka thënë Jeremy Binnie, specialist i mbrojtjes për rajonin e Lindjes së Mesme, në kompaninë e inteligjencës në fushën e mbrojtjes, Janes. Mirëpo Binnie ka thënë se qëndrueshmëria e armëve iraniane besohet të ketë luajtur rolin më të madh. Inteligjenca amerikane ka vlerësuar që gjysma e raketave iraniane ose kanë dështuar që të nisen, ose kanë pësuar dështime gjatë fluturimit. Aeroplanët e avancuar të Izraelit i ofrojnë këtij shteti një tjetër avantazh në hapësirën ajrore.

Mirëpo, Izraeli përballet me pengesa të shumta, vlerësojnë ekspertët, duke përfshirë mungesën e cisternave ajrore të karburantit. Izraelit, po ashtu, i duhet të marrë leje prej disa shteteve, që pajisjet e tij të kalojnë nëpër disa hapësira ajrore, para se ato të arrijnë në Iran.

Ekspertët besojnë që nëse shpërthen lufta, Izraeli ka shumë mundësi të nisë raketa me rreze të gjatë kundër Iranit. Në anën tjetër, mbrojtja ajrore e Teheranit nuk është e testuar në fushëbetejë. Ekspertët kanë thënë se duke marrë parasysh avantazhin ushtarak të Izraelit, Irani ka shumë mundësi të vazhdojë luftën jokonvencionale me kapacitete asimetrike.

Kjo përfshin angazhimin e “Boshtit të Rezistencës”, rrjetit të grupeve militante të përkrahura nga Irani, të cilat e kundërshtojnë dhe me raste luftojnë Izraelin./REL

iran izrael lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj