E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
“Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme”, ka thënë ai.
IRAN- Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
“Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme”, ka thënë ai.
Ai ka thënë, po ashtu, se Irani i ka informuar Shtetet e Bashkuara se sulmet e tij kundër Izraelit do të jenë të “kufizuara” dhe për vetëmbrojtje, gjatë një takimi me ambasadorë të jashtëm.
Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit.
Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Izrael, teksa sistemi ajror izraelit i ka rrëzuar raketat dhe dronët në ardhje.
Ushtria amerikane dhe ajo britanike është thënë të kenë ndaluar një numër të madh të raketave dhe dronëve ende pa arritur në Izrael.
Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.
Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake.
Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, e ka paralajmëruar Izraelin kundër ndonjë “sjelljeje të pamatur”, pas sulmit, duke thënë se përgjigja pasuese e Teheranit do të jetë “edhe më e fuqishme”.
Ushtria iraniane ka pretenduar se sulmet e saj i kanë arritur të gjitha objektivat dhe se operacioni është kryer me sukses.
Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje./REL
Papa Françesku IZRAEL- Papa Françesku ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit. Papa i k&e...
foto ilustruese INDONEZI- 14 njerëz janë vrarë nga rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian të Sulawesi, raportoi t&eu...
Millivoje Katniç MALI I ZI- Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katni&cc...
foto ilustruese GAZA- Sulmi i Iranit ndaj Izraelit tërhoqi duartrokitje nga shumë palestinezë në Gaza të dielën si shpjegim i...
foto ilustruese KATAR- Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka lëshuar një deklaratë ku shpreh shqetësimin e thell&e...
Dronet IRAN- Forcat detare amerikane rrëzuan rreth 70 dronë sulmues iranianë të nisur drejt Izraelit. Media amerikane ABC News shkruan ...
Ushtria izraelite GAZA- Një nga operacionet e fundit ushtarake izraelite në Gaza ka shënjestruar një grup palestinezësh që is...
Inessa Polenko GJEORGJI- Një grua 39-vjeçare ra në boshllëk nga një lartësi prej 50 metrash, teksa po përpiqej t&...
foto ilustruese IZRAEL- Udhëheqësit globalë kanë dënuar me shpejtësi veprimet e Teheranit, duke kërkuar përmbajtje ...
foto nga izraeli IZRAEL- Nga sulmet iraniane mbrëmjen e djeshme në Izrael, raportohet se një fëmijë 7 vjeç u plagos nga bom...