Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.
BRUKSEL- Qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian hapen të premten në Republikën Çeke dhe në Irlandë, në ditën e dytë të këtij procesi. Përgjatë katër ditëve, sa zgjasin këto zgjedhje, do të mund të votojnë 360 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian.
Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.
“Votoni për Sinn Fein të premten, si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.
Irlanda i ka 14 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian. Publiku në këtë shtet është i shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, prandaj edhe është rritur numri i kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra të imigrimit.
Në Republikën Çeke, zgjedhjet do të mbahen të premten dhe të shtunën. Ky shtet i ka 21 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian. Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas agjencisë çeke të sondazheve, STEM.
Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian.
Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020. Holanda ka qenë shteti i parë që i ka nisur votimet të enjten, ndërsa të shtunën, procesi nis edhe në Itali, Letoni, Maltë, Sllovaki dhe Itali. Pjesa tjetër e shteteve do të votojnë të dielën.
Marrë nga REL
foto ilustruese RAFAH- Një fotografi nga Rafahu i Rripit të Gazës, që është shikuar nga miliona njerëz, shfaq tenda n&eu...
Hill KOSOVË- Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashk&eum...
Sulmi SHBA- Një baba i katër fëmijëve u qëllua për vdekje kur një person hapi zjarr ndaj makinave të rast...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar të enjten masën e paraburgimit prej një muaji dy burrave...
Pensionistë KOSOVË - Bislim Ademi nga fshati Bërrnicë e Poshtme i Prishtinës orvatet ta mbyllë muajin me pensionin e tij pr...
foto ilustruese BJELLORUSI- Një ushtar polak, i cili ishte therur nga një emigrantë në kufirin me Bjellorusinë, ka vdekur të ...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se shumë gjermanë janë të shqetësuar se konflikti Rusi-Ukrainë mund ...
foto ilustruese BRITANI- Rreth 80 emigrantë janë shpëtuar në det nga autoritetet britanike të enjten, pasi një anije e vog&eu...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë të enjten kritikat e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së ndaj vendimit të saj për...
foto ilustruese BRUKSEL- Mandati pesëvjeçar i Parlamentit Evropian në largim u shënua nga sfida të shumta, disa prej të cil...