All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ish-e dashura e protagonistit të 'The Tinder Swindler' thyen heshtjen: U detyrova ta mbroja në publik, ai më kishte nën kontroll! (Episodet e dhunës)

Konlin thotë se ai nisi ta kritikonte vazhdimisht për pamjen e saj, veshjet, peshën dhe lëkurën e saj dhe për pasojë, ajo përjetoi një periudhë aknesh dhe filloi të humbiste besimin. Nuk ishte e sigurtë se çfarë do të ndodhte të nesërmen me të dhe filloi të shkëputej nga shoqëria.

19 Shkurt 2023, 15:54 Nga F.M
Ish-e dashura e protagonistit të 'The Tinder Swindler' thyen
Kate Konlin
All - Paragraf - 1

SHBA- Kate Konlin, një modele nga Izraeli, vetëm 23 vjeçe tregon se si ka rënë pre e dhunës nga Simon Leviev, mashtruesi që u bë i famshëm përmes serialit që bëri bujë në Netflix, ‘The Tinder Swindler’ dhe gjithashtu ka ndaluar për një vizitë në Shqipëri. Në rrëfimin e saj për BBC, Kate tregon se gjithçka nisi intensivisht. Dyshja u njohën në Instagra dhe brenda pak javësh e gjetën veten duke bashkëjetuar.

“Ishte intensive, por si një 23-vjeçare, medoja se dashuria kështu duhet të ishte,”- thotë ajo.

Por, kjo ishte koha kur nisën zënkat.

Konlin thotë se ai nisi ta kritikonte vazhdimisht për pamjen e saj, veshjet, peshën dhe lëkurën e saj dhe për pasojë, ajo përjetoi një periudhë aknesh dhe filloi të humbiste besimin. Nuk ishte e sigurtë se çfarë do të ndodhte të nesërmen me të dhe filloi të shkëputej nga shoqëria.

"Ata thanë se isha kthyer në një njeri ‘gri’, pa ngjyra,"- thotë ajo, duke parë duart e saj.

Pas disa muajsh, Leviev filloi të kërkonte para, duke i marrë hua mijëra dollarë modeles që kishte për të dashur. Shifra kapi vlerën e 150,000 dollarëve. Ajo ishte tashmë një modele ndërkombëtare që kishte qenë në kopertinën e Vogue Japan, Grazia Italy dhe revistës Wallpaper në MB, ishte e sigurt financiarisht dhe ai e dinte këtë.

Por abuzimi emocional, u kthye dhe në atë fizik.

Konlin i ka dërguar BBC-së regjistrime audiosh të Leviev. Ai shpesh bërtet dhe kërkon para duke thënë se do t’i investojë, do t’i shumëfishojë dhe do t’ia kthejë.

Në njërën, ai bërtet teksa i shpjegon pse nuk mund t'ia kthejë momentalisht.

"Kate, unë jam milionere! Dhe ky është një fakt. Për momentin, unë jam bllokuar. Kupton? Jam bllokuar! A e kupton truri yt i dehur? Ai truri yt i vogël sa i zogut. Kam ngecur Kate. Nuk të kam vjedhur.Ti m’i ke dhënë me dëshiren tënde, kjo është e gjitha,"- shton ai.

Dokumentari më i ndjekur i Netflix në 90 vende që nga koha kur u publikua në shkurt 2022, tregonte se Simon Leviev kishte mashtruar gratë që kishte takuar në aplikacionin e takimeve Tinder dhe u kishte marrë rreth 10 milionë dollarë. Ai i mohon akuzat.

“E dija se gjithçka ishte e vërtetë. Por ndihesha e detyruar të pranoja versionin e tij të ngjarjeve. Isha në një marrëdhënie kontrolluese dhe ishte e lehtë për të që të më bindte që ta mbroja publikisht, për shembull në emisionin e lajmeve në SHBA Inside Edition. Më tha: “Nëse më mbron, njerëzit do të më besojnë, sepse je grua,”- tregon Kate.

“Njerëzit nisën të më mallkonin, thonin se do të donin që të prekesha nga kanceri ose të më godiste një makinë dhe se meritoja më të keqen nga gjithçka sepse isha në një lidhje me të,”- thotë Konlin.

Debatet mes çiftit u intensifikuan dhe më 29 mars gjithçka mori fund.

“I thashë, kaq, po iki, nuk duroj dot më. Fillova të paketoja gjërat e mia,”- thotë ajo.

Konlin thotë se debati u kthye fizik. Ajo thotë se ai e shtyu dhe ajo preu këmbën e saj.

"Ishte gjakderdhje. U ndjeva e vdekur. Doja të vrisja veten," thotë ajo.

Pasi shkoi në spital, ajo paraqiti një ankesë kundër Leviev në polici.

Kur i kërkuam Leviev të përgjigjej, ai na dërgoi nëntë email brenda 45 minutave. Leviev thoshte se ai kurrë nuk ka lënduar fizikisht asnjë grua.

Janey Starling, një aktiviste kundër abuzimit në familje, flet mbi këtë marrëdhënie.

"Kontrolli shtrëngues është diçka që ndodh çdo ditë dhe është shumë e zakonshme,"- thotë ajo.

“Shumë burra abuzues nuk kanë qenë kurrë fizikisht të dhunshëm ndaj partnereve të tyre… por ata kanë qenë intensivisht kontrollues, shumë kritikë, nënçmues dhe kërcënues,”- shton ajo.

Pavarësisht se është një mashtrues i dënuar, Leviev ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Ai vazhdon të postojë video ku shihet duke vozitur makina të shtrenjta, dhe duke kaluar kohë me femra të bukura. Në disa video njerëzit kërkojnë fotografi me të, sikur të ishte një personazh i famshëm. Ai tarifon 82 £ (100 dollarë) për një video mesazh të personalizuar dhe 165 £ për një telefonatë.

"Ne po shohim një magjepsje të një mendësie dhe stili jetese hiper-mashkullore anti-grua, dhe kjo gjë po u shpërndahet njerëzve si diçka e pranueshme, mbresëlënëse, veçanërisht të rinjve e adoleshentëve," thotë Jessica Reaves, drejtore editoriale e Qendra për Ekstremizëm të ADL-së.

Kate Konlin sot qesh, ajo është ndoshta një nga të vetmet modele në botë që është e lumtur që ka shtuar peshë!

Pas gati një viti pa oferta pune pas publikimit të The Tinder Sëindler, karriera e saj si modele ka marrë sërish hov. Ajo tani dëshiron t'u tregojë grave të reja se si mund të duket nga brenda një marrëdhënie e pakënaqur dhe kontrolluese.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

kate konlin simon leviev

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj