LIVE UPDATES
Bota

Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar. Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.

19 Mars 2024, 22:05 Nga N.F
Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden
Mark Milley

SHBA- Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej Afganistanit, teksa vendi ka rënë në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, e kanë fajësuar administratën e presidentit amerikan, Joe Biden për largimin kaotik.

Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar. Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.

Dy prej dallimeve kyçe kanë qenë që ushtria ka këshilluar që SHBA-ja t’i mbajë të paktën 2.500 ushtarë në Afganistan për të garantuar stabilitetin, dhe dyshimi që Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nuk e ka marrë me kohë vendimin për evakuim.

Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me një dokument të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin është thënë se vendimet e presidentit Biden kanë qenë “tejet të kufizuara” për shkak të marrëveshjeve paraprake të negociuara prej ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe ushtria është fajësuar për situatën, duke thënë se komandantët kryesorë kanë pasur mjaftueshëm burime për të menaxhuar evakuimin.

Në ditët e fundit të luftës janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në aeroportin e Kabulit, teksa talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan. Mijëra shtetas amerikanë dhe afganë kanë bërë çmos që të nisen drejt SHBA-së. Në fund, ushtria amerikane ka arritur t’ shpëtojë më shumë se 130.000 civilë, para se të nisej aeroplani i fundit ushtarak prej Kabulit.

Ish-udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley, dhe ish-shefi i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Frank McKenzie, i kanë thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, se kaosi i krijuar në fund ka qenë rezultat i dështimit të DASH-it për të kërkuar evakuimin e personelit amerikan, derisa është bërë vonë.

“Më 14 gusht, është marrë vendimi i DASH-it për evakuim joushtarak, dhe ushtria amerikane është alarmuar, mobilizuar dhe është angazhuar më shpejt sesa çdo ushtri tjetër në botë”, ka thënë Milley.

Mirëpo, sipas tij, vendimi është marrë shumë vonë.

“Gabimi thelbësor, lëshimi thelbësor ka qenë afati kohor”, ka thënë Milley. “Ka qenë shumë i ngadalshëm dhe shumë i vonshëm”.

"Urdhrat për evakuim merren prej Departamentit të Shtetit, mirëpo në javët dhe muajt para se të binte Kabuli në duart e talibanëve, Pentagoni i ka kërkuar DASH-it plane për evakuime dhe ka qenë i shqetësuar që ai nuk ka qenë gati”, ka thënë McKenzie.

“Ne kemi pasur forca në rajon prej 9 korrikut, por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, ka thënë mes tjerash McKenzie, duke e quajtur kohën e marrjes së vendimit “gabimin fatal që ka krijuar atë që ka ndodhur në gusht”.

“Besoj që ngjarjet e mesit dhe fundit të gushtit kanë qenë rezultat direkt i vonesave në inicim të evakuimeve për shumë muaj, në fakt deri kur kemi arritur ekstremin dhe talibanët e kanë marrë shtetin në duar”, ka thënë McKenzie.

Milley ka qenë zyrtari kryesor ushtarak në atë kohë, dhe i ka kërkuar presidentit Biden që të mbahen 2.500 forca në Afganistan për t’iu mundësuar forcave speciale afgane që t’i ndalin talibanët dhe të mbajnë aktive bazën ajrore amerikane Bagram, e cila do të ofronte opsione ushtarake shtesë për t’iu përgjigjur sulmeve të talibanëve.

Biden nuk e ka miratuar planin, duke kërkuar angazhimin e rreth 650 personave për të siguruar Ambasadën amerikane. Ajo forcë e vogël në numër nuk ka qenë adekuate për të mbajtur bazën ushtarake Bagram, në të cilën kanë hyrë shpejt talibanët.

Talibanët janë në pushtet në Afganistan qysh prej largimit të SHBA-së, dhe diçka e tillë ka rezultuar në ndryshime dramatike për popullsinë, duke përfshirë humbjen pothuajse totale të të drejtave të vajzave dhe grave. Shtëpia e Bardhë ka gjetur vitin e kaluar se tërheqja kaotike është shkaktuar pasi Biden ka mundur të bëjë pak, pas marrëveshjeve të nënshkruara prej Trumpit për tërheqje të forcave.

Marrë nga REL

biden kabul mark milley

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj