LIVE UPDATES
Bota

'Ishte impulsive, më shante'/ Vrau gruan me lugën e këpucëve, shpallet fajtor 69-vjeçari nga Kosova në Zvicër

Gruaja dhe fëmijët fillimisht kanë qëndruar në Ballkan dhe nga viti 1994 janë zhvendosur edhe ata në Zvicër. Fillimisht, jeta me gruan e tij shkonte shumë mirë.

17 Nëntor 2022, 10:01 Nga k.m.
'Ishte impulsive, më shante'/ Vrau gruan me lugën e
Foto ilustruese

Gjykata e Qarkut në St.Gallen e kishte shpallur fajtor shtetasin 69-vjeçar nga Kosova për vrasje nga pakujdesia në shtator të vitit 2020. Ajo e kishte dënuar atë me gjashtë vjet e gjysmë burgim dhe me dëbim nga vendi për shtatë vjet. Kundër këtij aktgjykimi i akuzuari u ankua. Në seancën e apelit, avokatët e tij mbrojtës kërkuan dënimin me dy vjet burgim dhe heqjen dorë nga dëbimi nga vendi. Në seancën e apelit i akuzuari tha se kishte ardhur në Zvicër gati 50 vjet më parë për shkak se gjendja ekonomike në vendin e tij ishte shumë e keqe, shkruan tagblatt.ch. Në vitin 1979 u martua me një bashkatdhetare dhe patën pesë fëmijë.

Gruaja dhe fëmijët fillimisht kanë qëndruar në Ballkan dhe nga viti 1994 janë zhvendosur edhe ata në Zvicër. Fillimisht, jeta me gruan e tij shkonte shumë mirë, shpjegon ai. Por, me daljen e tij në pension, në vitin 2013, gruaja kishte ndryshuar sjelljen dhe marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar, transmeton albinfo.ch.

Kryetari i trupit gjykues i ka ballafaquar të akuzuarin me përmbajtjen e aktakuzës. Aty thuhej se gruaja kishte filluar, në mënyrën e përshkruar si impulsive, ndonjëherë agresive të akuzonte rregullisht burrin e saj duke e fyer dhe poshtëruar, dhe duke i shkaktuar kështu lëndim të thellë emocional.

Fëmijët e tyre e përshkruanin vazhdimisht babanë e tyre si një person të këndshëm dhe të qetë, transmeton albinfo.ch. Ai reagonte ndaj sulmeve të gruas së tij duke qëndruar i qetë, i heshtur, këmbëngulës dhe ndonjëherë duke ikur. Ai kurrë nuk ishte i zhurmshëm apo i dhunshëm ndaj saj.

Me sa duket, fëmijët kishin trajtuar bashkë situatën e përkeqësuar në shtëpinë e prindërve të tyre. Ata kishin shkëmbyer mendimin se trajtimi psikiatrik ndoshta do t’i bënte mirë nënës. Gjatë marrjes në pyetje në prokurori, ata deklaruan se nëna e tyre në fakt (më herët) ishte një person me zemër të mirë, por më pas kishte “kthyer pllakën” dhe kishte filluar të fantazojë. I akuzuari konfirmoi përmbajtjen e cituar nga aktakuza.

Të Premten e Madhe të vitit 2019 (19 prill) ndodhi tragjedia familjare: Që në mëngjes, viktima mësohet se ka fyer dhe poshtëruar vazhdimisht bashkëshortin.

“Edhe pse deri në atë moment ai i kishte duruar gjithmonë me qetësi tiradat dhe ofendimet e gruas së tij, këtë herë ai u soll ndryshe nga zakonisht, provokimet atë mëngjes shkaktuan një reagim të pakontrolluar”, thuhet në aktakuzë.

I dyshuari fillimisht e goditi gruan me grusht në fytyrë, më pas e kapi një lugë metalike këpucësh dhe e goditi gruan në vazhdimësi në kokë me të. Pas kësaj ai thirri policinë. Ai ka shpjeguar se kishte rrahur gruan e tij dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur. Pas mbërritjes së ambulancës dhe policisë, ai ka lejuar të arrestohet pa rezistencë. Më vonë ai ka dëshmuar se kurrë nuk e kishte menduar të vriste gruan e tij.

Mbrojtja theksoi se gjykata më e ulët kishte shqiptuar një dënim të tepruar. Ajo nuk kishte marrë parasysh rrethanat që çuan në krim. Klienti i tij duhet të dënohet me burg me kusht prej dy vjetësh dhe të lirohet menjëherë nga paraburgimi në të cilin ndodhet prej një viti e gjysmë. Dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget, përcjell albinfo.ch. Të gjithë fëmijët dhe nipërit e tij, me të cilët ka kontakte të ngushta, jetojnë në Zvicër. Ai ka punuar këtu për 40 vjet dhe nuk kishte rënë kurrë në kundërshtim me ligjin. Ai është i integruar mirë në Zvicër. Nëse do t’i duhej të kthehej në atdheun e tij, ai do të humbiste të gjitha kontaktet shoqërore.

Prokurorja kërkoi rrëzimin e ankesës. Gjykata më e ulët e ka arsyetuar me kujdes vendimin e saj, shpjegoi ajo. Ajo argumentoi se akti ishte shumë brutal dhe se intensiteti i tij ishte i pakuptueshëm.

Gjykata Kantonale e St.Gallenit ka shpallur vendimin e saj me shkrim. Ndonëse ka anuluar vendimin e gjykatës më të ulët, ajo vetëm sa ka ulur dënimin me burg nga gjashtë vjet e gjysmë në gjashtë vjet e tre muaj. Dëbimi nga shteti prej shtatë vitesh gjithashtu mbetet në fuqi. I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e të gjitha hetimeve dhe procedurave gjyqësore. Ato arrijnë në rreth 50.000 franga./Telegrafi

st.gallen zvicer

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2022, 08:48 A.B

Forcohet mafia ndërkombëtare në Turqi

Avioni Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniq në Stamboll, ku ...

Bota 17 Nëntor 2022, 08:14 A.B

DW: Trump nuk duhet nënvlerësuar

Donald Trump Përpara se Donald Trump të thoshte në Florida ato fjalë që i prisnin të gjithë, përmes faqes së t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj