LIVE UPDATES
Bota

Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e emigrantëve

Partenico Vincenzo kishte dalë për peshkim gjatë një mëngjesi në vitin 2022, kur pa një varkë me 24 imigrantë që po përpiqeshin të kalonin nga Afrika për në Evropë. Ai lundroi drejt tyre dhe papritmas imigrantët filluan të shkojnë drejt varkës së tij. E vetmja zgjidhje ishte t’u ndihmonte, thotë ai.

14 Korrik 2024, 20:13 Nga I.A
Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e
Emigrantet

ITALI- Qeveria e Italisë po shqyrton një qasje të re, që ka në qendër zhvillimin, për të parandaluar imigrantët që të përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika. Analistët thonë se nëse plani ka sukses, mund të shërbejë si model për tërë Evropën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins thotë se banorët në ishullin italian të Lampedusës, ku vitin e kaluar mijëra imigrantë shkuan në brigjet e ishullit brenda një jave të vetme, po e mirëpresin këtë qasje.

Partenico Vincenzo kishte dalë për peshkim gjatë një mëngjesi në vitin 2022, kur pa një varkë me 24 imigrantë që po përpiqeshin të kalonin nga Afrika për në Evropë. Ai lundroi drejt tyre dhe papritmas imigrantët filluan të shkojnë drejt varkës së tij. E vetmja zgjidhje ishte t’u ndihmonte, thotë ai.

“Mendova për familjet e tyre. Mendova gjatë për faktin që në këtë botë jemi vetëm një herë dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. U përpoqa t’i ndihmoj sa kisha mundësi”, tregon Partenico Vincenzo, peshkatar.

Peshkatari Vincenzo nuk është i vetmi banor në Lampedusa që është bërë shpëtimtar aksidental i imigrantëve në det të hapur. Peshkatarët në këtë vend, krahas autoriteteve italiane, shpëtojnë imigrantë gati çdo ditë.

Rreth 95,000 imigrantë kanë arritur në ishull gjatë 12 muajve të fundit, që nga 1 qershori i vitit 2023.

Që nga janari, qeveria italiane ka filluar zbatimin e një politike të re, të njohur si “Plani i Mattei-t” si përpjekje për të frenuar valën e imigrantëve.

Italia shpreson që plani do të riformulojë marrëdhëniet e saj me Afrikën, duke nxitur zhvillim dhe krijuar vende pune dhe për të parandaluar emigrimin e njerëzve nga vendet e tyre të origjinës.

“Bëhet fjalë për përdorimin e fondeve publike për përmirësimin e klimës investuese. Afrikës i duhen investime”, tregon Maddalena Procopio, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Zgjidhja e çështjes së migrimit të parregullt është shqetësimi kryesor i Kryeministres italiane Georgia Meloni, e cila duhet të përpiqet t’u bëjë lëshime votuesve të së djathtës së skajshme, të cilët e zgjodhën para dy vitesh në këtë pozitë.

Nëse funksionon, sipas analistëve, kjo qasje që synon zhvillimin për të ndaluar valën e imigrimit, mund të bëhet shembull për pjesën tjetër të Evropës.

“Asnjë shtet individual nuk mund t’i bëjë konkurrencë aktorëve tjerë ndërkombëtarë si Kinës dhe shteteve të Gjirit,” thotë zonja Procopio .

Në ishullin e Lampedusës, i cili është më afër Tunizisë dhe Libisë se pjesës tjetër të Italisë, aktivistët thonë se diçka duhet ndryshuar.

Aktivistja Matilda Etzaco nga organizata Maldusa, një organizatë në favor të imigrantëve thotë se gjendja e tashme është e papranueshme.

“Nuk duhet të ndodhë kjo që po ndodh ndër vite me njerëz që vinë përmes Detit Mesdhe. Është shumë rrezik - shumë, shumë njerëz po vdesin për pasojë, shumë njerëz po humbasin të afërmit e miqtë e tyre,” thotë ajo.

Ajo shpreh pakënaqësinë e saj me politikat e Italisë dhe disa shteteve evropiane, që financojnë forcat e sigurisë së shteteve afrikane për të kthyer prapa vazhdimisht imigrantët.

Zoti Vincenzo thotë se ai do të preferonte më shumë bashkëpunim për t’u dhënë fund rrugëtimeve përmes detit të rrezikshëm dhe gjetjes së mënyrave për të zbutur trysninë ndaj banorëve të ishullit.

“Për mua është një gjë shumë e normale në mënyrë që të mos shohim më vdekje në det. Jam i bindur se po që se bashkësia ndërkombëtare arrin një marrëveshje për këtë çështje, shumë viktima do të mund të shmangeshin.

Zyrtarët thonë se më shumë se 3,000 njerëz kanë humbur jetën në përpjekje për të kapërcyer Mesdheun gjatë vitit të kaluar. Aktivistët besojnë që vdekjet e shumë të tjerëve nuk janë raportuar.

Marrë nga VOA

partenico vincenzo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj