LIVE UPDATES
Bota

Izrael/ Aktivistët akuzojnë qeverinë për masa kundër grave

Gra të veshura me rroba të kuqe kanë marshuar në shumë prej demonstratave, duke shprehur drojën lidhur me qëllimet e qeverisë për të kufizuar liritë e grave. Por qeveria thotë se do ta mbrojë barazinë për gratë.

2 Shtator 2023, 19:24 Nga I.A
Izrael/ Aktivistët akuzojnë qeverinë për masa kundër
Protesta

IZRAEL-  Në Izrael, aktivistët e të drejtave të grave janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar lidhur me përpjekjet e qeverisë së re për të ndarë burrat dhe gratë në hapësirat publike. Aktivistët e të drejtave të grave kanë qenë në frontin e parë të protestave kundër qeverisë aktuale, që vazhdojnë prej tetë muajsh.

Kur një grup vajzash adoleshente, të veshura me pantallona të shkurtra dhe dekolte, hipën kohët e fundit në autobus në Izrael, shoferi i detyroi ato të uleshin në fund të autobusit dhe të mbuloheshin me shall. Ky veprim shihet si prirje shqetësuese në shoqërinë izraelite. Një prej vajzave, Eliyah Lior, tregoi për kanalin televiziv Kan 11 se çfarë ndodhi.

“Në autobus kishte burra ultra-ortodoksë dhe sapo hipëm na shikuan me çudi. U ulëm duke mos ditur se çfarë do të ndodhte. U ndjeva e poshtëruar dhe e pafuqishme”.

Shoferi i autobusit u pezullua, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ata që diskriminojnë gratë në autobusë do të ndëshkohen.

Këto lloj incidentesh nuk janë të reja. Ato janë bërë gjithnjë e më të zakonshme ndërsa komuniteti dhe partitë politike ultra-ortodokse fitojnë më shumë hapësirë në qeverinë aktuale dhe propozojnë ligje të reja, ku përfshihet edhe ndarja me baza gjinore në plazhe, parqe kombëtare, koncerte dhe madje edhe në universitete.

“Qeveria tashmë ka shpërbërë Autoritetin për Avancimin e Statusit të Gruas. Po përpiqet të largojë gratë nga hapësirat publike përmes mënyrave që nuk do të konsiderohen krim, një marrëveshje e koalicionit. Ndarja gjinore do të shtrihet edhe në hapësirën akademike, çka do t’u heqë grave akademike mundësinë e punësimit”, thotë për Zërin e Amerikës aktivistja izraelite Elana Sztokman.

Shtimi i sfidave ndaj të drejtave të grave nga politikanët ultra-ortodoksë dhe mbështetësit e tyre nxitën mijëra gra që të protestojnë në rrugët e qytetit Bnei, të banuar kryesisht nga izraelitët ultra-ortodoksë. Protestuesit mbanin pankarta për barazinë gjinore, ndërsa disa gra debatuan me burra ultra-ortodoksë.

Gratë i kundërshtojnë përpjekjet e ultra-ortodoksëve për të vendosur më shumë kufizime ndaj shoqërisë liberale laike izraelite.

Ultra-ortodoksët tashmë kontrollojnë shumë çështje civile, si martesat dhe divorcet. Aktualisht, partitë ultra-ortodokse në qeveri po përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre edhe më shumë përmes projektligjeve që do të lejonin gjykatat fetare të marrin vendime për kujdestarinë e fëmijëve në raste divorcesh dhe mbështetjen e tyre financiare.

“Shpresoj që të ketë një ndarje mes fesë dhe shtetit dhe njerëzit të jetojnë ashtu siç duan vetë, pa përdorur pushtetin e fesë”, thotë për Zërin e Amerikës protestuesja për të drejtat e grave Orli Beersheva.

Aktivistët e të drejtave të grave kanë qenë në frontin e parë të protestave kundër qeverisë aktuale, që vazhdojnë prej tetë muajsh. Kundërshtarët thonë se qeveria është e ekstremit të djathtë dhe ndikohet nga konservatorët fetarë.

Gra të veshura me rroba të kuqe kanë marshuar në shumë prej demonstratave, duke shprehur drojën lidhur me qëllimet e qeverisë për të kufizuar liritë e grave. Por qeveria thotë se do ta mbrojë barazinë për gratë.

Ultra-ortodoksët, të cilët kontrollojnë 18 vende në Parlamentin me 120 anëtarë, thonë se i respektojnë gratë dhe se ndarja e burrave dhe grave në mjedise publike është e mirë për familjen dhe shoqërinë. Deri më tani, aktivistët e të drejtave të grave mund të mbështeteshin tek Gjykata e Lartë për të luftuar kundër diskriminimit gjinor. Por ato shqetësohen se plani i qeverisë aktuale për reformimin e drejtësisë, që synon dobësimin e Gjykatës së Lartë, tani do ta vështirësojë kauzën e tyre.

Marrë nga VOA

eliyah lior izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj