Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Danon gjithashtu e paralajmëroi Iranin, i cili i mbështet Huthit, se Izraeli ka aftësi për ta goditur çdo shënjestër në Lindjen e Mesme, përfshirë në Iran.
IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i ka paralajmëruar për “herë të fundit” rebelët Huthi që t’i ndalin sulmet raketore kundër Izraelit, duke thënë se ata rrezikojnë ta përjetojnë fatin e njëjtë “mizor” sikurse Hamasi, Hezbollahu dhe Bashar al-Assadi i Sirisë, nëse ngulin këmbë.
Danon gjithashtu e paralajmëroi Iranin, i cili i mbështet Huthit, se Izraeli ka aftësi për ta goditur çdo shënjestër në Lindjen e Mesme, përfshirë në Iran.
Disa orë pas fjalimit të tij të hënën në mbrëmje, ushtria izraelite njoftoi se e rrëzoi një raketë të shkrepur nga Jemeni, e cila bëri që sirenat të binin në gjithë vendin.
Rebelët Huthi i sulmuan aeroportin “Ben Gurion” afër Tel Avivit dhe një stacion të energjisë elektrike në jug të Jerusalemit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe një raketë balistike Zulfiqar, përkatësisht, tha të martën zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree.
Sulmet ndaj Izraelit nuk do të ndalen, tha Mohamed Ali al-Houthi, kreu i komitetit suprem revolucionar i Huthit, pasi ushtria izraelite njoftoi për sulmet raketore.
"Bombardimi i entitetit [Izraelit] po vazhdon, siç po vazhdon edhe mbështetja për Gazën", shkroi ai në platformën X.
Danon, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi se Izraeli nuk do t’i tolerojë sulmet e mëtejshme nga rebelët Huthi.
“U them rebelëve Huthi, mbase ju nuk i keni kushtuar vëmendje asaj që ndodhi në Lindjen e Mesme gjatë vitit të fundit”, tha Danon.
“Epo, më lejoni t’jua kujtoj se cfarë ka ndodhur me Hamasin, Hezbollahun dhe Assadin, me të gjithë ata që u përpoqën të na shkatërrojnë. Lë të jetë ky paralajmërimi i fundit për ju. Ky nuk është kërcënim. Ky është premtim. Ju do ta përjetoni fatin e njëjtë mizor”, tha Danon.
Javën e kaluar, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i paralajmëroi rebelët Huthi se Izraeli "sapo ka filluar", pas sulmeve izraelite ndaj disa objektivave të lidhura me Huthit në Jemen, përfshirë aeroportin e Sanaas, portet në bregun perëndimor të vendit dhe dy termocentrale.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte duke u përgatitur për të hipur në një avion në aeroport kur ai u sulmua nga Izraeli. Ai shtoi se një anëtar i ekuipazhit të avionit u plagos.
Izraeli i vrau liderët kryesorë të grupit palestinez Hamas dhe grupit libanez Hezbollah, si dhe i shkatërroi strukturat e tyre ushtarake gjatë viteve së fundit. Eliminimi i tyre së bashku me rënien e regjimit të Assadit në Siri përfaqësojnë fitore monumentale për kryeministrin izraelit Netanyahu.
Huthit gjithashtu kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq, për, siç thonë ata, të treguar solidariteti me palestinezët në Gazë.
Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerëve.
Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL
foto ilustruese BOTA- Viti i Ri është një nga festat më emocionuese në botë, pasi njerëzit në mbarë globi...
foto ilustruese SIRI- OJQ-ja Save The Children ka zbuluar se më shumë se gjysma e fëmijëve në Siri nuk shkojnë në s...
foto ilustruese UKRAINË- Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainën mëngjesin e së martës për të paralajm&eum...
foto ilustruese GJERMANI- Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të...
Olaf Scholz GJERMANI- Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e r&...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin Muan në Korenë e Jugut. Nj...
presidenti SEUL- Një gjykatë në Korenë e Jugut ka lëshuar të martën urdhër për arrestimin e presidentit t&eum...
TIRANË- Nga hapat e mëdhenj në inteligjencën artificiale, deri tek arritjet e jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian të Futb...
foto ilustruese SHBA- Një haker kinez i sponsorizuar nga shteti ka depërtuar në sistemet e Departamentit të Thesarit të SHBA-s&eum...
avionat SHBA- Një tragjedi e re ajrore duket se është shmangur në momentin e fundit, këtë herë në Shtetet e Ba...