LIVE UPDATES
Bota

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në Iran

Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran.

18 Qershor 2025, 08:37 Nga N.F

 

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave në
Foto

IZRAEL- Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”. Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një qark i Teheranit.

Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran.

“Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes më të gjerë për të ndërprerë programin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore, një ndërtesë për prodhimin e centrifugave në Teheran është shënjestruar”, u tha në deklaratë.

Centrifugat janë makina që përdoren për pasurimin e uraniumit, përkatësisht, ato shërbejnë për të ndarë izotopet e uraniumit, kryesisht për të rritur përqindjen e uraniumit-235, i cili, nëse arrin nivel të lartë të pastërtisë, mund të përdoret për armë bërthamore.

“Gjatë valës së sulmeve, disa ndërtesa për prodhimin e armëve janë goditur, përfshirë ndërtesa për prodhimin e lëndëve të para dhe komponentëve që përdoren për montimin e raketave tokë-tokë”, shtoi ushtria izraelite.

Ndërkaq, mëngjesin e 18 qershorit, Irani tha se ka sulmuar me raketa hipersonike Izraelin. Teherani u kërkoi banorëve të Tel Avivit që të përgatiten për një sulm, ndërsa Garda Revolucionare Islamike pretendoi se ka përdorur raketat hipersonike Fattah-1 për të sulmuar strehimore dhe një qendër tregtare.

“Vala e 11-të e operacionit tonë ‘Premtimi i Sinqertë 3’ duke përdorur raketa Fattah-1” u realizua, tha Garda Revolucionare përmes një njoftimi që u transmetua në televizionin shtetëror iranian.

Raketat hipersonike fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të manovrojnë gjatë fluturimit, duke i bërë më të vështira për t’u gjurmuar dhe për t’u rrëzuar.

Republika Islamike gjithashtu tha se ka lëshuar dronë drejt Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite, dy prej dronëve janë rrëzuar mbi zonën e Detit të Vdekur. Fuqitë perëndimore po përpiqen që të shmangin që ky konflikt të shndërrohet në një luftë rajonale.

Të martën mbrëma, në biseda të ndara telefonike me homologun e tij iranian dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty, ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, një ditë më parë kërkoi nga Republika Islamike që të “dorëzohet pa kushte”. Ai gjithashtu tha se SHBA-ja me lehtësi mund të vrasë udhëheqësin suprem të Iranit.

“Ne e dimë saktësisht se ku po fshihet i ashtuquajturi ‘lider suprem’. Ai është një cak i lehtë, por është i sigurt aty ku është. Ne nuk do ta vrasim, të paktën tani për tani”, shkroi ai në platformën Truth Social.

Më pas, ai u takua me Këshillin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për konfliktin. Por, pas takimit nuk pati ndonjë deklaratë publike.Izraeli e nisi fushatën ajrore ndaj Iranit më 13 qershor, duke argumentuar se sulmet ndaj udhëheqësve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Irani pretendon se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, duke thënë se nuk dëshiron të zhvillojë armë bërthamore. Si pasojë e sulmeve, në Iran janë vrarë të paktën 224 persona, ndërsa në Izrael është raportuar për 24 të vrarë./ REL

tensioneve izrael-iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj