LIVE UPDATES
Bota

Izraeli urdhëron evakuime të reja pas një sulmi vdekjeprurës në një shkollë në Gazë

Izraeli e akuzon Hamasin dhe militantë të tjerë se fshihen mes civilëve dhe ndërmarrin sulme nga zonat e banuara.

11 Gusht 2024, 15:44 Nga E. D
Izraeli urdhëron evakuime të reja pas një sulmi vdekjeprurës
fotot ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite urdhëroi të dielën evakuime të reja në jug të Gazës pas një sulmi ajror vdekjeprurës në një shkollë në veri ku po strehoheshin persona të zhvendosur. Izraeli e akuzon Hamasin dhe militantë të tjerë se fshihen mes civilëve dhe ndërmarrin sulme nga zonat e banuara. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim dhe kthimin e rreth 110 pengjeve të mbetura në Gazë.

Ushtria izraelite urdhëroi të dielën evakuime të reja në jug të Gazës pas një sulmi ajror vdekjeprurës në një shkollë në veri ku po strehoheshin persona të zhvendosur. Autoriteteve shëndetësore lokale thanë se në sulm u vranë të paktën 90 palestinezë, shifra që nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur. Urdhrat e fundit të evakuimit vlejnë për zonat në Khan Younis, përfshirë pjesë të një zone humanitare të shpallur nga Izraeli, nga e cila ushtria tha se ishin hedhur raketa.

Izraeli akuzon Hamasin dhe militantët e tjerë se fshihen mes civilëve dhe ndërmarrin sulme nga zonat e banuara. Khan Younis, qyteti i dytë më i madh i Gazës, pësoi shkatërrime të mëdha gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore në fillim të këtij viti. Dhjetëra mijëra njerëz u larguan përsëri javën e kaluar pas një urdhri të mëparshëm evakuimi. Sulmi i së shtunës në shkollën ku po strehoheshin persona të zhvendosur shkaktoi një zemërim ndërkombëtar. Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër një post komandimi të grupeve militante të Hamasit dhe Xhihadit Islamik dhe se kishte vrarë 19 luftëtarë.

“Infromacionet e zbulimit tregonin se terroristi Ashraf Juda, komandant i brigadës së Xhihadit Islamik, ishte në kompleks. Ai ishte brenda ndërtesës së shkollës Tabaeen në qytetin e Gazës. Pasi morëm informacione të qarta se këta terroristë përbënin kërcënim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, ne morëm hapa të shumtë për të zbutur rrezikun për civilët, duke përfshirë përdorimin e mbikëqyrjes ajrore para sulmit dhe zgjedhjen e municioneve shumë të sakta për të shmangur viktimat civile”, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për sulmin ndaj shkollës dhe se është në komunikim me Izraelin për të kërkuar të dhëna. Disa shtete arabe, Turqia, Britania si dhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, e dënuan sulmin.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur rreth 30 objektiva ushtarakë të Hamasit në 24 orët fundit, përfshirë strukturat ushtarake, pikat e lëshimit të raketave antitank dhe objektet e ruajtjes së armëve. Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik tha se luftëtarët qëlluan me mortaja kundër forcave izraelite në zonat lindore në Khan Younis.

Gati 40 mijë palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite në Gazë që nga fillimin i luftës tetorin e kaluar, sipas burime palestineze. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës, që drejtohen nga grupi militant Hamas, thonë se shumica e viktimave janë civilë, por Izraeli thotë se të paktën një e treta janë luftëtarë. Izraeli nga ana tjetër thotë se ka humbur 329 ushtarë në luftime.

Gjakderdhja e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhjetëvjeçar u shkaktua pasi Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas të dhënave izraelite. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur disa herë nga shtëpitë e tyre, sipas Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që brezi i tyre i ngushtë i tokës është kthyer kryesisht në një shkretëtirë rrënojash.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë muaj që po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim dhe kthimin e rreth 110 pengjeve të mbetura në Gazë. Autoritetet izraelite besojnë se rreth një e treta e tyre kanë vdekur. Konflikti ndërkohë ka kërcënuar të shkaktojë një luftë rajonale, pasi Izraeli ka shkëmbyer zjarr me Iranin dhe grupet e tjera militante në rajon, aleatë të tij./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj