Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo ishte biseda e tyre e parë që nga 21 gushti. Shtëpia e Bardhë tha se Nënpresidentja Kamala Harris iu bashkua gjithashtu bisedës.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në Gazë dhe Liban dhe po shqyrton mundësinë për një përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Kjo ishte biseda e tyre e parë që nga 21 gushti. Shtëpia e Bardhë tha se Nënpresidentja Kamala Harris iu bashkua gjithashtu bisedës.
Kryeministri Netanyahu po shqyrton mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj sulmit të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor me rreth 200 raketa balistike. Presidenti Biden ka thënë se nuk do të mbështeste një sulm izraelit kundër objekteve bërthamore të Iranit. Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë të mërkurën se nga sulmet izraelite gjatë natës në veri dhe qendër të Gazës mbetën të vrarë të paktën 18 persona.
Sulmet goditën kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, si dhe kampin e refugjatëve Jabaliya në Gazën veriore. Ushtria izraelite tha të mërkurën se kreu sulme ajrore dhe tokësore në Gazë kundër militantëve të Hamasit. Luftimet dhe urdhrat e përsëritur nga Izraeli për evakuim kanë bërë që civilët palestinezë të mos kenë ku të shkojnë, thanë Kombet e Bashkuara.
Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA, shkroi në rrjetin X se të paktën 400,000 njerëz janë bllokuar në Gazën veriore. Lazzarini tha se shumë njerëz po refuzojnë të ndjekin urdhrat e evakuimit "sepse e dinë shumë mirë se asnjë vend në Gazë nuk është i sigurtë". Ushtria izraelite tha se kreu operacione të reja ajrore dhe tokësore të mërkurën kundër militantëve të Hezbollahut në Libanin jugor dhe tha se tre ushtarë të saj u plagosën në luftime të martën dhe të mërkurën.
Kryeministri i Izraelit tha të martën se ushtria e vendit të tij kishte vrarë atë që dyshohet të ishte pasardhësi i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallahu i cili u vra në një sulm izraelit në Bejrut më 27 shtator. Hashem Safieddine ishte kushëriri i Nasrallahut dhe një zyrtar i lartë i organizatës dhe pritej ta zëvendësonte atë. Për të nuk ka patur informacion që nga java e kaluar, kur Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore intensive në periferi të Bejrutit, një bastioni i Hezbollahut.
Nuk ka patur ndonjë reagim nga Hezbollahu, i cili zakonisht konfirmon vdekjen e drejtuesve të tij kryesorë. Një vit më parë, militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan pjesën jugore të Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Rreth 100 pengje vazhdojnë të jenë në duart e militantëve, një e treta e të cilëve mendohet se kanë vdekur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të vdekurve që prej fillimit të luftës i ka kaluar të 42,000 personat, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve. Si Hamasi ashtu edhe Hezbollahu janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Izraeli dhe vende të tjera./ VOA
Uragani Milton SHBA- Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se komandot izraelite kanë pikasur terroristë në një automjet dhe kur u...
Foto ilustruese SHKUP- Në korrik, fotoja e një torte u postua në një profil TikTok-u plot me përmbajtje të një kreu fam&...
fotot ilustruese GAZA- Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një numër gazetarësh që punonin në Jabalia...
Donald Trump dhe Melania Trump SHBA- Ish-zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, në librin e saj të ri, ka kujtuar takimin e saj të...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin të gjitha udhë...
Trevor Reed. RUSIA- Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, është dënuar në mungesë me 14 vjet e gjysmë burgim nga një gjykat...
fotot ilustruese TETOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në tetovë ku humbën j...
Foto ilustruese FRANCA- Franca do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare ministrore për krizën në Liban m&...
David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper SHBA- David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper fituan të mërkurën çmimin N...