Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mjekët e Berlusconit të mërkurën konfirmuan se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por nuk përmendën se kur ai mund të largohej nga spitali
ITALI- Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar mbështetësve, për herë të parë prej kur është shtruar në spital, një muaj më parë. Ai u ka dërguar një video-mesazh anëtarëve të partisë nga dhoma e tij e spitalit. "Ja ku jam, këtu për ju, duke veshur një këmishë dhe xhaketë për herë të parë në një muaj", tha 86-vjeçari miliarder, manjati mediatik, në një fjalim të regjistruar. Ai falenderoi anëtarët për mbështetjen e tyre, "që më shumë se çdo gjë më ndihmoi të kapërcej një pneumoni shumë të rrezikshme". Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, duke vuajtur nga një infeksion në mushkëri, pas së cilës mjekët zbuluan për herë të parë se ai kishte leuçemi.
Ai e kaloi javën e parë në terapi intensive, përpara se të transferohej në një repart normal. Silvio Berlusconi kishte shpresuar që të shërohej në kohë për konventën dy-ditore të partisë, e cila filloi të premten në Milano, tha një burim për AFP-në në fillim të kësaj jave.
Por në fund, një grup xhirues u soll në dhomën e tij të spitalit të premten për të regjistruar fjalimin e tij, thanë mediat. Mjekët e Berlusconit të mërkurën konfirmuan se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por nuk përmendën se kur ai mund të largohej nga spitali, shkruan "The Guardian".
Forza Italia është një partner i vogël në qeverinë e koalicionit të kryeministres Giorgia Meloni dhe Berlusconi, themeluesi i partisë, mbetet presidenti i saj.
Pavarësisht se është në Senat, Berlusconi shihet rrallë në publik. Ai ka qenë brenda dhe jashtë spitalit gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas prekjes nga Covid-19 në 2020. Forza Italia ka humbur shumë nga mbështetja e saj që nga lulëzimi i saj, kur Berlusconi ishte kryeministër tre herë midis 1994 dhe 2011. Berluskoni tha të shtunën se partia e tij ishte "shtylla kurrizore e kësaj qeverie", e pranishme "për të siguruar që vendimet e saj të jenë vërtet të sakta, të drejta, të balancuara". Në videon e tij 20 minutëshe, e cila u përcoll me duartrokitje nga publiku, ai tha se ishte gati të kthehej në punë. /Dosja.al
Foto Ilustruese SHBA- Pasiguria vazhdon të godasë industrinë bankare, pavarësisht garancive të dhëna këtë javë...
Kinë UASHINGTON – Kina burgosi më shumë gazetarë se vendet e tjera gjatë vitit të kaluar, me mbi 100 gazetarë q&eu...
foto ilustruese GREQI- Lëkundje tërmeti u shënuan gjatë mesditës në Greqi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 b...
Kosovë KOSOVË- Bashkimi Evropian shprehu gjatë javës shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të ...
Princi Archie në foton e shperndare per ditelindje BRITANI E MADHE- Në ditën e kurorëzimit të Charles III, djali i Princit Harry ...
Princi Harry BRITANI E MADHE- Shumë momente pikante tashmë janë bërë virale në media, në lidhje me kurorëzimin e M...
Trupat ruse sulmojne qytetin Bakhmut UKRAINE- Trupat ruse vijojnë që të sulmojnë ndaj qytetit Bakhmut në Ukrainë. Ukraina ka...
Princi Louis BRITANI E MADHE- Djali më i vogël i Princit William dhe Kate Middleton, Princi Louis, vodhi vemendjen e mediave falë emocioneve...
Princi Harry u pa duke hipur në një makinë pas shërbimit të kurorëzimit në Westminster Abbey BRITANI E MADHE- Princi Har...
Perleshje mes diplomateve TURQI- Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, i ka kërkuar falje dele...