Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.
KOSOVË- Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzojë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, një vit pas arritjes së saj. Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson procesin e dialogut mes Kosovës – tha se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët.
“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, përshkallëzimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive”, shkroi Bislimi në Facebook.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjes.
Bislimi tha se Serbia “shantazhoi dhe kërcënoi serbët” që të bojkotonin zgjedhjet lokale në veri prillin e vitit të kaluar, e akuzoi për sulm të institucioneve pas marrjes së detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë në veri dhe protestat e dhunshme në maj të vitit të kaluar. Ai po ashtu përmendi sulmin e armatosur të kryer nga një grup serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se nuk ka gisht në të.
“Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke”, tha Bislimi.
Bislimi, që është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e “plotë, të drejtë e pa kushte” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj. Nga 11 pikat e Marrëveshjes Bazë, deri më tani palët kanë zbatuar vetëm ato që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe njohjen e targave të makinave. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ka nisur më 2011. Procesi ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Marrë nga REL
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut ka dërguar afër 6.700 kontejnerë me miliona municione në Rusi që nga korriku, në mb&eum...
Trump Jr. SHBA- Djali i ish-presidentit amerika Donald Trump është kërcënuar me jetë. Mësohet se në shtëpinë e...
Foto ilustruese KOSOVË- Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal janë kanos...
Foto ilustruese IZRAEL-Kur kanë kaluar thuajse 4 muaj luftë dhe ndërsa flitet për një armëpushim të mundshëm t&eum...
Macron UKRAINË- Udhëheqësit evropianë janë pajtuar të krijojnë një koalicion për të furnizuar Ukrainë...
Prifti italian ITALI- Një famullitar në jug të Italisë po bëhej gati të pinte një gllënjkë nga kupa e verë...
Foto ilustruse IZRAEL- Burime kanë zbuluar për Al Jazeera se ka rënë dalord për shkëmbimin e të burgosurve në ...
Foto ilustruese GJERMANI-Më shumë se 83 milionë vetë jetojnë në Gjermaninë një sipërfaqe prej 357.580 ki...
Mary Lea Forsythe SHBA- Mary Lea Forsythe nga Sand Springs u njoh nga njëqindvjeçarët e Oklahomas ku iu dha një certifikate p&eu...
Foto ilustruese UKRAINË-Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka porositur shtetin e Kosovës që të armatosen sa më shumë s...