LIVE UPDATES
Bota

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

Dawood, rrobaqepës me profesion, është dashur ta mbyllë dyqanin e tij të vogël në qendrën e zhurmshme të dyqaneve që e ka pasur në Kabul katër vjet më parë, pas kthimit të talibanëve ultra-konservatorë në pushtet.

17 Gusht 2025, 14:44 Nga N.F
Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e
Foto

KALUB- Pak para se kryeqyteti afgan Kabuli, të binte në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa të rinj në Kabul, të cilët janë shprehur të shqetësuar për të ardhmen. I kemi kontaktuar sërish këtë javë për të parë se si kanë ndryshuar jetët e tyre.

Ahmad Dawood i kryen disa punë – prej shitjes së pemëve në rrugë e deri te puna në kuzhinë – që të mund të blejë bukë për familjen e tij. Dawood, rrobaqepës me profesion, është dashur ta mbyllë dyqanin e tij të vogël në qendrën e zhurmshme të dyqaneve që e ka pasur në Kabul katër vjet më parë, pas kthimit të talibanëve ultra-konservatorë në pushtet.

Zyrtarët e regjimit të ri nuk i lejojnë gratë që të flasin me burrat, të cilët nuk i kanë në rrethin familjar.

“E kam marrë në shtëpi makinën e qepjes dhe ende qep fustane për disa klientë”, ka thënë ai.

Klientët e Dawoodit shkojnë “fshehurazi” në shtëpinë e tij në lagjen Kairkana, ku jeton 28-vjeçari me prindërit e tij. Mirëpo, biznesi i Dawood-it është zvogëluar ndjeshëm, “jo vetëm për shkak të frikës nga talibanët”, por edhe për shkak të krizës ekonomike dhe varfërisë që e ka mbërthyer Afganistanin.

“Kush mendon për fustana të rinj kur njerëzit nuk kanë bukë?” ka pyetur Dawoodi.

Mungesa e vendeve të punës dhe një mori kufizimesh në të drejtat e vajzave dhe grave, janë disa prej shqetësimeve kryesore nën udhëheqësinë e udhëhequr nga talibanët, sipas disa profesionistëve në Kabul që kanë folur për Radion Evropa e Lirë këtë javë.

Talibanët, të cilët janë kthyer në pushtet, pas rrëzimit të Qeverisë në Kabul, të përkrahur nga Perëndimi, në gusht të vitit 2021, ua kanë ndaluar vajzave edukimin përtej shkollës fillore.

Grave nuk u lejohet të udhëtojnë pa një familjar burrë, nuk mund të dalin që të drekojnë jashtë shtëpive të tyre, apo të punojnë me grupe ndërkombëtare të ndihmave, të cilat dikur punësonin mijëra gra në gjithë shtetin.

Askush nuk ka kohë për aktivitete jashtë punës

“Në ditët e sotme, shumica e banorëve të Afganistanit, përfshirë klasën e mesme, mbijetojnë me bukë dhe çaj”, ka thënë Naseem Karimi, një 29-vjeçar që dikur ka punuar si mësues, dhe tani jeton në lagjen Karte Se.

Karimi ka punuar në një shkollë private në Kabul dhe ka ëndërruar që të shkruajë një novel apo të udhëtojë jashtë vendit. Ai e ka përshkruar jetën e tij para regjimit të talibanëve si “të rehatshme”, me “pagë adekuate” dhe me “kohë të mjaftueshme” për të bërë ndonjë aktivitet jashtë punës – shembull të marrë pjesë në netët poetike.

Shkolla e ka humbur gjysmën e studentëve – vajzat – për shkak të ndalesës që u është vënë atyre në edukim. Dhjetëra djem e kanë braktisur shkollën, gjithashtu, pasi familjet nuk kanë mundur t’i përballojnë më shpenzimet e shkollave private.

Karimi e ka lënë punën në fillim të vitit 2022, pasi paga e tij nuk ia ka mbuluar "as shpenzimet e autobusit”. Ai nuk ka treguar se me çfarë po merret tani, por ka thënë se ka punuar në shumë projekte dhe punë, përfshirë si punëtor krahu.

“Nuk kam asnjë aktivitetet jashtë punës dhe asnjë ëndërr. Nuk kam lexuar libër që një kohë të gjatë”, ka thënë Karimi për Radion Evropa e Lirë.

“Kthehem vonë në shtëpi dhe lodhem nga puna. Ha bukë dhe shtrihem për të fjetur dhe më pas zgjohem herët për të punuar ditën tjetër. Nuk kam kohë as të bisedoj me familjen time”, ka thënë Karimi.

Ai jeton me prindërit e tij dhe është në dilemë “nëse do të martohet ndonjëherë”, për shkak se është shumë i varfër për të krijuar familje të re.

“Nuk na lejohet t’i thërrasim më ‘talibanë’”

Zainab Ramz, 26-vjeçare, i fiton rreth 150 dollarë në muaj nga puna e saj në një radio të Kabulit.

Ramz, e cila jeton me prindërit e saj dhe dy motra më të vogla, ka thënë se paga e saj modeste mezi i mbulon shpenzimet për gjëra të domosdoshme – për bukë dhe rrugën që bën në punë. Ndonjëherë ajo e qeras veten me “luks”, që për të është akulloja.

“Punën nuk e bëj vetëm që të kem para. E bëj për lirinë time dhe ruajtjen e shëndetit tim mendor, sepse më pas kam qëllime në jetë”, ka thënë Ramz për Radion Evropa e Lirë.

Ramz nuk është larguar nga shtëpia e saj për gati gjashtë muaj pasi talibanët e kanë marrë pushtetin, zhvillim që ka ndodhur vetëm disa javë pasi ajo është ka diplomuar në drejtimin e gazetarisë në Universitetin e Kabulit.

“Ka pasur thashetheme se luftëtarët talibanë i dhunonin apo i detyronin gratë të martoheshin”, ka thënë Ramz.

“Njerëzit kanë qenë shumë të frikësuar në javët dhe muajt e parë, por gradualisht situata ka ndryshuar”.

“Një luftëtar taliban na ka thënë se kur ka ardhur për herë të parë në Kabul, është habitur që njerëzit e Kabulit kanë qenë myslimanë dhe ‘normalë’, dhe që ajo ka qenë krejtësisht në kundërshtim me atë që e ka imagjinuar ai dhe luftëtarët tjerë”, kujton ajo.

Ramz është në mesin e grave afgane që u janë kthyer vendeve të punës në media, banka, spitale, shkolla fillore dhe institucione tjera shtetërore dhe private. Ajo vesh fustan të gjerë, shami në kokë, sipas kodit të veshjes që diktojnë talibanët.

“Si grua gazetare, nuk më lejohet të zhvilloj intervista me talibanët. Unë ju shkruaj mesazhe në telefon dhe ata mi kthejnë mesazhet me zë”, ka thënë ajo teksa ka treguar më shumë për punën që bën.

Sipas saj, puna në media nën regjimin taliban nënkupton edhe vetcensurë, sikurse shmangie të kritikave për liderët dhe politikat e tyre.

“Neve nuk na lejohet t’iu themi as ‘talibanë” në media. Duhet t’iu referohemi si qeveritarë”, ka shtuar Ramz.

“Tani ka më pak korrupsion”

Në lagjen Makrojan të Kabulit, Sara Atazada merr pjesë në një kurs privat të gjuhës angleze, me shpresën që do të bëhet mësuese për vajza. Kurset private janë mënyra e vetme që vajzat të kenë qasje në edukim të lartë në Afganistan. Atazada nuk ka mundur t’i përfundojë studimet në Universitetin e Kabulit për shkak të ndalesës së vënë nga talibanët.

“Për ta përmbledhur, jetët tona janë përmbysur në katër vjetët e fundit. Situata ekonomike është përkeqësuar. Sektori shëndetësor është bukë kolapsit. Njerëzit mezi e sigurojnë bukën”, ka thënë Atazada.

“Mirëpo, më duhet të them se nën talibanët është përmirësuar siguria”, ka thënë ajo, sikurse edhe disa të rinj tjerë në Kabul me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

“Gjithashtu ka shumë më pak korrupsion në strukturat qeveritare”, sipas gazetares Ramz.

Përgjatë dy dekadave të konfliktit ushtarak, afganët janë përballur me rreziqe ditore për shkak të bombave vetëvrasëse dhe bombave rrugore, për të cilat janë fajësuar kryesisht talibanët, sa kanë qenë duke luftuar kundër Qeverisë së përkrahur nga Perëndimi në periudhën 2001 – 2021.

“Po, më në fund jemi në paqe, por kemi nevojë të ushqehemi, na duhen mundësi dhe liria”, ka thënë Karimi, ish-mësues.

“Tani për tani krijohet përshtypja se jemi duke i humbur vitet më të mira të jetës”./ REL

talebane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj