LIVE UPDATES
Bota

Jim Jordan kandidat për të drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhja e Jordan, një nga themeluesit e Grupit për Lirinë, do ta vëndoste linjën e ashpër konservatore në një pozitë qendrore të udhëheqjes në vend.

14 Tetor 2023, 08:12 Nga A.B

Jim Jordan kandidat për të drejtuar Dhomën e

SHBA- Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të premten zotin Jim Jordan si kandidatin e tyre të ri për të marrë kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve, një aleat i ngushtë i republikanit Donald Trump që po kërkon të rimarrë postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

Zgjedhja e Jordan, një nga themeluesit e Grupit për Lirinë, do ta vëndoste linjën e ashpër konservatore në një pozitë qendrore të udhëheqjes në vend.

Një numër i madh mbështetësish të profilit të lartë, përfshirë komentatorin Sean Hanity të kanalit televiziv Fox News, u bënë trysni publike ligjvënësve që ta mbështesin zotin Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve pas shkarkimit të republikanit Kevin McCarthy nga ky post.

Ligjvënësi nga Ohajo, Jim Jordan, do të përpiqet të bashkojë republikanët e përçarë që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve përpara një votimi të përgjithshëm, i cili mund të shtyhet për javën që vjen. Republikanët votuan 124-81 për të emëruar ligjvënësin Jordan në postin e lartë të Kongresit amerikan.

“Unë mendoj se Jordan-i do të bëjë një punë të shkëlqyer”, tha zoti McCarthy përpara votimit. “Duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur”.

Beteja ka qënë e ashpër mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për zgjedhjen e drejtuesit të partisë pas shkarkimit të paprecedentë të zotit McCarthy nga një numër i vogël ligjvënësish të vijës së ashpër.

Ngërçi midis fraksioneve, tashmë në javën e dytë, e ka futur Dhomën e Përfaqësuesve në kaos, duke i ndalur të gjitha veprimet e organit legjislativ.

Vëmendja u përqendruar tek zoti Jordan, kryetar i Komisionit Juridik dhe themeluesi i Grupit të Lirisë, i përbërë nga ligjvënës të vijës së ashpër, pasi udhëheqësi i mazhorancës Steve Scalise hoqi dorë nga kandidatura e tij kur u bë e qartë se disa ligjvënës do të refuzonin të mbështesnin emërimin e tij. Por jo të gjithë republikanët e mbështesin kandidaturën e zotit Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Zoti Jordan njihet për aleancën e tij të ngushtë me zotin Trump, veçanërisht kur presidenti i atëhershëm po përpiqej të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që u pasua me trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Dhoma e Përfaqësuesve po hyn në javën e dytë pa një kryetar dhe në thelb nuk është në gjendje të funksionojë. Ndërkaq po rritet trysnia politike mbi republikanët për të ndryshuar kurs dhe për të rivendosur kontrollin e shumicës e për të siguruan funksionimin normal të Dhomës. Një nga arsyet lidhet me buxhetin për të financuar qeverinë, gjë që nëse nuk ndodh, rrezikon mbylljen e saj brenda një muaji.

Ligjvënësit gjithashtu duan që Kongresi të bëjë një deklaratë të fortë mbështetjeje për Izraelin në luftën kundër Hamasit, por një rezolutë dypartiake është anashkaluar për shkak të ngërçit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Po kështu, Shtëpia e Bardhë pritet të kërkojë së shpejti fonde për Izraelin, Ukrainën dhe mbushjen e rezervave amerikane me armë.  Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe.

Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por sipas tyre, republikanët nuk i kanë kontaktuar mbi këtë çështje./VOA

jim jordan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj