Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kjo qendër për të moshuarit është e pajisur me kondicioner. Ajo është një ndër dhjetëra qendrat e hapura nga qyteti i Los Anxhelosit. Pajisjet që përdoren për të freskuar ambientit janë në punë pothuajse 24 orë.
KALIFORNI- Temperatura rekord janë regjistruar në Kaliforni, ndërsa autoritetet po përpiqen që të hapin qendra të sigurta për të moshuarit, të varfërit dhe të pastrehët. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Mike O'Sullivan përcjell nga qyteti i Los Anxhelosit të dhënat e fundit mbi situatën e vështirë dhe mbi mënyrat se si banorët po përballen me të.
Vullnetarët shpërndajnë ujë për të pastrehët, mes përpjekjeve për t’i shpëtuar të nxehtit në Los Anxhelos.
Kjo qendër për të moshuarit është e pajisur me kondicioner. Ajo është një ndër dhjetëra qendrat e hapura nga qyteti i Los Anxhelosit. Pajisjet që përdoren për të freskuar ambientit janë në punë pothuajse 24 orë.
“Dy ditët e fundit, temperaturat kanë qenë të larta edhe gjatë natës. Kjo është shumë e pazakontë sepse zakonisht kur dielli perëndon temperaturat ulen pak”, thotë Ricky Lavergne, banor i Los Anxhelosit.
Në qendrat e ngritura nga autoritetet për t’i ardhur në ndihmë banorëve, disa shkojnë vetëm për të kaluar pak orë me ajër të kondicinuar.
“Erdha këtu të qëndroj nën ajrin e kondicionuar. Kryesisht kam qëndruar brenda”, thotë Jane Sawyer, banore e Los Anxhelosit.
Kur bëhet fjalë për temperaturat e larta, situata është e pakrahasueshme me “Luginën e Vdekjes” në shkretëtirën e Kalifornisë, një nga vendet më të nxehta në tokë. Megjithatë qytete si Los Anxhelosi po përjetojnë temperatura më të larta se sa zakonisht.
“Kemi regjistruar temperatura rekord, por problemi me të cilin përballemi si qytet është kohëzgjatja. Temperaturat nuk janë të larta për një apo për dy ditë, ato zgjasin më shump ditë”, thotë Crisanta Gonzalez, nga Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave.
Zonja Gonzales ka disa këshilla për njerëzit.
“Sigurohuni që të mos lini fëmijët apo kafshët shtëpiake për asnjë moment në makinë. Duhet shumë kujdes”, thotë ajo.
Të mërkurën, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, çka i hap rrugë rritjes së prodhimit të energjisë, përballë kërkesës së lartë. Ndërkohë autoritetet shqetësohen se temperaturat e larta mund të bëhen shkak për më shumë vatra zjarri në këtë shtet.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese Policia thotë se piloti i një aeroplani të vogël që ka qenë duke ftuturuar mbi Tupelo në Misisipi kë...
SHBA- Një mësuese shkolle nga Tennessee në SHBA, Eliza Fletcher, 34 vjeçe është zhdukur pa gjurmë. Mediat shkruajnë ...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy UKRAINË- Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenskyy ka kërkuar sërish mbësht...
Gerhard Schroeder GJERMANI- "Nuk ka asnjë perspektivë që Ukraina të rimarrë Krimenë me forcë, pasi shumica dërrmues...
Recep Tayip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Athinën. Mediat turke shkruajnë se Erdogan teksa n...
Itinerari i avioneve SHBA- Një aeroplan i vjedhur fluturoi mbi veriun e Misisipit të shtunën në mëngjes duket rrezikuar që t&...
Mësuesi KOSOVË- Një nxënëse në Kosovë ka kërkuar shpjegime nga mësuesi i saj për marrëdhëniet s...
Alberto Crispo ITALI- Polici Alberto Crispo shpëtoi një grua nga vetëvrasja në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi n...
Artemis SHBA- NASA ka anuluar për herë të dytë nisjen e raketës Artemis I. BBC shkruan se raketa ka pasur një rrdhje hidrogje...
Foto ilustruese Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështen nga Moska bënë të ditur se centrali më i madh bërthamor i...