LIVE UPDATES
Bota

"Kam vetëm një banesë në emrin e bashkëshortes", deklarata e pasurisë së Kurtit, sfidë për politikanët e korruptuar

Ky dimension i tij është rikonfirmuar në deklarimin e pasurisë që publikoi Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.

21 Prill 2024, 12:56 Nga M.B
"Kam vetëm një banesë në emrin e
Albin Kurti

KOSOVA- “Kush i ka qejf paratë, le të provojë fatin në biznes, sepse politika është për të shërbyer”. Shprehje si kjo i gjen vazhdimisht në publik nga Albin Kurti, por ndryshe nga politikanë të tjerë, Kurti nuk bën propagandë, kur flet për ndershmëri në menaxhimin e fondeve publike. Ky dimension i tij është rikonfirmuar në deklarimin e pasurisë që publikoi Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij. Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent, ndërsa në emër të gruas së tij, para të gatshme në bankë i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro. Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro, kurse gruaja e tij, tha se pagën vjetore te punëdhënësi “NUPI”, i merr 528 mijë krona suedeze apo 45 mijë e 201.8 euro.

Kosova renditet në vendin e 81 në raportin e fundit të Transparency International, nga 180 vende të vlerësuara dhe vazhdimisht ka pasur përmirësim në raportet ndërkombëtare. Natyrisht që nuk është mëkat të jesh i pasur, por modeli i politikanit shqiptar që e shumëfishon pasurinë duke u marrë me politikë është sfiduar fort nga Albin Kurti që në këtë aspekt mund të konsiderohet një alien. Jo vetëm mes shqiptarëve, por kudo në Ballkan.

Një vit më parë gazetarët e kanë gjetur një “problem” në deklaratën e pasurisë së Albin Kurtit. Nacionale shkruan se në një anë të deklaratës së Kurtit ka një shënim, ku ai njofton se nuk i është ruajtur data e fillimit dhe e mbarimit të qirasë në kompjuter dhe për këtë arsye ishte detyruar të bëjë një shënim në deklaratë.

Dikur edhe në Shqipëri kanë gjetur një “problem” në deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama. Një analizë e BIRN disa vite më parë mori në shqyrtim se si ka ndryshuar pasuria e Ramës nga viti 2003 deri në vitin 2018. Përfundimi ishte se pasuria e familjes Rama u rrit me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.

Por grupi i kontabilistëve gjeti atëherë burime të pamjaftueshme, kur Edi Rama deklaroi pasurinë në tetor 2013. Ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit. Për dy vite nuk mbante detyra shtetërore. Me t’u zgjedhur kryeministër, Rama deklaroi se kishte shtuar 44 milion 736 mijë e 099 lekë krahasuar me vitin 2011 kur la detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

“Burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29 mlion 641 mijë e 593 lekë”, llogariti BIRN.

Shtëpia e re në Surrel me vlerë të deklaruar 39 milion e 607 mijë e 741 lekë përbënte zërin kryesor në shtesën e mësipërme. Ky imunitet nga ngasja për të prekur fondet publike, e ka shtuar popullaritetin e Albin Kurtit. Fakti që nuk mund të shantazhohet për afera korrupsioni i jep mundësinë të komunikojë si partner me ndërkombëtarët, dhe jo si vasal servil që nuk mund të kundërshtojë.

“Ndërkombëtarët për mua kanë më shumë respekt, sepse e dinë që unë s’vjedh. Nuk mund t’i mbrosh ti qëndrimet e popullit dhe të shtetit tënd, nëse ti e vjedh shtetin dhe popullin tënd. Ai nuk ta thotë. Madje edhe mund të të buzëqeshë, kur ti provon aty të bësh ndonjë gjest patriotik. Mirëpo ai e din që s’ka xhebile, sepse ti e vjedh popullin tënd, edhe e vjedh një popull të varfër, që është dyfish krim”, ka deklaruar Kurti kur është pyetur për raportet e tij me ndërkombëtarët./Lapsi.al

albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj