All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kamberi çon mesazh në Preshevë, Tiranë e Beograd: Qendër për Luginën është Prishtina

Shaip Kamberi përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, kur Kuvendi i Serbisë debatoi gjerë e gjatë për Kosovën.

16 Shtator 2022, 20:19 Nga I.A
Kamberi çon mesazh në Preshevë, Tiranë e Beograd:
Shaip Kamberi
All - Paragraf - 1

SERBI- Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, por i padëshirueshëm aty. Gjatë kësaj jave, para presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në Kuvendin e Serbisë u kërkua arrestimi ose dëbimi i Kamberit. Për qëndrimin e tij politik në Beograd tashmë e di secili , por Kamberi, nuk përton të pozicionohet edhe në raport me shqiptarët. Në një përgjigje për Gazetën Express përveç kryeqytetit serb, ai ka çuar një mesazh edhe në Preshevë e Tiranë – “Për ne qendra është Prishtina”.

Shaip Kamberi përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, kur Kuvendi i Serbisë debatoi gjerë e gjatë për Kosovën. Për shkak të qëndrimeve të tij, një deputete nga partia e Milloshevqit kërkoi që ai të arrestohet ose dëbohet. Reagime aty s’pati  pothuajse të gjithë u pajtuan, që shqiptari i vetëm në atë tempull jo aq demokratik duhet ta marrë “dënimin meritor”. Paralelisht me të, një politikan nga Presheva, Kryetari Shqipërim Arifi po bënte një betejë të tij. I injoruar nga Kurti, Arifi udhëtoi drejt Tiranës, ku e priti Erion Veliaj ndërsa në Prishtinë gjeti mikpritje në selinë e LDK’së nga Nënkryetari Lutfi Haziri.

Për të gjitha këto Kamberi ka qëndrim. Në një intervistë për Gazetën Express, ai thotë se për Luginën Prishtina është qendra.

”Pa Kosovën, Lugina do ta ketë të pamundur ekzistencën biologjike me një Serbi të këtillë”.

Kamberi e konfirmon interferimin e Qeverisë Kurti në Luginë për të krijuar një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

“Por nuk ia arriti, sepse disa mendonin se “Kosova nuk duhet të përzihet në punët e tona”. “Rebelimin” e Arifit, Kamberi e quan joserioz edhe pse është i kujdesshëm në fjalor.

Ish -kryetari i Bujanocit në intervistën për Express flet edhe për dialogun,  kornizën e re që po përflitet dhe qëndrimin e Serbisë rreth njohjes së Kosovës.

Gazeta Express: A ndjeheni i sigurt pas thirrjes së deputetes serbe për arrestimin ose dëbimin tuaj, a mund të kërkoni mbrojtje?

Shaip Kamberi: Këtu nuk mendoj se duhet shtruar çështjen vetëm në aspektin e sigurisë time. Problemi qëndron se në organin më të lartë shtetëror, në prezencën e presidentit të shtetit dëgjohen tone fashiste për dënime mesjetare nga një deputete. Çështja është se nëse një shqiptar në cilësinë e deputetit nuk ka garanca sigurie, cila do të jetë gjendja e një qytetari të zakonshëm shqiptar. Mungesa e aftësisë për përballje me realitetin, koncepti dogmatist ndaj Kosovës, mungesa e gatishmërisë për kërkim falje për krimet e kryera, janë ajo që shpërfaq deklarimi i deputetes së Millosheviqit dhe heshtja e presidentit serb ndaj toneve raciste e fashiste të shprehura në prezencë të tij.

Gazeta Express: Kryeministri Albin Kurti kur flet për fazën finale të dialogut me Serbinë, nuk është që i përmend edhe shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. A mendoni se Kosova po iu anashkalon, dhe a duhet që të përfshiheni në marrëveshjen finale?

Shaip Kamberi: Nuk mund të ketë marrëveshje të mirëfilltë me Serbinë pa trajtimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Unë ia thashë edhe presidentit serb se kurrë nuk do të pajtohemi se në Ballkanin Perëndimorë duhet të ekzistojnë standarde të ndryshme në trajtimin e të drejtave të pakicave. Reciprocitet është një parim që e zgjidh këtë problematikë dhe mendoj që kryeministri Kurti bën mirë kur insiston në aplikimin e këtij parimi.

Gazeta Express: Si e shihni mungesën e komunikimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Preshevës e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi. Z. Shqiprim Arifi ka qenë shumë kritik ndaj kryeministrit Kurti duke e akuzuar edhe për interferime politike në Luginë?

Shaip Kamberi: Është rregull që periferia duhet të koordinohet me qendrën, sepse forca e gravitacionit është në qendër. Për ne qendra është Prishtina, prandaj edhe harmonizimi i politikave tona duhet të bëhet me Prishtinën, sidomos për shkak të faktit që ne presim që Prishtina të jetë këmbëngulëse ndaj Serbisë për trajtim të barabartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Prandaj edhe agjenda jonë politike duhet të harmonizohet me Prishtinën. Kushdo që mendon se Lugina e Preshevës duhet të jetë e pavarur nga ndikimi i Kosovës e ka gabim dhe kjo shkon në dëm të interesave tona. Është për të ardhur keq që kur udhëheqësit e caktuar lokal në Luginë të Preshevës dalin me qëndrime se “Kosova nuk duhet të përzihet në Luginë”. Pa Kosovën, Lugina do ta ketë të pamundur ekzistencën biologjike me një Serbi të këtillë.

Gazeta Express: Besoni që ka ndërhyrje të Qeverisë së Kosovës në proceset e brendshme politike të Luginës?

Shaip Kamberi: Nëse angazhimin e qeverisë në Prishtinë për të ndërtuar një listë të përbashkët palamentare, mund të them po. Prishtina, me vullnet të mirë, është angazhuar për ndërtimin e një liste parlamentare shqiptare për zgjedhjet në Serbi. Por nuk ia arriti, sepse disa mendonin se “Kosova nuk duhet të përzihet në punët e tona”. Pra i vetmi “interferim” i Kosovës zyrtare në Luginë të Preshevës ishte vullneti dhe gatishmëria për të ndihmuar për një projekt politik të përbashkët. Tani, ata që nuk dëshën të jenë pjesë e këtij projekti, akuzojnë Kosovën dhe qeverinë e saj se nuk ndihmon shqiptarët. Kjo nuk është serioze as ndaj Kosovës e aq më pak ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevs. 

Gazeta Express: Diskutohet shumë për Asociacionin. A mendoni se do të ishte e pranueshme që të themeloheshin në mënyrë reciproke, pra që të ketë një Asociacion edhe për shqiptarët në Luginë?

Shaip Kamberi: Qëndrimi jonë është i qartë. Në Ballkanin Perëndimor nuk duhet lejuar standarde të ndryshme në trajtimin e ndërsjellë të pakicave. Prandaj reciprociteti si parim është mundësi që dy shtetet, në marrëveshjen eventule, njëtrajtshëm të ofrojnë garancione për trajtimin e njëjtë të pakicave të ndërsjella.

Gazeta Express: Nëse jo Asociacion, a mendoni se është zgjidhje shkëmbimi i territoreve (me kushtin që Lugina i bashkohet Kosovës, dhe zgjidhet përfundimisht ky problem)?

Shaip Kamberi: Nuk shoh se dikush e përkrah këtë ide. Ajo ishte kundërshtuar fuqishëm nga BE. Nëse edhe kishte dilema për qëndrimin e SHBA, situata aktuale, në të cilën SHBA i jep përkrahje pa rezervë dialogut të Brukselit, është e qartë se konturat e dialogut kanë të bëjnë me gjetjen e një zgjidhje në të cilën kjo ide nuk zën vend.

Gazeta Express: Apo konsideroni që ideja e prekjes së kufijve ka vdekur?

Shaip Kamberi: E thashë, për momentin asnjë faktor relevant nuk e përmend e as që e përkrah. Prandaj, mendoj se, kjo ide, nuk është në tryezën e bisedimeve.

Gazeta Express: Duke qenë se jeni gjatë në politikë. Kurti po insiston në marrjen e njohjes nga Serbia. Vuçiq  po thotë se s’e njeh asnjëherë Kosovën. Cila mendoni se është rruga përpara. Është propozuar që Kosova të heq dorë nga synimi për njohjen reciproke?

Shaip Kamberi: Kjo do të ishte zgjidhja ideale. Dy shtete që kanë luftuar mes veti dhe bëjnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe njohje reciproke është ideja që më së shumti i duhet jo vetëm raporteve të ndërsjella por gjithë Ballkanit. Megjithatë, nëse Bashkësia ndërkombëtare (SHBA) nuk shtrojnë trysninë e duhur mbi Serbinë për ta pranuar këtë realitet, ajo vështirë të realizohet me një Sebi e cila urren Millosheviqin jo pse e ka nisur por pse e ka humbur luftën.

Në këtë rast për Kosovën është imperativ anëtarësimi i saj në OKB dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO përfundimisht do ta shuante ëndrrën serbe.

Gazeta Express: Si e lexoni momentumin aktual te krijuar në dialog, ku shohim një përfshirje të madhe të faktorit ndërkombëtar. A mund të kemi një marrëveshje finale shpejtë?

Shaip Kamberi: Është nëj momentum i rëndësishëm. Një përfshirje e cila shpresoj nuk do të venitet, por, do të rritet edhe më tej duke bërë ndikimin e nevojshëm drejt Serbisë për ta çuar dialogun drejt marrëveshjes

Marrë nga Gazeta Express

shaip kamberi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër