21 Mars 2023, 14:18
Nga I.A
Shaip Kamberi
SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve. Kamberi ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional që siç ka thënë ai, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po zbatohet ndër vite.
'Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi’, thekson Raporti i DASH.
‘Aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative’, siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se ‘autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike’, përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të inteligjencës (BIA) A. Vulin”, ka shkruar deputeti në Facebook.
Tutje, Kamberi ka thënë se raporti i DASH-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar.
shaip kamberi dash
Bota
21 Mars 2023, 14:09
f.i
foto ilustruse
UGANDA-Parlamenti i Ugandës ka vendosur të shqyrtojë projekt-ligjin, i cili dënon me burg pjesëtar&eum...
Bota
21 Mars 2023, 14:02
I.A
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai nuk ka ndërmend të shpërndajë Asamblenë Kombëtare, ...
Bota
21 Mars 2023, 13:54
A.B
Apple
SHBA- Përdoruesit e iPhone janë shprehur se kanë problem me përdorimin e telefonit të tyre. Ato kanë shprehur...
Bota
21 Mars 2023, 14:01
k.m.
Foto ilustruese
Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë,...
Bota
21 Mars 2023, 13:44
I.A
Antonio Tajani dhe Aleksander Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar në pallatin “Serbia” n&eum...
Bota
21 Mars 2023, 13:48
k.m.
Foto ilustruese
EKUADOR- Prezantuesi Lenin Artieda u plagos kur hapi zarfin në mes të redaksisë. Ai tha se pajisja që i shpërtheu ...
Bota
21 Mars 2023, 13:35
I.A
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Përfituesit e asistencës sociale në Kosovë e kanë pritur me entuz...
Bota
21 Mars 2023, 13:25
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takua sot në Beograd me Zëvendës ...
Bota
21 Mars 2023, 13:22
k.m.
Momenti
GREQI- Një adoleshent me nevoja të veçanta është shpëtuar “për mrekulli”, pasi hipi në prava...
Bota
21 Mars 2023, 13:09
f.i
xhamia Al-Aksa
IZRAEL-Në muajin e Ramazanit Izraeli ka kufizuar hyrjen e palestinezëve në xhamin ‘Al-Aksa’. Mediat e huaja rapor...