Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shteti i pavendosur i Viskonsinit mund të jetë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në vitet 2016 dhe 2020, zgjedhjet në këtë shtet u fituan me një epërsi prej më pak se një për qind të votave.
SHBA- Një qark shtetin e pavendosur të Viskonsinit është shumë i rëndësishëm në garën presidenciale mes demokratëve dhe republikanëve, thonë analistët. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, në qarkun Dejn po zhvillohet një fushatë intensive për të siguruar mbështetjen e votuesve të pavendosur ndërsa zgjedhjet e nëntorit po afrojnë.
Shteti i pavendosur i Viskonsinit mund të jetë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në vitet 2016 dhe 2020, zgjedhjet në këtë shtet u fituan me një epërsi prej më pak se një për qind të votave.
Ndërsa shumica e qarqeve në Viskonsin janë konservatore, Dejn, qarku i dytë më i madh i shtetit, ku ndodhet Universiteti i Viskonsinit, është bastion i demokratëve. Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris pritet të fitojë në këtë qark, por rëndësi ka numri i votave që ajo do të marrë.
“Nëse ajo siguron një fitore shumë të thellë në qarkun Dejn, votat e këtij qarku mund ta ndihmojnë atë të fitojë gjithë shtetin”, thotë Mike Wagner nga Universiteti i Viskonsinit.
Prania konservatore në këtë qark me rritje të shpejtë mund të shfrytëzohet edhe nga fushata e ish-Presidentit Donald Trump, thotë zoti Wagner.
"Në këtë shtet 20 deri në 40,000 vota mund të përcaktojnë fituesin. Nëse ai mund të sigurojë 3,000 vota në këtë qark, ato mund të jenë e mjaftueshme për të kompensuar humbjet e thella në periferi."
Me synimin për të nxitur një pjesëmarrje të lartë të votuesve në zgjedhjet e nëntorit, si Partia Demokrate ashtu edhe ajo Republikane po modifikojnë mesazhet e tyre për të tërhequr vëmendjen e mbështetësve të tyre këtu në qarkun Dejn.
Drejtuesit e Partisë Demokrate në këtë qark shpresojnë se votuesit nuk do të dëshirojnë të bëhet kthim mbrapa.
"Mbrojtja e demokracisë dhe shëndeti riprodhues janë çështje shumë të rëndësishme", thotë kryetarja e Partisë Demokrate në qarkun Dejn.
Republikanët janë të përqendruar në çështjen e ekonomisë.
“Kemi një zgjedhje mes Donald Trumpit, i cili ka qenë i suksesshëm në çështjet ekonomike si president dhe Kamala Harrisit, e cila së bashku me Joe Bidenin janë një dështim i qartë”, thotë Brian Schimming, kryetar i Partisë Republikane të Viskonsinit.
Demokratët nuk janë dakord me këtë vlerësim. Shumica e votuesve në qarkun Dejn ka të ngjarë të kenë vendosur tashmë se për kë do të votojnë, thonë studiuesit.
Në mbarë vendin, vetëm 4% e votuesve janë vërtet të pavendosur, sipas një ankete të Universitetit Marquette.
"Disa prej tyre janë të pavendosur, sepse nuk i kushtojnë vëmendje politikës dhe janë të zhgënjyer", thotë John Johnson nga Universiteti Marquette.
Me garën kaq të ngushtë, partitë do të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetjen e votuesve të pavendosur në qarkun Dejn dhe më gjerë, me shpresën që votat e tyre do t’i ndihmojnë të fitojnë zgjedhjet presidenciale në këtë shtet dhe ndoshta në të gjithë vendin./VOA
Viktor Orban BRUKSEL- Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë t...
fotot ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekje...
Barack Obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-presidentit Donald Tru...
Foto ilustruese HUNGARI- Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër ligjit të Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit, duke thën&eum...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet e 5 nëntorit, Kamala Harris ka pozuar...
Foto ilustruese KOSOVE- Vendet e Bashkimi Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkan...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Artikulli i gazetës ‘Seattle Tribune’ përmbante gjithçka, Presidentin ukrainas Volodymyr Zele...
pamje nga aksidenti PRISHTINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Mësohet se një kamion është ...
SHBA- Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se t&e...
Donald Trump dhe Kamla Harris SHBA- Një sondazh i Wall Street Journal në shtatë shtete tregon se zëvendëspresidentja Kamala Harris...